Sot mësimdhënësit mbajnë grevë një orëshe

13.01.2015 (komentet: 0)

Sot mësimdhënësit mbajnë grevë një orëshe

Sot ora e parë e të dy ndërrimeve në të gjitha shkollat e Kosovës nuk do të mbahet. Kështu ka vendosur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Greva do të mbahet në shenjë proteste për mos zbatimin e 4 pikave të Kontratës Kolektive.

 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se një vendim i tillë u mor për shkak se nuk dihet sigurt ende nëse do të implementohet Kontrata Kolektive në sektorin e arsimit.

Kjo gjë sipas tij do të merret vesh në pagën e parë të janarit dhe deri atëherë pasi që asgjë nuk është e sigurt do të fillohet me veprime sindikale.

Jasharaj, që është edhe kryetar i Këshillit Qendror Grevist, do vizitoj sot grevën e filluar nga mësimdhënësit në Prishtinë. Kurse, nënkryetarii SBASHK-ut, Rexhep Sadiku , do vizitoj grevën e filluar nga mësimdhënësit në Ferizaj.

Kurse, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj kësaj greve, duke i kërkuar kryesisë së SBASHK-ut që të përdorë metoda tjera sindikale për realizimin e kërkesave të tyre e kurrsesi një veprim të tillë mos ta bëjnë në kurriz të nxënësve dhe prindërve.

- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/arsim/sot-mesimdhenesit-mbajne-greve-nje-oreshe-33092/#sthash.2cSPOEhZ.dpuf

Kthehu mbrapa

Shto koment