Me mbrëmje verore për mërgatën

18.07.2013 (komentet: 1)

Komuna e Gjilanit, përkatësisht zyra e kryetarit dhe Drejtoria për Rini, Kulturë e Sport, në kuadër të aktiviteteve për bashkatdhetarët tanë që po qëndrojnë e do të qëndrojnë këto ditë për pushime në vendlindje ka përgatitur edhe një mbrëmje verore muzikore

Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport ka bërë me dije se të dielën prej orës 21:00,  në sheshin para Teatrit të Qytetit, do të ketë performancë live të  këngëtarëve Veli Sahiti e Osman Shehut, krejt kjo në kuadër të Manifestimit kulturor “Ditët e mërgatës 2013”.

Nevzadi tha se mbrëmjen do ta begatojnë edhe artistët: Ilir Geci, Explorer Band & Baci, Albina Jakupi, Defrim behluli, Bashkim Kërçeli, Barlet Qerimi, Agron Kurtalani, Madd Links. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Naser | 19.07.2013

Mergaten eshte mire me e prite me rruge te bukura, me sherbime komunale ne nivel, mos me prite nga dy dite ne radhe me nxerre nje dokument ne komune, me e prite paster e pa berllog, e jo me ja u pshtjell me kos kishe po majna koncert per juve , kur ata jan sterngopur me ksi sene pa lidhe dhe talava...