Kujdes Rihana, po vjen Rita

15.02.2012 (komentet: 0)

Mediet britanike gjithnjë e më shumë po e cilësojnë lart Rita Orën

 

Gazetat më në zë të Britanisë së Madhe e kanë quajtur këngëtaren shqiptare nga Kosova, Rita Ora, si Rihana e re. Ka qenë madje edhe gazeta prestigjioze “Metro” e datës 15 Shkurt ajo që ka cilësuar talenten shqiptare me këtë simbolikë. Me këtë simbolikë 21 vjecarja që jeton në Londër, natyrshëm do të kishte përkëdheljet më të mëdha nëse sot do të ishte gjallë gjyshi i saj, regjisori i papërsëritshëm nga Prishtina, Besim Sahatçiu. Bijë e dy prindërve të mrekullueshëm, Rita vazhdon të ngrihet e ngrihet përditë në rrugën e saj. Ajo është në majat londineze me “DJ Fresh track” dhe “Hot Right Noë”. Ajo mbetet tashmë një vëmendje tjetër në listat e këngëtarëve londinezë. Bjondja është e magjishme shkruajnë gazetat, ndërsa kujtojnë me të madhe “Kujdes Rihanna, Rita është këtu!”.

Ja si shkruanin mediat kohë më parë

Ajo është shqiptare nga Kosova, jeton në Londër, është 21 vjeç, por që tani është pjesë e producentit të njohur botëror, Jay-Z. E kemi fjalën për bukuroshen shqiptare Rita Ora, e cila për momentin po përgatitet për të sjellë për fansat albumin e saj debutues, duke performuar në Party-n e CK One dhe MTV Push në Village Underground! “Të punosh më Jay-Z është si një ëndërr.  Të punosh me ndonjë legjendë është si një ëndërr që realizohet, por Jay është shumë i impenjuar me disa artistë që ka në produksionin e tij.

Për mua që kam ardhur nga Londra, dhe fillimisht që jam nga Kosova, është dhjetë herë më e rëndësishme”, – ka thënë këngëtarja, duke shtuar se që në fëmijëri është ndikuar nga Gëen Stefani, Mariah Carey, Whitney Houston dhe Imogen Heap. “Pra, më pëlqen ky lloj i grave të suksesshme”, – shton më tej shqiptarja që ka qenë edhe imazh i fushatës së Calvin Clein. Gjëja që e ka impresionuar më shumë Rita Orën deri më tani është fakti që ka pasur mundësi të marrë pjesë në xhirimet e Jay-Z.

“Ai është në të vërtetë një gjeni. Të jesh në të njëjtën dhomë me të dhe të kesh mundësinë ta shikosh atë, me të vërtetë që çuditesh, aq më tepër kur shikon edhe performancën e Beyonce”, – pohon 21-vjeçarja, e cila ka dhënë konsideratat e saj maksimale për këngëtaren e re por shumë të suksesshme, Adele. “Jo vetëm performanca vokale është e mahnitshme, por edhe tekstet e këngëve janë të mahnitshme. Dhe fakti që ajo është vetëm 21-vjeçare… Ajo është një talent i madh”, – përfundoi ajo.

Kthehu mbrapa

Shto koment