KUSH TA KA BLE SPANAQIN?

14.02.2012 (komentet: 0)

Sami ISLAMI 

Joni i vogël shumë i mirë

Të tregohet ka pak dëshirë

Sa herë që bisedon me te

Do të dëgjosh ndonjë ide

 

Se kush është në shtëpi kryesori

Shpesh thotë babi, apriori

Edhe pse mamin shumë e don

Me babin prapë s’e krahason

 

Mami këtë gjë e kishte kuptu

Prandaj deshi m’u sqaru

Një ditë kur qenë vetëm n’ shtëpi,

E pyti Jonin si për mahi:

 

-Pse po vrapon vetëm pas babit?

-E ku është këtu roli i mamit?

 

-Unë po të laj, po të pastroj

Përralla të bukura po të tregoj

Po t’gatuj pite dhe kulaç

Që ti t’ më rritesh sakaq

 

Joni e dëgjoi me interesim

Po për babin prapë s‘ndërroi mendim

-E di, tha, që m’ke ba piten e kulaçin,

Po kush ta ka ble spanaçin?

Kthehu mbrapa

Shto koment