Musa: Procesi i testimit po ecën mirë

28.06.2014 (komentet: 0)

 

Gjilan, 28 qershor – Ka nisur të shtunën mbajtja fazës së dytë të testit të maturës, ku 3360 nxënës nga Komuna e Gjilanit do t’i masin njohuritë e tyre për periudhën katër vjeçare të  mësimit.

 

Mbarëvajtjen e procesit e mbikqyrin Ministria e Arsimit, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe përfaqësues nga Universiteti, ndërsa risi në këtë fazë është se në vend të administruesve që kanë qenë mësimdhënës, sot kompanitë e sigurimeve të kontraktuara nga Ministria e Arsimit do të përkujdesen për të mos lejuar keqpërdorimet eventuale nga ana e nxënësve.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, tha janë bërë të gjitha përgatitjet teknike të mbajtjes së këtij testi dhe deri tash nuk ka pasur asnjë lloj pengese.

“Që nga mëngjesi, Drejtoria e Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe deri tash nuk kemi pasur asnjë lloj pengese. Risia në këtë fazë të testimit vie nga fakti se tani në vend të administruesve që kanë qenë mësimdhënës, po e shihni se tani janë kompanitë e sigurimeve, të cilët kanë për detyrë që gjatë punës së testimit të nxënësve me qëllim që të mos lejojnë keqpërdorimet sic janë përdorimin e telefonave, kopjimi, bashkëpunimi etj., dhe evitimi i tyre do të jetë një rezultat për ne për ta matur saktësinë e njohurive të tyre”, tha me këtë rast drejtori i DKA-së, Nazmi Musa.

Kthehu mbrapa

Shto koment