Muharrem Nitaj: 80 për qind e profesorëve me tituj fals

12.02.2014 (komentet: 0)

Ish-Kryetari i Këshillit Drejtues të UP'së, Muharrem Nitaj ka nisur të flasë për dallaveret në Universitetin e Prishtinës, vetëm pasi ka dhënë dorëheqje.

 
Ndërsa, sot, Nitaj ka komentuar në Facebook, duke thënë se 80 për qind e profesorëve janë të përfshirë në skandalet e publikimeve.
 
"Në piramidën e titujve dhe të publikimeve pa vlerë në UP janë të përfshirë afro 80 për qind e profesoratit prandaj dhe reaksioni është kaq i madh! Fronti i atyre qe nuk duan te dalin te palarat ne shesh është shume i madh, por një dite do te zbardhet krejt e vërteta!", ka shkruar Nitaj, në një koment në Facebook.
 
Gjatë kohës sa ishte pjesë e organit qeverisës të UP'së, Nitaj doli në mbrojtje edhe të Ibrahim Gashit. Ai ishte zënë ngushtë në një debat televiziv kur gazetari e kishte pyetur se çfarë përgatitje shkollore ka për të qenë në krye të Këshillit Drejtues.
Nitaj s'kishte treguar se çfarë grade akademike ka, por vetëm kishte thënë se i plotëson kriteret e kërkuara për të qenë pjesë e KD të UP'së.

Kthehu mbrapa

Shto koment