Mulla Jakup ef. Kardoviq , shqiptarë apo boshnjak?
26.07.2013 (komentet: 0)
Në fillim të qershorit të këtij viti, Në Rozhajë u mbajt një konferencë ndërkombëtare shkencore me temë "Mulla Jakup ef. Kardoviq - Gazi i Sanxhakut ". Konferenca shkencore për Mulla Jakup Kardoviqin u mbajt në Qendrën Kulturore të Rozhajës. Në konferencë morën pjesë pjesëmarrës nga Shqipëria , Maqedonia, Kosova , Mali i Zi dhe Sanxhaku.
Për ta zbardhë figurën e këtij heroji të Sanxhakut me punimet e tyre shkencore u paraqitën:
Besim Agiq- publicist dhe studiues i pavarur nga Rozhaja, doc.dr. Hivzo Muratoviq- historian nga Pazari i Ri ( Novi Pazari), dr. Admir Muratoviq - Drejtor i Institutit për hulumtimin e krimeve dhe gjenocidit nga Pazari i Ri ( Novi Pazari), Fatmir Baçi - publicist nga Shqipëria, prof. Dr. Shefqet -Krciq -profesor universiteti nga Ploava, Velia Muriq - avokat nga Rozhaja, prof. Dr. Muhamet Shatri nga Kosova , prof. Dr. Zgjidh Hoti nga Kosova , prof. Dr. Haki Kasumi nga Kosova , mr. Qerim Lita nga Maqedonia, prof. hfz. Abdurrahman ef. Kujeviq nga Rozhaja , Alir Daci, publicist nga Rozhaja, prof. Fazli Muriqi nga Kosova dhe prof. Fazli Harjizi Kosova.
Pjesëmarrësit e konferencës kishin për detyrë për të paraqitur të vërtetën në lidhje me vrasjen e Mullah Jakup ef. Kardoviq. Vrasja e të parit të këtij populli ka ndodhur para gjashtëdhjetë e tetë viteve në Rozhajë .
"Mullah Jakup ef. Kardoviqi u vra, siq thuhet edhe sot, pa kurfar arsye- (siq thonë vendasit e tij:bigajri hak) padrejtësisht nga qeveria shtetërore. Sikurse shumë viktima të tjera të njohura dhe të panjohura të terrorit shtetëror, padrejtësisë dhe me dhunës, edhe ky krim kurrë nuk është ndriquar. Nga kjo distancë historike ky krim konsiderohet si i qëllimshëm dhe mirë i planifikuar. Vrasja e liderit të një populli , pa akuzë dhe pa gjyq, nuk mund të konsiderohet si e rastësishme. Mesazhi ishte i qartë, dhe populli i Sanxhakut e ka lexuar mesazhin, e që ekzekutori gjithsesi kishte këtë qëllim. Por, konferenca shkencore kishte për qëllim të jep përgjigjje në këtë pyetje". u tha në fjalën hyrse të kësaj konfernce shkencore ndërkombëtare.
Pas mbajtjes së kësaj konferece u aprovuan këto konkluzione:
1. Mullah Jakup ef. Kardoviq është njëri nga heronjtë e popullit boshnjak (pjesëmarrësit shqiptarë nuk arritën t'i bindin pjesëmarrësit se ai ishte shqiptarë - sanxhakli, e kursesi boshnjak - vrejtja e autorit të këtij shkrimi) në Sanxhak.
2. Roli i tij në mbrojtjen e Sanxhakut, sidomos Rozhajës, Sjenicës, Tutin, Pazarit ë Ri, si dhe Kosovës, ishte i madh, dhe në raste edhe të rëndësisë kyqe.
3. Boshnjakët dhe shqiptarët janë dy popuj musliman autokton të Ballkanit. Bashkëpunimi midis këtyre dy popujve gjatë historisë së ekzistencës së tyre në Ballkan, ka qenë dhe vazhdon të jetë garanci e mbijetesën dhe prosperitetin e tyre.
4. Roli i Mulla Jakup shefi. Kardović si një nga udhëheqësit e popullit të Sanxhakut në luftën antifashiste për lirinë e popullit të Sanxhakut gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vërtetuar shkencërisht.
5. Mullah Jakup ef. Kardoviq është vrarë në mënyrë çnjerëzore, pa aktakuzë dhe pa gjykim, në mënyrë brutale dhe mizore, e vrasje është krim i kryer ndaj tij. Vrasja Mulla Jakup ef. Kardoviq si imam dhe lider i popullit, është një lloj i krimi kundër tërë popullit.
6. Duke u bazuar në fakte të pakontestueshme shkencore dhe historike, pjesëmarrësit e konferencës "Mulla Jakup Effendi Kardoviq - Gazi i Sanxhakut" përcaktuan se Mullah Jakup ef. Kardoviqi viktimë e krimit të kryer ndaj tij nga ana e autoriteteve, dhe se ende deri më sot ende nuk është vërtetuar fajësia .
7. Pjesëmarrësit e konferencës "Mulla Effendi Jakup Kardoviqi - Gazi i Sanxhakut", insistojnë që institucionet releveante shtetërore dhe ato nacionale sa ma shpejtë që është e mundur të inicojnë dhe të bëjnë të mundur dhe të drejtë procesin reabilitimit të plotë , të paktën simbolikisht t'i largohet padrejtësia bërë për ndaj tioj, familjes së tij dhe popullit në tërësi.
8. Të gjitha punimet shkencore dhe dëshmitë nga Konferenca Ndërkombëtare Shkencore "Mulla Jakup Effendi Kardoviqi - Gazi i Sanxhakut" të publikohen në formë të përmbledhjes nga botuesi i BKB ( Bashkësisë Kulturore Boshnjake) të Malit të Zi.
Anëtarë të grupit grupit punues u caktuan: Doc.Dr. Hivzo Golosh, Prof Dr. Izber Hoti, Hfz.Abdurrahman ef. Kujeviq, Dr. Admir Muratoviq, Av. Velia Muriq, Fatmir Baçi dhe Hazbija Kallaç
Shpresojmë se kjo konferencë shkencore do të nxitë kurreshtjen e hulumtuesëve shkencor shqiptarë që në të ardhmëren të kontribuojnë në ndriqimin e kësaj figure tonë komtare ashtu siq është dhe siq tregojnë të vërtetat historike. Kjo konferencë ishte nën ndikimin e pjesëmarrësëve shkencor nga Sanxhaku (të cilët nga vitet e 90-ta deklarohen si boshnjak, e për këtë " fajin" më të madh e kan vet shqiptarët, sepse vetëm shqiptarët i kan quajtur me këtë emër) të cilët arritën edhe këtë figurë shqiptare ta boshnjakëzojnë, siq po pretendojnë edhe për shum figura tjera tona komtare.
Shum shpejt për opinionin tonë do të dal në shtyp edhe biografia e Mulla Jakup efendi Kadroviqit, i njohur ndër shqiptar si Jakup Kombi.
Shto koment