Mustafa u uron nxënësve mësim të mbarë

03.09.2012 (komentet: 0)

Qemajl Mustafa i shoqëruar nga Bujar Nevzati ka vizituar tri shkolla në qytet ku ka folur për rëndësinë që ka edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja në ecjen përpara të Kosovës. Qemajl Mustafa i shoqëruar nga Bujar Nevzati e Halim Vranovci me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kanë përzgjedhur tri shkolla të qytetit për të ju uruar mësim të mbarë atyre. 



Mustafa ka takuar edhe nxënësit dhe personelin arsimor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” shkollë kjo gati më e përgatitura teknikisht për procesin mësimor. Mustafa duke folur para nxënësve dhe mësimdhënësve tha se gjenerator i të gjitha të arriturave është arsimi.”Ata që arsimohen dhe edukohen janë garanci e mirë për shtetin, komunën, shoqërinë dhe pse jo edhe familjen” tha Mustafa.

Mustafa tutje tha se Gjilani krenohet me gjimnazin sepse nga këtu kanë dalur kuadro të njohura edhe në fushën ndërkombëtare. “Gjimnazi është garanci e veçantë për arsimin gjilanas sepse edhe shteti i Kosovës ka nevojë për kuadro të mira e të ngritura profesionalisht” u shpreh Mustafa.

Edhe ,Bujar Nevzati drejtor i DKA tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të ecë mirë dhe pa probleme. Kurse Zejnullah Zejnullahu drejtor në gjimnaz ka folur për punën dhe përkushtimin që kanë treguar për të pritur fillimin e mësimit.”Jemi mobilizuar dhe kemi punuar maksimalisht që nxënësit sot ta kenë një ambient të pastër dhe një shkollë ku ka aromë e cilësi” tha Zejnullahu /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment