Kush ishin Arnautashët Z. Oliver Jens Schmitt? - Fahri Xharra

15.09.2012 (komentet: 0)

‎" Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. " (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)

Kush ishin Arnautashët  Z. Oliver Jens Schmitt?  - Fahri Xharra 

 

 

 

Ishim të panjohur,sepse nuk donin të na njihnin. ” Lahyvlevelatë”  na sundonin ,na shkombëtarizonin ,na ndërronin fenë ,me çdo lloj metode ; dhe ne mbeteshim të panjohur për të tjerët. Z.Tunman e dinte këtë dhe donte që botës së civilizuar t`ia rikujtonte se në mesin e tyre ishin  edhe shqiparët.  Shikoje dhe lexoje Zotin Tunman ,1774 !,hala pa u formuar  serbët si serb. 

Sot bota e di se ne ku jemi dhe si jemi ,por na dalin të rinjt që mundohen në “ emër të shkencës së të pavërtetës historike “ të na i rrumcullojnë rrënjët dhe të na paraqesin pak a shumë si jashtëtokësorë (E.T.) të ardhur diku në fillimin e lulëzimit të Perandorisë Osmane., apo jo zoti Schmitt?

Kush ishin Arnautashët? “Pas Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithëmonë e  paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq  duke shtuar se mbi 80% të shiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.”

Por islamizimi më i madh  i serbëve Z. Schmitt ,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e  paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të kovertuara në islam e paskan pas  ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. . 

Ndoshta jam gabim ; mos janë këta shqiptarët e shkretë që e pësuan këtë fatkeqësi Z.Schmitt ?

Por ,vazhdohet më tutje në shkrimet e tyre ( e që janë me mijëra) ,pra albanizimi i serbëve të islamizuar u bë të ata serbë që nuk ju ndiente më për ndjenjën kombëtare,dhe u martuan me vajza të komuniteteve fsnore shqiptare.(?) Për një kohë të gjatë historike ata të kovertuarit u quajtën nga  serbet ortododoks ,si Arnautashë.

Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vehtën as si turqë e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiejkan vehtën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat etyre të vjetër Në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shifë që ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj.

 

A nuk është kjo vjedhje e pafytyrë e historisë ? 

 

Duke kaluar nëpër Kosovë e Metohi. S. Gopçeviq ,paska pas qëndruar gjatë në Prizren. Të dhënat që ai paska pas mbledhur , i paskan pas treguar një shkallë të lartë  të islamizimit të serbëve të Prizrenit;kurse Gjakova shënohet si vend i 4.100 familjeve nga të cilat 161 të serbëve kristian ( shkijet e rajës;shqiptarët ortodoks f.xh.),130 të shqiptarëve katolikë e të tjerët shqiptarë të islamizuar.

Në Prishtinë paskan pas jetuar 3510 familje , nga të cilat 350 të serbëve të krishterë ,2600 (!) të serbëve mohamedan,260 famile turqish,70 të hebrejëve dhe vetëm 70 të shqiptarëve dhe të tjerëve.(?)

Bogdanoviqi (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985), spjegon se “ populli serb ishte viktimë e jo vetë një stihijeje por e një plani për zhdukjen fizike te tij”. Kurse për Samargjiqi ,1989 ,shkruan “Arbanasit” ,që në shek.XVI –të ishin ekspanziv ,dhe se turqit ishin ata që i lejuan mbi serbët që “si gozhda e ndryshkur të mbijnë mbi dheun e tyre të lashtë. ( të Serbisë?)”

Autorët e vjetër serb i përshkruanin shqiptarët si “zullumqarë”, “bisha të tërbuara”( Ristiq ,1864) ; si dhe “arbanasët e egjër” të cilët ishin “ thjeshtë barinj të egjër” ( Sreqkoviq,1888)

Thjesht shkruhej ashtu ,si atyre iu shkonte për shtati.

Herë shkruhej për ne  që ishim  si “bisha”, “barinj të egjër” që nuk dinim të bëjmë shtet ,kur ishte ne pyetje ndarja  e tokave , e herë shkruhej për ne se ishim arnautashë ,serbë të islamizuar dhe të albanizuar.,kur iu duhej përvehtësimi i ynë karshi botës.

E dumbaba ,rrinti si karagjoz dhe vetëm vërente ,dhe se çdo gjë shkonte mirë sipas “planit”. Bota nuk na lyepte ,serbët na bëjshin jashtëtoksorë( aliena) ,e turku heshtëte.  Na këshillove Z. Schmitt që të kërkojmë rrënjët tona  diku nga Anadolli ,dhe me pashatë turq  ( që  shumica prej tyre ishin të tanët,mjerisht) të fillojmë shpurdhjën e historisë sonë.

Një burrë i menqur i Europës ka pas thënë ,se vetëm atëherë kur shqiptarët e shkruajnë vetë historinë ,atëherë ajo është historia e tyre.

 Të vazhdojmë me arnautashët  e serbëve.

Së pari një pyetje tjetër ,pse Turku nuk na thirri ashtu si quheshim ,por na e tha se jemi arnautë? Pse kurr nuk dual të i spjegon botës se këtë racë që po e shtypi me shekuj ,edhe këta e kanë origjinën e tyre?  e kishte të vështirë? Jo ,thjesht nuk donte.

Po ,me çfarë dokumenta e fakte historike ,serbet  e morrën guximin që të përvetësojnë një popull   dhe t`i qitet   hi syve  të botës  se  këtu paska pas vetëm serb?

E ne ,historija e jonë që daton që nga pellazgët,ilirët, arbërit dhe shqiptarët,të heshtim dhe të pranojmë atë se çka shkruanin serbët,apo jo i nderuar?

Nuk jemi fejtonista ,por letrat e shkruara  janë të lexueshme ,ato edhe komentohen . A nuk është e vërtetë ? se me :Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në pazar nga vetë perandoria për ti joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës .Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm me rreth 28 mijë km² , sepse të tjerat u aneksuanë nga serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet përendimore . Edhe kjo pak Shqipëri , përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike evro-përendimore dhe SHBA-ve.

Keni të drejtë Z.Scmitt kur thuani “Demokracitë e dobëta në Kosovë dhe Shqipëri gjithnjë e më shumë po joshen nga Turqia derisa vëzhguesit shqiptarë të orientuar nga Perëndimi të shqetësuar e shikojnë strategjinë neoosmane të Ankarasë”,keni të drejtë gjithashtu kur thuani: Deri vonë në shekullin XIX shumica e shqiptarëve nga administrata osmane konsideroheshin ose “turq” (d.m.th. myslimanë), ose “grekë” (ortodoksë) dhe “latinë” (katolikë). Shumica, sipas Schmitt, edhe ndiheshin të tillë. Jo  ,jo të gjithë , nuk ndiheshin të tillë.

“Alfabeti me shkronja latine u miratua kundër rezistencës së ashpër të klerit mysliman.” shkruani ju Z.Schmit ; por jo vetëm për këte por edhe për të vazhduar ay ku kishim mbetur. Apo jo?

 Ne e dijmë edhe këte që e thuani ju: “Përhapja e ideve kombëtare shqiptare ishte një ndërmarrje tejet e vështirë, madje rreth vitit 1900 Perandoria Osmane ndaloi përdorimin shkrimor të shqipes. ( po ,ajo s`e kishte lejuar kurr?f.xh.) Gjuha shqipe, sipas pikëpamjes osmane, mund të dëmtonte besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë”.  Pastaj vazhdoni se ; Të ndarë e të përçarë (1912), shqiptarët u shndërruan në top loje të fuqive ballkanike dhe evropiane; aventurierë të llojllojshëm synonin fronin shqiptar, politikanë shqiptarë me mendësi anadollake nuk dinin ç’duan për popullin e tyre.

Ne e dijmë  se edhe  sot jemi në të njejtën pozitë. Por edhe kjo do të tejkalohet.

 Por “Shqiptarë, osmanë, mercenarë, orientalë, perëndimorë, të paorganizuar, kaotikë, të degjeneruar nga komunizmi i Enver Hoxhës dhe të shtypur nga Jugosllavia e Titos: historia shqiptare është plot drama dhe absurde (E.R) , “ . Jo nuk është krejt  e vërtetë. Kemi drama që pa fajin tonë janë luajtur mbi kurrizin tonë ; por nuk jemi kaotikë dhe absurdë.

Këndi Zotëri Schmitt ,këndi ,mvaret nga cili kënd i shikoni  gjërat. Të jeni real , ne nuk jemi arnautashë.

Kthehu mbrapa

Shto koment