KTHIMI I MUHAXHIRËVE NË TOPLICË

09.07.2015 (komentet: 0)

 

Botohet për herë të parë: Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Botërore 1916-1918 (5)
Prof. Dr. Hakif Bajrami

 

Si i organizoi Hasan Prishtina përfaqësuesit e muhaxhirëve për kthim në vatrat e veta në Toplicë?

Në fillim të vitit 1916 Hasan Prishtina, Nexhip Draga dhe Nazim Gafurri do ta fillojnë organizimin e kthimit të muhaxhirëve që i kishte larguar principata e Serbisë me dhunë nga Sanxhaku i Nishit (nga 714 fshatra). Organizimi do të fillojë në tri qendra, gjithandej kah ishin strehuar muhaxhirët më 1877-’78. Së pari organizimi do të fillojë në Rrafshin e Kosovës në dy qendra veprimi. Në qendrën e parë në Rrafshin e Llapit organizimit do t’i prijë Hoxhë Visoka. (19. AJ. Fondi “Dvor”, S. 74, K. 22-Pesma o Hodj Visoki, Krusevac, 1921).


Austro-hungarezët do të sillen si okupatorë krejtësisht ndryshe sikurse silleshin okupatorët serbo-malazezë ndaj shqiptarëve. Austriakët do të lejojnë dhe ta stimulojnë hapjen e shkollave, do ta lejojnë administratën të zhvillohet në gjuhën shqipe, do ta lejojnë shfaqjen e ndjenjave kombëtare shqiptare, bile në këtë drejtim do të nxisin me qëllim nacionalizmin shqiptar të reflektojë dhe mos të identifikohet më si “turk”, “latin”, “grek” e çka jo. Ishte ashtu sepse okupatorët turq një kohë të gjatë dhe okupatorët serbo-malazezë në kohë të shkurtër do të sillen me shqiptarë me barbari dhe krime ndër më të egrat në Evropë. Lidhur me këtë, në skenën historike prapë, sidomos në ato vise që kishin qenë nën pushtetin serbo-malazez, Hasan Prishtina nga fundi i tetorit 1915, kur u okupua Shkupi dhe Gjilani (21 tetor 1915) nga Bullgaria, kur u okupua Prishtina dhe Llapi nga Bullgaria (23 tetor 1915), kur u okupua Mitrovica dhe Peja me Gjakovë (23 tetor 1915) nga Austro-Hungaria, do të vihet në organizim të muhaxhirëve që të kthehen në vatrat e tyre në Sanxhakun e Nishit, sidomos në Toplicë, që ishte gati kompakt shqiptare deri më 1877. Organizimi i Hasan Prishtinës do të zgjasë gjatë tërë verës së vitit 1916. Gjatë janarit Hasani do të mbajë tubime ilegale në Llap. Ndërsa në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan aktivitetin do ta zhvillojë gjatë shkurtit dhe marsit 1916. Në Bujanofc, Preshevë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë do të mbajë takime gjatë majit 1916. (20. Deklaratë e Sylë Hysit që e kishte përcjellë Hasan Prishtinën në të Gjitha takimet. Deklaratën e kë dhënë Sylë Hys Popova më 1971).
Ky organizim i Hasan Prishtinë do ta arrij kulmin më 10 qershor 1916 në Prizren ku ishin pothuajse gati të gjithë prijësit e viseve ku jetonin muhaxhirët, do të theksojë Sylë Hysi-Popova dhe Mustafë Stublla më 1971 kur i grumbulloja kujtimet e tyre për këtë ngjarje historike kombëtare. Ngjante ky grumbullim i kujtimeve sepse Krahina e Dukagjinit kisha shënime se i kishte grumbulluar kujtimet e tilla nga Hysen Xherka. Ato kujtime për mua kanë qenë mësim se si duhet të krijohet “arkiva kombëtare” sepse ne nuk kishin shtet, prandaj nuk kemi pas as qendër të grumbullimit të fakteve-dokumenteve. Një ditë pas Kuvendit në Prizren Hasan Prishtina do të gjendet në vendin “Te Dushku i Fushës”, aty ku kishte mbajtur fjalim më 1912 për organizim të mbrojtjes së kufirit nga sulme imperialiste serbe në vijën Murgull-Përpellac-Merdar-Kulla e Asqerit-Topallë-Vranjë. Atë ditë Hasan Prishtina, Nazim Gafurri, Salih Hoxha, Nexhip Draga, Hys Popova, Mulla Mustafë Braina do ta caktojnë Hoxhë Visokën (Mulla Shaqir Halilin) për komandant të tërë operacionit, për kthimin e muhaxhirëve. Hoxhë Visoka që ishte vet muhaxhirë, intelektual dhe patriot, detyrën e besuar do ta pranoi me BESë se me kreshnikët e tij do ta kryente me sukses. Propozimin për komandant e kishte bërë Nazim gafurri. Ndërsa fjalimin, sipas Mustafë Stubllës që mbante shënime, e kishte mbajtur Hasan Prishtina. Në Kuvendin “Te Dushku i Fushës” sipas Mustafë Stbllës, Fejzullah Xhakës, Rizah Kaçandollit, Naman Xhakës, ishin mbi 3000 burra shqiptarë. Aty së pari do të këndohet një këngë nga Nurë Shatri: Strofa e pare ishte: “O kreshnikë ju thërret Toplica, Kush s’ka armë merrni sakica…”. Për këtë tubim guvernerit bullgar që rrinte në Prishtinë e që Llapin e vizitonte shumë rrallë i ishte thënë se “kemi festë fetare”. (21. Deklaratë e Mustafë Stubllës, dhënë autorit më 1971 me titull: “Përpjekja e muhaxhirëve për t’u kthyer në Toplicë më 1916”).


Në kuvendin te “Dushku i Fushës” Hasan Prishtina u ftua që t’u drejtohet të pranishmëve, sepse çdo shqiptar e priste se çka mendon ideologu i pavarësisë së Shqipërisë Etnike. Me të marrun fjalën Hasan Prishtina do të thot: “Vllazen Shqiptar, ju kam në zemër, ju e dini se si është tierë fati i jonë në Londër pas atyre lumejëve xhaku që i kemi derdhë për vatanin tone të dashtun. Ne nuk kërkojmë prej askujtë lëmoshë, e as ndihmë që t’i sulmojmë të tjerët në trojet e tyre. Por, për trojet tona që janë rrudhë në këto dyqindë vjetët e fundit, ne duhet t’i tregojmë botës se nuk jemi çiragji në tokat tona, ashtu si na ka trajtue Serbia, Cerna Gorja dhe besa me ndihmën e tyre edhe Gullgaria dhe Greqia. Për fatin tone tragjik faje ka edhe Padishahu i Stambollit që na ka ndryshë e shtrydhë dhe në fund na ka lënë pa asnjë ndihmë. Bile me të gjitha fuqitë na e ka kthye armen me na diciplinue. E ju e dini se si ashtu vierr në Prishtinë Haxhi Sadria me shokë, prijës të luftës. Tash Bullgarët nuk po sillen me mizori sikurse Serbia, por qëllimin colonial e kanë të skajshëm dhe të të dallueshëm. Prandaj që të kemi shtetin tone dhe të jetojmë të vetqeverisun po konkludoj:
1. Vllazen Shqiptarë-muhaxhirë e të tjerë, ne jemi popull që po përjeton tragjedi pas tragjedie. Ne jemi detyrue me i lëshue trojet ttona nga Sanxhaku i Nishit si pasojë e luftës në mes Padishahut dhe kralëve sllavë (serbë, rusë e bullgarë). Ka ardhë koha dhe e kemi shansën, në saje të rrethanave që janë krijue të organizohemi dhe të i kthejmë muhaxhirët në pronat e tyne që sllavi na i ka grabitëme forcën e grykës së topit, me diegje dhe mizori të çdo lloji. Për ato mizori mbi popullin tone të pafjëshem, shtizën e helmatisun pas shpine na e ka shti edhe Padishahu (Pernadoria Osmane-HB). Tash jemi në nji situate të re dhe duhet sado pak të përpiqemi t’i sherjomë plagët tona, plagët e muhaxhirëve. (22. Naman Xhakja: Prej ktyne fjalëve që dilte zjarr, jemi shkri në vajë nga gëzimi se po kthehmi në katunet tona. Ne ashtu kemi besue sikurse besojmë në Zotin sepse Hasan Begu, për shqiptar ashtu nji burr i paperseritshem. Nji here lind në njiqind vjet. Deklartatë më 1972).


2. Problemi i dytë, vijon Hasan Begu, asht si të ktheni në trevat e jueja, sepse bullgari këtë nuk e deshiron. Po, kemi informacione se ato katune kanë mbetë të shkreta pas arratisjes së Ushtrisë Krjl Petrës nepër Malet e Shqipnisë, drejtë Durrsit. Kolonistët mlazezë që ishin nga 3-4 shtepi nepër katunet e jueja janë arratisë të friguem prej Bullgarëve. Ata janë shkue, sa kemi lajme në Zonën e Nemcës (Austrisë). Tash a duhet të shkojmë të armatosun, apo me familje e me qerre ta marrim atë rrugë kemi mejtue edhe sa ishim në Vushtrri dhe në Popovë, në Prishtinë dhe në Vranidoll. PO kemi ardhë në përfundim me Zotni Nazim Gafurrin dhe zotni Nrxhip Dragën, se duhet muhaxhirëve duhet t’u sigurohet kthimi. Ne pra duhet ta krijojmë nji force KRESHNIKE që do ta studio terrenin dhe sigurojë popullin e paarmatosun. Ne nuk duhet të përdorim armatim, por armë duhet të kemi dhe nëse sulmohemi, do të mbrohemi. Pra duhet që robe e fëmi, pleqë e plaka mos të rrezikohen por të kthehen të sigurtë.
3. Për bajraktar (komandant) të organizimit të kthimit të muhaxhirëve, si e ka qitë propozimin Nazim Gafurri dhe Nexhip Draga do të ishte Zotnia e tij Efendi Hoxhë VIsoka (Të gjithë e pranojnë me brohoritje: Rrnoftë Kryeimami. Duartroket edhe Hasan Prishtina).


4. Çfardo aramtimi më e sigurue e most a marrin vesh fare officerët e Bugarisë. Mendimi asht me u aramatosë DY TABORRE me pushkë-martina. Po asnji kreshnik nuk guxon me xhue e me vra civil, njerëz pa armë dhe pa uniformë ushtarke, që do të na rrezikonte. Për këtë vendim duhet të ma JEPNI BESEN. Populli: “E APIM BESEN”.
5. Të dy taborret do t’i komandoj Hoxhë Visoka.


Nji tabor i kreshnikëve do të tubohet në Perpellac. Këtij taborri do t’i komandoj Beqë Visoka. Në çetën e pare do të komandojë Lam Visoka. Me çetën e dytë do të komandojë Efendi Sahit Bujaku, për ndryshe officer i shkolluem dhe luftar me përvoj në Pleme të Vogël. Me çetën e tretë do të komandoj Efendi Ymer Kiçmari, officer me përvojë në luftën e Plemës së Vogël. Asht i shtymë në mosh por deshiron të tregohet se asht i gatshëm të ktheht me familje në truallin e babait të tij, i cili ishte mësimdhënës në Medresen e Arbanasit afër Kushumlisë deri më 1878. Me çetën ekatër do të komandojë Efendi Elmaz Deshishku, për ndryshe ishte officer i karierës dhe kishte dhënë prova se dine të komandojë më 1912 në Frontin Përpellac-Mrdar-Kulla e Asqerit-Topallë-Vranjë. Flamurtar caktohet Musli Koci. Përgjeegjës për discipline do të emrohet Efendi Salih Hoxha. Këta do të nisen drejtë Kushumlisë dhe atje do ta vendosin Flamurin Kombëtar. Taborrin e dytë do ta drejtoi nga Medari Ramë Vllasa. Flamurtar caktohet Mehmet Xhakja. Përgjegjës për discipline ushtarke do të caktohet Ramë Maçastena. Ky tabor do ta ketë përdetyrë për t` I evidentue katundet që janë boshatisë e që më 1877 ishin shqiptare. Vendtakim me taborrin e pare do ta kanë në vijen Kushumli-Xhake për t` falë drekën në Prekupe.Nga ky tabor prej katër çetave , dy do të pushojnë në vendin strategjik Xhake , prej kah do të synohet shkuemja kah Nishinepër Vllasë.Përgjegjës për secilën çetë do të jenë: Nurë Shatri për çetën e pare, Për çetën e dytë përgjegjës do të jetë Likë Xhakja, për çetën e tretë do të prinë Bahtir Talla,Për çetën e katërt përgjegjës do të jetë Sheqë Mirofci. Imam I të katër çetave caktohet Efendi Bajram Vuqa. (24. Kujtime të bashkohanikëve: Xhemë Visoka; Naman Xhakja; Fejzullah Xhakja, Rizah Kaçanolli; Mustafë Stublla; Met Podieva; Hajriz Kertoku; Mulla Avdia , Mulla Zeqa, Mulla Hajriz Bllaca).


Përgatitjet do të fillojnë me kujdes pasi që të kryhen të korren drithnat gjatë verës. Më 28 nëntor 1916 do të gjindeni në Arbanash, afër Kushumlisë, ku ishte Mefeseja shqiptare e vjetër mbi 380 vjetë. Aty do të falet dreka dhe pastaj krshnikët do të orientohen nga Komandanti Hoxhë Visoka nepër katune, mundsisht aty ku ato katunde I njohin.
Tash do të flas, do të theksoj Hasan Prishtina rreth përgatitjes për armatim (xhephane). Ato armë që I ka lane serbi tue u terhiekë në katundin Shtedim, te vendi I thirrun Borofc (sepse aty Petri u zhyt në balt dhe për më enxerr I ndihmuan shqiptarët me dy penë kie-thot Namnan Xhakja që ka marrë pjesë në atë skenë jo si vrojues por si I ri që I terhiqte kiet e tij). Aty dihet se kanë mbetë sasi e madhe armatimi. Një bigradë do ta lerë tërë armatimin duke e deponuar në tri podrume të Vuqalive dhe në një pleme të Borofcëve municionin (fishekët-mbi 100 000 fishekë). Për të gjitha këto armë ishte përkujdesë Zeqë Breca, për ndryshe ishte I njohur si bartës I letrave të Isa Boletinit një kohë të gjatë. (VIJON)/shqiperiaebashkuar/

Kthehu mbrapa

Shto koment