Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - bachelor në vitin akademik 2013/2014

09.07.2013 (komentet: 0)

Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me 08.07.2013 mori Vendim për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- bachelor në vitin akademik 2013/2014



Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2013-2014, do të regjistrojë 11932 studentë, prej të cilëve 9412 studentë të rregullt dhe 2520 studentë me korrespondencë.

Universiteti do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët ,të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

Për më shumë informata shkarkoni dokumentin këtu.

Kthehu mbrapa

Shto koment