Mbahet edicioni i katërt i manifestimit “Trekëndëshi Poetik i Paqës”

22.06.2014 (komentet: 0)

Në një ambient fantastik të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, respektivisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në bashkëpunim me Ars Klubin “Beqir Musliu”, është mbajtur sot në Grykën e Karadakut, repektivisht në fshatin Dunav, edicioni i katërt Manifestimit Rajonal të Poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqës”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Kulturës Bujar Haziri, zëvendësministri i Kulturës Hajdin Abazi, si dhe e poet e artëdashës nga të gjitha trojeve shqiptare.
Hapjen e manifestimit e bëri kryetari i Ars Klubii “Beqir Musliu” poeti Sabit Rrutemi, i cili falënderoi të gjithë artdashësit e të gjitha trojeve shqiptare për prezencën.
“Është simbolikë në vete mbahet për nderë të lirisë së lirisë së Kosovës, ditës kur e shënoi edhe fundin e këmbës serbe në Kosovë. Jemi për herë të katërt që të repektojmë sakrificën e shqiptarëve”, tha Sabit Rrustemi.
Në fjalën e rastit nikoqiri i takimit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, vlerësoi lartë punën e poetëve, duke thënë poetët dhe zogjtë e mbërrijnë qëllimin e bashkimit me anë të poezisë, por ne duhet ta bëjmë të prekshme lëvizjen e lirë.
“Ju faleminderit shumë për prezencën dhe ju dëshiroj që të kaloni sa më mirë në këtë aktivitet dhe sa më afër qëllimit. Lajmi i mirë është që manifestimi i ardhshëm, Dunavt, Stanqiqin etj., besojmë se do t’i gjej me kufinj të hapur, do të funksionalizohet kjo cështje dhe sa i përket rrugës, do të mundësojmë që të hapet traseja dhe të bëhet e kalueshme. Mesazhi juaj neve na bënë që të jemi të fjalës. Jemi në vendlindhjen e Idriz Sefrit, Agim Ramadanit e Beqir Musliut dhe besoj shumë që takimet tjera të jenë edhe më masive në kuptimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve. Poetët dhe zogjtë e mbërrijnë qëllimin e bashkimit me anë të poezisë, por ne duhet ta bëjmë të prekshme lëvizjen e lirë”, tha Haziri
Nëse nuk është koha që hartat të bëhen bashkë, është koha të bashkohemi në poezi, është shprehur poeti dhe publicist Xhevat Latifi, I cili e udhëhoqi këtë manifestim.
Basri Capriqi nga Pen Qendra e Kosovës tha se është rast i mirë të takojmë njëri-tjetrin dhe me këtë t’i japim paqes kuptim, ndërsa uroi që ky takim të shkoj mbarë dhe të rritet duke u bërë manifestim i përmasave ndërkombëtare.
Më pas është mbajtur ora e madhe letrare, ku poet nga të gjitha trojet letrare lexuan poezitë e tyre.
Ndërsa në mbrëmje, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka ndarë edhe zyrtarisht cmimin letrar “Beqir Musliu” poetit nga Shkupi, Nihat Sopaj, që jepet nga Komuna e Gjilanit, për arritje të veçanta në letërsi. 
Sopaj është fituesi i tetë me radhë i këtij çmimi, pas Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Musa Ramadanit, Visar Zhitit, Ibrahim Kadriut, Rexhep Qosjes e Ramadan Mehmetit.

Kthehu mbrapa

Shto koment