Kosova prej 1,771,604, sa ka banorë rezident,13.63 %, janë student!

15.07.2016 (komentet: 0)

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë përgatitur “Statistikat e Arsimit 2015/2016”.Sipas Agjencisë  së Statistikave të Kosovës Popullsia në Kosovë për vitin 2015 vlerësohet të jetë 1,771,604, banorë rezident, nga ky numër po ashtu sipas kësaj Agjencie janë rreth 130 000 student, q ië bie 13.63 %.

 

 

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët,  arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas një njoftimi për media nga rezultatet të dala nga publikimi “Statistikat e Arsimit 2015/2016”, del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor ishte 27 508, prej tyre në sektorin publik 26 154 fëmijë ose 95.1%,  ndërsa në sektorin privat 1 354 fëmijë ose 4.9%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 263 779, prej tyre në sektorin publik ishin 261 136 ose 99%, ndërsa në sektorin privat 2 643 ose 1%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 87 847, prej tyre në sektorin publik 85 377 ose 97.2%, ndërsa në sektorin privat ishin 2 470 nxënës ose 2.8%.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të nxënësve në arsimin special në vitin arsimor 2015/2016 ishte 357 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar në vitin akademik 2015/2016 ishte 120 429 studentë, prej tyre në universitetet publike 73 111 studentë, ose shprehur në përqindje ishin 60.7%, ndërsa në kolegjet private ishte 47 318 studentë, ose 39.3%.

Kthehu mbrapa

Shto koment