Myftiu Tërnava: do të financojmë ndërtimin e një çerdheje në Gjilan

28.01.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava duke potencuar se ka bashkpunim të mirë me institucionet e Komunës së Gjilanit, shprehu gadishmërinë e e tij, që në Komunën e Gjilanit të investoj në ndërtimin e një çerdheje për fëmijë.

 Nrësa , kreu i komunës së Gjilanit., Qemajl Mustafa e falënderoi myftiun Tërnava për vullnetin dhe gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Gjilanin edhe me këtë projekt, icily ka koston e 200 mij erove,  duke theksuar se ndihma e Bashkësisë Islame të Kosovës nuk ka munguar asnjëherë.

Përndryshe, ky premtim për këtë projekt erdhi me rastin e vizitës që kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me bashkëpunëtorët e tij i bëri Bashkësisë Islame të Kosovës dhe krut të sajë.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Mustafa për këtë vizitë, që siç tha ai është në kuadër të një bashkëpunimi të mirë mes komunës së Gjilanit dhe bashkësisë Islame. Ai njoftoi kryetarin Mustafa për zhvillimet në Këshillin e Bashkësisë Islame, zhvillime këto që janë në përputhje të plotë me ligjin duke respektuar po ashtu institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa e ka falënderuar myftiun Tërnava për pritjen, ndërsa ka folur gjithashtu për relacionet e institucioneve të Komunës me Bashkësinë Islame, e që janë më të hershme e të mirëfillta.

Mustafa ka thënë se me BIK kanë pas dhe vazhdojnë të kenë një komunikim jashtëzakonisht njerëzor dhe institucional, relacione këto të shëndosha me Bashkësinë Islame që kanë bërë që të gjitha çështjet janë diskutuar hapur.

Myftiu Tërnava dhe kryetari Mustafa shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre që këto raporte të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke e ndihmuar dhe plotësuar dinjitetshëm njëri-tjetrin.

Në kuadër të kësaj vizite në BIK, kryetari Mustafa  me bashkëpunëter vizitoi edhe ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame dhe kushtet në të cilat punojnë studentët dhe stafi universitar.

Në takim u bisedua edhe për medresenë në Gjilan pas ndërtimit të Godinës se re dhe se shumë shpejt  do të bëhet edhe hapje zyrtare e saj.

Kryetari Mustafa me bashkëpunëtorë vizitoj edhe objektin e ri të Fakultetit të Studimeve Islame, ku u pritën nga dekani, prof. dr. Qazim Qazimi.

Kthehu mbrapa

Shto koment