Kthehet në Gjilan pas 20 vitesh TRIX- Veli Sahiti

22.09.2013 (komentet: 0)

Kthehet në Gjilan pas 20 vitesh TRIX- Veli Sahiti

Me një mbrëmje të mrekullueshme është kthyer në Gjilan TRIX- Veli Sahiti. I thinjur në flok por i freskët në pritje TRIX është mirëpritur me ever-green e viteve të 70-ta. 



Ai ka pranuar, se nostalgjia për një Gjilan të vjetër, të mbetur në kujtesë,  i ka munguar, por kjo nuk e ka penguar të jetë gjatë tërë kohës i mbështetur nga adhuruesit të cilët përcillnin këngët e Sahitit, shpesh herë të përlotur!

“Po festojmë 4o vjetorin bashkë”, u ka thënë të pranishmëve Sahiti, gjersa ka nisur këngën “Dy lot më pikojnë”, dy lot për 40 vite skenë dhe nisë kënga për dashurin e biondinës, për syzezën, t’ kërkoj...

“Më ka mbajtur të freskët vullneti dhe dashuria për këngën, një dëshirë plot zjarr për muzikën e mirëfilltë shqipe”, thotë Sahiti, duke mos mohuar se tashmë brezi i tretë është ai që këndon këngët me pasion, ato këngët me të cilat prindërit e tyre kanë krijuar dhe bërë dashuritë në vitet e shtatëdhjeta. 

Profesori i muzikë, pohon se këngët mbesin “si legjimiteti i shpirtit”, më pas ka prezantuar këngët premier të albumit që përmbyllë 40 vjet në skenë. Do të shënoj këtë përvjetor me album të ri të titulluar “Bjondina ime”, së bashkë me Filarmoninë e Kosovës kam në kërkim të donacioneve për të mbajtur koncerte në qytetet e Kosovës, thotë Veli Sahiti, mbase i mbetur në shpresë se Institucionet e vendit do të gjejnë mirëkuptim për të mbështetur këtë projekt.

Ai ka premtuar se “gjatë” do të shihemi, do të bashkëjetojmë në këngë. Po kërkoj tekste të reja, kam plane për këngë të reja, thotë Sahiti, pa përtuar asnjëherë të këndojë bashkë me publikun ever-green-et.../xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment