Mbahet testi i arritshmërisë në Komunën e Gjilanit

22.05.2015 (komentet: 0)

 


Në Komunën e Gjilanit është mbajtur sot testi i nxënësve të klasave të nënta, ku drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa me bashkëpunëtor, kanë vizituar të gjitha qendrat e testimit në Komunën e Gjilanit dhe ka kërkuar nga nxënësit përkushtim gjatë përgjigjeve, ngase siç ka thënë ai, këto pyetje janë përmbledhje e punës së tyre në këtë nivel të shkollimit.

Drejtori Musa ka thënë se kjo është ditë e veçantë për DKA-në dhe si drejtori kanë bërë të gjitha përgatitjet që ky proces të kryhet sipas planifikimit, ku të gjitha hapësirat e parapara për ta mbajtur testin janë përgatitur me kohë dhe ashtu siç kërkohet të mbahet testimi.

“Deri më tani, asnjëherë më mirë nuk ka qenë i organizuar ky proces, për testin e arritshmërisë, ku këta nxënës përfundojnë një cikël të shkollimit. Zyrtarët e DKA – së me kohë janë përgatitur në aspektin teknik dhe sot çdo gjë është në rregull, duke u nisur nga materialet të cilat janë ardhur me kohë, poashtu komisionerët, monitoruesit etj. në Komunën e Gjilanit testi mbahet në shtatë qendra të testimit, me gjithsej 1886 nxënës, 78 paralele, 184 administrues dhe 26 monitorues. Komisioni është i përbërë nga përfaqësuesi i ministrisë, drejtorisë së arsimit dhe drejtorisë së shkollës përkatëse”, ka thënë ndër të tjerash drejtori i arsimit Nazmi Musa, i cili ka bërë të ditur se nuk është raportuar asnjë vërejtje e cila ka ndikuar në procesin e testimit.

Ndryshe, rezultatet nga testimi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta do të shpallet me datën 28 maj 2015 dhe po të njëjtën ditë do të shpallet edhe konkursi për regjistrim në shkollat e mesme.

Kthehu mbrapa

Shto koment