MAShT: Të shtunën, ditë mësimi

30.03.2012 (komentet: 0)

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, dita e nesërme, (e shtunë, 31 mars 2012) do të jetë ditë mësimi.

Kjo për shkak të reshjeve të mëdha të borës që vazhduan me ditë të tëra në territorin e Kosovës, ku si pasojë pati vështirësi në lëvizje.

Pas kontakteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit, MAShT-i pati marrë vendim që të ndërpritet mësimi në tërë territorin e Kosovës më 26-27 janar 2012, 6-10 shkurt si dhe ka vazhduar pushimi prej 13-16. Pra, kanë qenë gjithsejtë 11 ditë mësimi të humbura.

Ndërkaq, ashtu sikur edhe premtoi, MAShT ka marrë vendim për kompensimin e këtyre ditëve të humbura të mësimit, me planin si vijon:

1. Përfundimi i vitit mësimor shtyhet edhe për 5 ditë pune në vitin shkollor 2011/2012.

- Më 18 maj 2012 klasat 12-13 (maturantë)

- Më 8 qershor 2012 klasat 9-12 (jomaturantë)

- Më 22 qershor 2012 klasat 1-8 dhe fëmijët parafillor

2. Propozimi për kompensimin e ditëve të humbura të mësimit do të organizohet sinë vijim:

Gjatë ditëve të parapara të pushimit pranveror sipas kalendarit të vitit shkollor 2011/2012, prej datës 10-13 prill, katër ditë mësimi do të punohet për të kompensuar ditët e humbura dhe kjo vlen për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përveç kësaj duhet të punohet edhe 2 të shtuna.

Për klasat 12 dhe 13 (maturantët), për klasat 9-12 (jomaturantët dhe 1-8, duke mos i përfshirë klasat parafillore).

- në muajin mars punohet më 31.3.2012 (e shtunë).

- në muajin prill punohet më 28.4.2012 (e shtunë).

- komunat, të cilat kanë më shumë ditë të humbura të mësimit, duhet të planifikojnë kompensimin e mësimit edhe ditë të tjera. 

Kthehu mbrapa

Shto koment