Ndërkombëtarët ia shpjegojnë Kosovën Artës

12.05.2012 (komentet: 0)

Çmimi special i festivalit “Llapi Film Fest” që mban emrin e heroit Zahir Pajaziti e ka fituar aktorja Arta Dobroshi, e cila pasi ka falënderuar organizatorin për këtë çmim me emrin e heroit të kombit, ka thënë: “Të rinjtë në Kosovë kanë energji dhe ide, por në praktikë nuk po gjejnë përkrahje. Unë udhëtoj nëpër vende të ndryshme të botës dhe dëgjoj nga miqtë tanë se në Kosovë ka shumë korrupsion dhe vjedhje, andaj do të dëshiroja që kjo qeveri të ndërrohet sa më parë që të jetë e mundur", ka thënë ajo. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të festivalit ishte prezent, Nexhmie Pagarusha, e cila pasi ia dorëzoi çmimin Arta Dobroshit, tha: “Populli im gjithmonë më ka dhuruar më të mirën pasi më ka dashur shumë, andaj edhe ndjehem e lumtur që prezentoj në qytetin e Podujevës", u shpreh ajo

Fadil Halimi 

Gjatë katër ditëve të festivalit, në sallën e Kinemasë në Podujevë janë shfaqur rreth 50 filma të metrazhit të shkurtër nga shtete të ndryshme të botës si nga Kosova, Shqipëria, SHBA-ja, Argjentina, Spanja, Bullgaria, Çekia, Anglia etj. Ky festival në qytetin e Podujevës sivjet ka shënuar një ndër ngjarjet më kulmore të kulturës dhe artit. Me filmat e tyre janë pezantuar edhe shtetet që ende s’e kanë njohur Republikën e Kosovës, si Spanja e Argjentina.

Festivali është hapur me filmin dokumentar "Trokitja" në regji të Mumin Jasharit që i kushtohet jetës dhe veprës së heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe është mbyllur me ndarjen e çmimeve për aktorët më të mirë. I tërë festivali është organizuar nga organizata joqeveritare "Alternativa Vizionare”, i mbështetur nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Kthehu mbrapa

Shto koment