Mbi pullaz flamur i verdhë me yje!

26.01.2012 (komentet: 0)

Tashti ti kthehesh vonë mbi pullaze antenat të kthyer ne qiell

Janari i acartë  flakërohet në diçka të verdhë

që gratë bëjnë yjet në shami me ojna blu

Nuk është e bardhe si qefin qe burrat pështjellin kokat e thinjura..

Nuk është e kuqe si pelerina e shituar ne Untergruppenbach

Me gjasë nuk ka të bëjë as me këngën “Moj e Bukura More”

As me ëndrrën e heroit të mbështjell në kortezh

Një flamur i verdhë si ari me ngjyrë plumbi qëndron në pirg

Në fushën e mëllenjave ora e historisë i ngjanë valsit vjenez

therjeve në Danub dhe letrave bizantine

gurë varesh që duken si kufij

Imzot edhe po u bashkuam nuk është Shqipëri e Madhe..

@ Xhevat Latifi

25 janar 2012

Kthehu mbrapa

Shto koment