Mbi etnografinë tropojane

25.07.2016 (komentet: 1)

 

Monografi mbi etnogjenezën e Tropojës

Monografia “Tropoja në breza”e autorit Ibrahim Kadi Malaj

Botoj Shtëpia Botuese “Dardania” Tiranë,2003

 

Shkruan : Ali Daci

Ibrahim Kadri Malaj vjen para lexuesit shqiptar me monografinë ”Tropoja në breza” të parën dhe të vetmen vepër  të këtij lloji në trevat malore të viseve shqiptare,të trevave dhe viseve autoktone shqiptare në Gadishullin Ballkanik, të shkruar dhe mirë të sistemuar për vendlindjen e tij, Tropojën me rrethinë. Një punë 5 vjeçare hulumtuese,kontaktet dhe bisedat  me shumë individ dhe personalitete  të kësaj treve , kanë bërë që  autori të jetë shumë bindës në konkluzionet dhe të dhënat statistikore  e rrëfimtare për te kaluarën e lavdishme të Tropojë,fiset dhe brezat e saj. Më këtë rast çdo familje  dhe vëllazëri tropojane  ka mundësi, ku do qoftë ajo,të gjejë veten  sipas fisit, vëllazërisë dhe barkut familjarë, breznitë dhe  mbiemrat e fisit të tij, të njihet më historinë dhe të kaluarën e lavdishme të stërgjyshërve  të tij  duke e ndjekur  vazhdimësinë e brezave gjatë shekujve të fundit. Monografia ”Tropoja në breza” e Ibrahim Malajt është një vepër  shumë dimensionale ku lexuesi mund të kënaqet duke lexuar e kuptuar shpirtin dhe zemërgjerësinë e popullit tropojan. Lexuesi në këtë libër njeh trimërinë, mendjekthjelltësinë ,krenarin dhe bukurin natyrore e njerëzore të popullit të trevës së pa luhatshme më një etnogjenezë puro shqiptare gjatë shekujve,ku spikat atdhedashuria e devotshme e popullit dhe e fiseve malësore të Tropojës heroike. Relievi i larmishëm tropojan ,klima dhe flora e fauna e pasur  e kësaj zone janë të skalitura në mënyrë prefektë  nga autori.

Dymbëdhjetë fiset ,dymbëdhjetë bajraqet e apo lugjet e Tropojës janë pikë studimi dhe pikësynimi shumë  vjeçar studimor i autorit, i cili për çdo njërin fis jep të dhënat etnografike,historike e gjeografike shumëdimensionale në pozicionet etnografike. Tropoja si pjesë e Malësisë së Gjakovës,më ndarjen administrative të njëanshme nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913,jep gjerësisht dhe kuptimisht njëanshmërinë e ndarjes territoriale dhe kombëtare të popullit shqiptarë në atë kohë. Shumë dekada kjo treve u gjet e përgjysmuar ku një pjesë e saj ndodhet në kufirn administrativ në mes të Kosovës dhe Shqipërisë e Malit të Zi .Kjo ndarje krahinore ka bërë që etnografet e Malësisë së Gjakovës  këtë trevë ta quajnë Malësi e Vogël ose Malësi e Gjakovës,duke e dalluar nga Malësia e Madhe ose  Malësia e Shkodrës. Popullsia e rrethit të Tropojës është e organizuar në 12 fise janë: Fisi i Gashit,Fisi Krasniqe, Fisi Bytyç, Fisi Nikaj, Fisi Mertur, Fisi Berishë,Fisi Shipshan dhe degë fisesh siç janë Fisi Hot,Fisi Kelmend,Fisi Vuthaj dhe Fisi Shalë.

Siç shihet autori ka paraqitur përmes skemave 7 fise të plota të cilat janë të organizuara mirë e që njihen nga vendasit dhe që kanë shtatë bajraqe  në vete, më përjashtim të Berishës  që nuk ka bajrak në krahinën e Tropojës. Merturi që rrjedhë nga Berisha  është fis  me veti e me bajrak të tij në Shëngjergj,kurse Shishmani llogaritet si fisi më i ri,për faktin se për një kohë të gjatë ka qenë nën bajrakun e të Bardhëve e pastaj të Gashit. Autori në skemën e dhenë paraqet degët e fiseve të cilat në Tropojë  nuk formojnë as fis e as bajrak. Fiset e këtyre degëve janë jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë,si p.sh. Berbati,kjo degë e fisit të Hotit sot është në Mal të Zi, ashtu siç janë Selimajt e Valbonës më prejardhje nga fisi i Kelmendit në Mal të Zi. Pastaj autori sqaron që Çeremi është degë e fisit të Vuthajve në Mal të Zi,kurse Rrogami në Valbonë është me prejardhje  nga fisi i Shalës i rrethit të Shalës. Duke përshkruar të kaluarën e hershme të këtyre fiseve autori thotë se në mungesë të shkrimit, ku regjistrimi i popullsisë mungonte,por që të parët e fiseve bënin evidentimin  e numrit të shtëpive dhe në kuvendet e atyre kohërave ,krerët e tyre  flisnin në emër të atyre shtëpive që kishte fisi. Kështu në emër të 400 shtëpive Gash fliste gashiani,në emër të 700 shtëpive Krasniqe fliste krasniqasi,në emër të 600 shtëpive në Nikaj e Mertur fliste i nikajve ose merturasi,për 200 shtëpi Bytyç fliste bytyçasi dhe në emër të 200 shtëpive Shipshan fliste shipshanasi. Ndarje të tilla kishte edhe brenda fisit ku epeshin mendime dhe sugjerime në kuvende,por në kuvendet e fiseve si rregull fjalën e kishte i pari i fisit,fjala e të cilit kurrë nuk u bë dysh nga pjesëtaret e fisit që ai përfaqësonte. Malaj nuk ka reshtur duke hulumtuar statistikat e regjistrimit të qeverive dhe pushtuesve të ndryshëm të cilët kanë shkelë mbi trollin Tropojan. Kështu duke u bazuar në Defteret kadastrale të Osmaneve të Sanxhakut të Shkodres të vitit 1485 Krasniqja shënohet me emrin Hrasto, kurse autori konstanton se emri këtij fisi rrjedh nga i pari i këtij fisi Kraha (Krasa) më një shtrirje të gjerë në Kosovë e në Mal të zi ku shekulli i XVIII shënon asimilimin e pjesëtareve të këtij fisi në serbo-malazez bashkë më nënfiset e saja. Autori jep fakte duke llogarit  të 18 brezat,që kanë kaluar nga ajo kohë ( e që llogaritet me 30 vjet një brez) korrespondon me vitin 1450. Vetëm truri i malësorit ka mundësi që sot ti numëroj 18 breznitë e para ardhësve te tij e qe kapin shifrën e 540 vjetëve të shkuara. Autori heton regjistrimet e popullsisë nga koha e pushtuesit austriak ,ku Tropoja  me rethin ka patur 14.070 banor e që është regjistrimi i parë i vitit 1916-1918. Ndërkaq pas një dekade në vitin 1927 Tropoja ka 14.705 banor,kurse nga statistika e  e vitit 1984 Tropoja kishte 42.515 banor,ndërkaq sipas regjistrit të Zyrës së Gjendjes Civile të rrethit të Tropojës të bërë në vitin 1990 kjo Malësi kishte 42.932 banor, nga të cilët meshkuj ishin 21.746 kurse femra 21.186. Pos regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë autori  ka nxjerrë nga statistikat edhe numrin e fshatrave sipas fiseve ku Krasniqja në vitin 1990 ka 21 fshatra  me 11152 banor si fisi më i madh në Tropoj dhe fisi Berishë si më i vogli më 3 fshatra me gjithsejtë 656 banor. Një tjetër nocion shumë i rëndësishëm i studiuar më vëmendje nga autori është edhe nocioni Shokë e Kumbar. Pasi që fiset përbëhen nga vëllazëritë,e këto lidhen në mes veti me kushëri,shokë e kumbar,ku kasherit janë më të afërmit e fisit më gjak e që quhen kasheri deri në brezin e gjashtë si rregull,kurse shokë quhen prestarët e vëllazërisë,që kalojnë lidhjet e gjakut midis tyre në mbi shtatë breza.

Esenca e fenomenit për të gjitha mënyrat e lidhjes së kumbarisë qëndron në faktin se më këtë është lidhur ngushtë besa shumë e fortë ndërmjet dy familjeve të vëllazëruara. Kumbaria sipas autorit ka dy forma:

a)Kumbarë shtëpie,është një pjesëtar i një familjeje që qethë ose rruan flokët  për së pari të një fëmije të familjes jetë e që koto familje mund të jenë të një fisi apo të dy fiseve  apo dy rretheve tjera. Këtu nuk ka lidhje gjaku,bile kumbarohen edhe familje të besimeve të ndryshme.

b)Kumbar vëllazërie d.m.th. lidhje midis dy a më shumë vëllazërie,që kanë lidhje gjaku midis tyre,pa zënë famull midis tyre që do të thotë pa marr flokët e fëmijëve. Për nga gjaku,shpjegon autori,kumbarët e shokët janë të barabartë afërsisht në breza,pra rrjedhin nga i njëjti paraardhës. Esenca e këtij fenomeni në Malësinë e Veriut qëndron në faktin se ndryshe nga vendet tjera ,malësori nuk lidhte krushqi brenda fisit pa marrë parasysh largësinë në breza.

Pas shpallje së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912,pas kësaj periudhe ,krahas ndryshimeve të mëdha politike, shoqërore dhe ekonomike,ndryshuan edhe format e organizimit e të drejtimit të vendit duke filluar nga baza deri ë qendër. Në përudhen e Ahmet Zogut u krijuan institucionet shtetërore në të gjithë Shqipërinë,ku për herë të parë  krijohet nënprefektura  më qendër në Tropojë, që varej nga Prefektura e Kukësit, kinse në disa zona u krijuan Komunat si ajo e Kolgecajve,Komuna e Bytyçit,ajo e Nikajve kurse Gashi e Shipshani drejtoheshin nga nënprefektura e Tropojës. Kjo formë e administrimit zgjati deri në vitin 1939,vit në të cilin Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste të cilët bënë organizimin e ri territorijal. Kështu zona e Nikaj-Merturit i kaloj rrafshit të Dukagjinit të prefekturës së Shkodrës, ndërsa Tropoja në vartësi të Prefekturës së Kosovës më qendër në Krumë. Pas renjës së pushtuesve italian, vendi u çlirua dhe organizimi territorial tashme është i njohur për lexuesin.

Kaptinë shume të gjerë dhe me interes të veçantë e përbën kaptina e fiseve në Malësinë e Gjakovës ku Malaj shkruan se Dardania përbehej nga 12 fise,katër prej të cilave u shtrinë në edhe në Malësin e Tropojës,si Gashi,Krasniqja, Bytyqi dhe Berisha. Për secilin fis autori  jep të dhëna të shumta për gjenezën, shtirjen gjeografike dhe atë etnografike ku spikasin skemat e breznive që shtrihen nga dita e sotme deri në breznitë e largëta stërgjyshore që kapin 18 breze. Një numër kaq i konsiderueshëm i numërimit të brezave për fiset në fjalë ka hapur rrugë për shumë studiues të etnografisë nga do qofshin ata. Kështu sot shumë pjesëtar të fiseve  shqiptare që jetojnë jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë kanë mundësi që pemën familjare,vëllazërore e të fisit ta lidhin më bazën që korrespondon më një përbërje kohore pre 540 vitesh. Për pesë shekuj e gjysme festarët e sotëm të fiseve që aktualisht shtrihen në Tropojë, Kosovë e Mal të Zi mundën që pasardhësve të tyre t’u lanë një trashëgimi të artë për brezat në kalim. Malaj, gjeneratën e re e shpie rrugës së drejt numërimit të brezave pa e shmangur asnjë familje tropojane drejt trungut të  parë të tij duke filluar tash 540 vjet më parë.

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Arber | 03.11.2016

Zoteri Daci, e din ku muj ta gjej ket liber Tropoja ne Breza te Ibrahim Malajt?