Kosova vendi i parë në rajon që digjitalizon Provimin e Maturës

19.03.2013 (komentet: 0)

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, Manfred Brandner, menagjer i kompanisë Austriake BIT , nënshkruan marrëveshje për implementim të projektit : “Modernizimi i sistemit arsimor në Kosovë përmes mësimit elektronik dhe digjitalizimit të Provimit të Maturës.



Qëllimi projektit është  implementimi i rekomandimeve të  strategjisë “ Agjenda Digjitale  përEvropë “ , e Komisionit Evropian që kanë  të bëjnë me rritjen e cilësisë.

Ministri Buja me këtë rast ka  falënderuar  institucionet larta të Austrisë  dhe kompaninë “ BIT”  ( nga Austria )  dhe Qeverinë e Kosovës  e cila ka ndarë ( 5 milion euro)  për  këtë qëllim  dhe ka mundësuar siç  tha ministri Buja, ta bëjmë  hapin historik, digjitalizimin e maturës. 

“Me këtë projekt ne bëjmë digjitalizimin e maturës shtetërore , digjitalizimin e teksteve e programeve , realizimin  e portalit elektronik  dhe çështje tjera “ tha ministri Buja i cili njëherësh theksoi se Kosova tashmë do të jetë vendi i parë në rajon që bënë digjitalizimin e maturës shtetërore”,  ka thënë ministri Buja. 

 Në vazhdim ministri Buja tha se “ me komponentët që ka projekti do të realizohet edhe portali mësimorë që është pjesë e kësaj Agjende Digjitalizuese  e Komisionit Evropian  dhe krejt kjo do të  na mundësoi  të flasim për cilësinë tek matura , për cilësinë tek mësimi elektronik dhe cilësia në arsimin e përgjithshëm” theksoi ministri Buja. 

Ndërsa Gernot Grimm, udhëheqës i ekipit për Transfer të Teknologjisë dhe Njohurive  Shkencore në  Ministrinë së Arsimit të Austrisë  tha se “për ne ishte qenësore që të realizojmë një projekt të rëndësishëm  në kuadër të marrëdhënieve të mira bilaterale që kemi. Austria është një prej 3 shteteve të para në botë sa i përket qeverisjes elektronike, ndërsa firma BIT nga Graci i Austrisë  e cila fitoi tenderin ndërkombëtarë  për këtë projekt , është ndër më të suksesshmet  andaj jemi shumë të bindur në cilësinë e realizimit të projektit tha Grimm. 

Një fjalë rasti mbajti edhe z Manfred Brandner , menagjer i kompanisë BIT  i cili tha se “standardizimi i sistemit arsimor si dhe përkrahja dhe përforcimi i kompetencave qenësore  është  pjesë qenësishme e politikës arsimore në BE të cilën dëshirojmë ta përkrahim dhe ta nxisim edhe në Kosovë  dhe shtoi se do të  mundohemi  ta realizojmë projektin duke ju përshtatur edhe nevojave që janë këtu”  tha Brandner.

Ndryshe periudha e realizimit të projektit është 36 muaj duke filluar nga fundi marsit  2013.

Kthehu mbrapa

Shto koment