Kur edhe fëmijët e vegjël e vizatojnë Kosovën më mirë!

03.09.2014 (komentet: 0)

Nxënësit e klasës III, të mësuese Suzana Demi, Sh F "Abaz Ajeti" gjat një aktiviteti spontan
Harta ekonomike e Gadishullit Ballkanik , dhe Kosova në të

 

Pas hartës skandaloze (e botuar në Shqipëri), që njihet si harta e trojeve kombëtare, që me vite përdoret në shkollat tona fillore e të mesme, e ku një qytet shqiptar si Ulqini mungon fare! për të cilin gjë ne kemi shkruar edhe më herët (shih shkrimin: Skandaloze: Vazhdon të përdoret në shkollat tona harta pa Ulqinin!), edhe një hartë tjetër, po aq skandaloze përdoret në shkollat tona. Bëhet fjalë për një hartë ku është luajtur keq me kufijtë e Kosovës sepse aq keq është e pasqyruar aty sa që edhe më të vegjlit dinë ta vizatojnë përkatësisht kufizojnë atë më mirë. A nuk është kjo skandaloze kur një hartë e tillë del nga një institut përkatës dhe për më tepër mësimdhënësit marrin guximin dhe e vendosin atë para nxënësve për të shpjeguar?!

Mësimdhënësi Ismet Azizi sqaron për Portalin 2L ONLINE, se bëhet fjalë për hartën e cila në njërën anë është harta ekonomike e Gadishullit Ballkanik dhe në anën tjetër , Gadishulli Apenin dhe Iberik. Sipas tij, është kjo një hartë shkollore e plastifikuar e që përdoret si mjet konkretizues në shkollat tona fillore dhe në ato të mesme.

Azizi thotë se i vlerëson të një rëndësie jashtëzakonisht të madhe mjetet e konkretizimit , por se sipas tij, në vend se të jenë më praktike , më të sakta, neve na dalin se janë pothuajse të papërdorshme kur marrim parasysh nivelin te tyre.

Azizi tha se fillimit të viti shkollor, përveç se i gëzohen nxënësit, hiq ma pak i gëzohen edhe mësimdhënësit, sidomos kur rregullohet ambienti i shkollës, e sidomos ku në shkollë arrijnë mjete të reja konkretizuese.

“Në fund të viti të kaluar shkollor, përveç një harte relievore e Kosovës e cila ishte diçka e re dhe e punuar shumë mirë, harta tjera na dolën të jenë pothuajse të papërdorura. Me këtë rast po e përmendi një hartë e cila në njërën anë është harta ekonomike Gadishullit Ballkanik , dhe në anën tjetër, Gadishulli Apenin dhe Iberik. Harta është e punuar në material shumë kualitativ, pothuajse e plastifikuar, por çka vlen kjo kur në këtë hartë është e paraqitur territori i Kosovës , të cilin, nxënës të klasave të I -ra e të II-ta do ta paraqisnin më mirë”, thotë Azizi.

Për më tepër, Azizi thotë se ka vizituar një nga klasat e filloristëve , nxënësit nxënësve të klasës III-të të mësueses Suzana Demi, ku është befasuar për të mirë se sa i njohin dhe si e paraqesin mirë Kosovën, territorin e saj, këta nxënës, e që dëshmohet edhe nga fotot (pjesë e këtij shkrimi).

Azizi thotë tutje se për shkak se territori i Kosovës në këtë hartë është aq keq i paraqitur, ai si mësimdhënës i gjeografisë, nuk e ka guximin, ta vendosi këtë hartë para nxënësve për të shpjeguar. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment