"Kosova" e Jusuf Buxhovit arriti në Rozhajë.

29.04.2012 (komentet: 0)

Pas pritjes madhështore që iu bë ditë më parë në Shkup dhe Tetovë, "Kosova" e Jusuf Buxhovit arriti edhe në Rozhajë.

Në kuadër të manifestimit "Ora e maleve" të shtunën u bë përurimi i kësaj vepre, për rëndësinë e së cilës foli recensionisti i saj Ramadan Musliu, i cili veprën e Buxhovit e vlerësoi një monument të historiografisë shqiptare, që ngrit dinjitetin e popullit tonë.

 

 

 

 

Rishqyrtimet që sjell Buxhovi, nga ato që orgjinën ilire të shqiparëve e bart tutje te Pellazët si dhe konkludimi se dardano-iliro-arbërorët janë ndër themeluesit e Bizantit, Shqiptarët i radhisin në djep të qytetërimit perëndimor, vlerësoi Musliu.

 

Ai me këtë rast theksoi se meritë e madhe e historianit Buxhovi është ajo që ai hedh poshtë pikëpamjet e hostoriografisë serbe rreth mesjetës dhe të Peranodirsë Osmane,veçmas ato që kanë të bëjnë me gjoja qendrën e shtetit mesjetar serb dhe kishën ortodokse serbe në Kosovë.

 

Sipas Musliut, "Kosova" e Buxhovit jo vetëm që përmbys këto gënjeshtra, por ai redifinon rolin e arbërve në Mesjetë, duke i parë si faktror aktiv në strkukturën e perandorisë bibantine. Musliu, po ashtu vlerësoi lartë qendrimin e Buxhovit rreth Rilindjes kombëtare shqiptare, duke e nxjerrë në një dritë të re rolin e Kosovës në proceset që çuan te pavarësia kombëtare.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse, autori Buxhovi, tha se ndjehet i nderuar pse vendlindja e të parëve të tij, Rozhaja, ku gjendet Buxhova, po e nderon veprën e tij historike dhe letrare. Buxhovi vlerësoi lartë përpjekjet e Shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi që të ruajnë identitetin e tyre kombëtar, duke i këshilluar që të ruajnë lidhjet tradicionale miqësore me malaziasit dhe boshnjakët.

 

Me këtë rast, organizatori i këtij manifestimi nderoi historianin Jusuf Buxhovi me një plaketë të veçantë.

 

Në takimet tradicionale "Ora e maleve", pos promovimit të "Kosovës" së Buxhovit, ishte edhe ora e madhe letrare, ku morën pjesë poetë të njohur nga të gjitha trojet shqiptaret, gjë që këtij manifestimi i dha përmasat e një feste gjithëshqiptare.

Kthehu mbrapa

Shto koment