Liri për artistët kosovarë

02.04.2012 (komentet: 0)

UNESCO ka njoftuar këto ditë se artistët nga Kosova më në fund do të mund të udhëtojnë pa pritur rreshtat e pafund të vizave. Me një njoftim, UNESCO tregon se shtetet anëtare kanë miratuar një rregullore ku artistët do të lejohet të udhëtojnë kudo me një leje të posaçme të punës.

“UNESCO pati sukses në transpozimin e “Konventës Ndërkombëtare mbi imunitetin për artistët emigrantë”, në lidhje me çështjet e regjimit të vizave pasi që shteti i fundit anëtar i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s ka miratuar ligjin për lëvizjen e lirë të artistëve. Dekreti u miratua nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në takimin e fundit në vitin 2011 në Paris”.

Dekreti mirret kryesisht me çështjen e sigurimit të statusit të veçantë të imunitetit për artistët emigrantë. Me implementimin e Imunitetit për Artistë, dekreti thotë se artistët (pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimit tjetër, origjinës kombëtare apo sociale, statusit ekonomik apo lindjes) do të jenë të lirë të udhëtojnë përtej kufijve të botës, do të pajisen me leje pune, do t’u mundësohet prodhimi i veprave të artit dhe do t’u lehtësohet e drejta e banimit në vendin e tyre të zgjedhur.

Privilegj i Imunitetit për Artistë do t’u jepet të gjithë atyre (pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimit tjetër, origjinës kombëtare apo sociale, statusit ekonomik apo lindjes) që me sukses mund të verifikojnë dhe konfirmojnë statusin e tyre artistik të autoriteteve të shtetit të tyre të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e dërguar nga UNESCO. A.S

Kthehu mbrapa

Shto koment