Librat shqiptarë shqetësojnë Greqinë

27.09.2014 (komentet: 0)


Pas disa publikimeve në shtypin grek që i referohen një artikulli të fundit për librat shkollorë të gjeografisë së Shqipërisë në blogun në greqisht “Fjala e lirë e Gjirokastrës”, dy deputetë të Parlamentit grek kanë thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit Andreas Loverdos, për të kërkuar menjëherë tek autoritetet shqiptare korrigjimin e këtyre teksteve shkollore.

Në fillim deputeti i partisë së djathtë “Greket e Pavarur” Terenc-Nikolaos Kuik dhe më pas deputetja e partisë qeverisëse Demokracia e Re, Tania Jakovidhou, kanë denoncuar para Parlamentit grek se në librat me të cilat nxënësit shqiptarë mësojnë gjeografinë e vendit të tyre, ende ka referime irredentiste për treva shqiptare brenda territorit grek, ndërsa paralelisht nga librat greke të historisë, është hequr në bazë të marrëveshjes dypalëshe historia reale për helenizmin vorioepiriot nga lashtësia deri në ditët tona.
Sipas deputetes Iakovidhou, Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për eliminimin e referencave irredentiste dhe përshkrimeve të cilat krijonin probleme në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje.
Madje Greqia ka bërë hapin e parë duke hequr nga tekstet e saj çdo lloj referimi nga minoriteti kombëtar grek i njohur realisht edhe në nivel ndërkombëtar si Vorio Epir, i mbrojtur nga Protokolli Ndërkombëtar i Korfuzit që nuk është shfuqizuar kurrë, raporton TCh. Por – ka deklaruar ajo -Shqipëria edhe këtë vit ndan tekste në të cilat mësohet se Konica, Kosturi, Follorina dhe krahina në përgjithësi e Thesprotisë, e quajtur Çameria, janë treva shqiptare që tashmë i përkasin Greqisë.
Si një propagande antigreke me anë të së cilës qeveria Rama synon pakicat e minoritetit grek në Shqipëri, i ka konsideruar tekstet në e fjale deputeti i “Greve të Pavarur” Terenc Kuik i cili pasi ka kujtuar takimin e disa muajve më parë të ish ministrit grek të Arsimit me homologen e tij shqiptare Lindita Nikolla, ku është rënë dakord për heqjen e këtyre referencave, ka deklaruar se asgjë nuk është bërë nga pala shqiptare.
Disa ditë më parë me një artikull të hollësishëm blogu në greqisht ellogosar.blogspot.com, ka publikuar rreth 12 faqe nga tekstet e gjeografisë së klasës së 9 dhe të 12 që mësohet në shkollat e Shqipërisë këtë vit. Konkretisht në faqen 4 të librit përkatës, sipas artikullit, konsiderohen si treva shqiptare Çameria, Konica, Kosturi, Follorina etj., ndërsa bëhet fjalë edhe për trevat e tjera shqiptare në Serbi, Mal të Zi dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Në faqen 7 ka referim për Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913 që dhuroi treva shqiptare tek shtetet fqinje duke vazhduar në faqen 8 me dhënien e Çamerise po këtë vit Greqisë.
Referencat për trevat shqiptare dhe popullsinë e tyre vazhdojnë në faqet 10-11,29, 134-135, 188-190 si dhe në librin e gjeografisë së klasës së 12.

topchanel video
 

Kthehu mbrapa

Shto koment