KONGRESI I BERLINIT 1878 DHE LUFTËRAT GLLABËRUESE TË EVROPËS KOLONIALISTE DHE RUSISËCARISTE

03.04.2015 (komentet: 0)

 

Traktati i Shën Stefanit, dhe Kongresi i Berlinit, ishin plotësime kolonialiste kundër Perandorisë Osmane. Caristët e Rusisë me fitimin e primatit gjëja për mbrojtjen e popujve të robëruar sllavë, e filluan luftën e tyre të pa kompromis, kundër armikut të përbashkët shekullor Turqisë. Këtë politikë sllavo ruse në fillim e frymëzoi dhe e nxiti Rusia, duke i realizuar për vete dy traktatet kolonialiste: të Shën Stefanit dhe at të Berlinit. Kjo ishte bërë me të vetmin qëllim me i pakësua sa më shumë tokat e Turqisë, dhe kështu filloi t’i zmadhonte deri në maksimum tokat e shteteve të reja ortodokse  të Ballkanit. Të cilat shtete kishin filluar të lindnin dhe zgjeroheshin mbi trojet shqiptare që i sundonte gjer atëherë Perandoria Osmane. 

Reshat Avdiu

Këto shtete të sapoformuara ortodokse të Ballkanit i ndihmonte dhe i përkrahte siç thamë edhe më lartë Rusia Cariste e Aleksadrit të Madh, sepse ishin vazalet e saj, se me këto shtete ortodokse të sapoformuara ekspansioniste Rusia bënte përhapjen dhe forcimin e Perandorisë të saj. E cila shtrirje në meridianët gjeografike do të ishte dhe arrinte nga një det në një det tjetër, dhe atë duke filluar nga Adriatiku, Egjeu, Deti i Zi, dhe do të përfundonte në Oqeanin Indian.

Sipas filozofisë pan-sllaviste të Perandorisë Ruse, ajo duhej që me çdo kusht ta okuponte Etrurinë e lashtë, me qëllim për ta eliminuar njëherë e përgjithmonë rrolin e Romës në politikën dhe religjionin e  saj. Atëbotë në  Rusi  gjatë  shekujve  XVIII dhe XIX, kishin filluar të propagandoheshin dhe botoheshin studime për shporrjen dhe eliminimin e jo sllavëve. Nëpër këto studime dominonte mendimi se popujt kryegjatë dhe mjekërdrejtë, kishin më tepër përparësi racore dhe intelektuale. Sipas mendimit rus, të Nikollaj Danillevskit dhe skolastikës së tij kishtare që ishte e ndërtuar gjer atëherë mbi baza racisto-fashiste, thoshte se sllavët kishin përparësi dhe predispozita për të mbizotëruar dhe sunduar mbi tërë kulturën botërore. N. Danillevski këtë argument të tij e mbështeste në personalitetin e Nikolla Kopernikut, pastaj në reformat religjioze të Jan Husit, reformat shtetërore dhe personalitetin e Petrit të Madh në shkrimet e “superioritetit sllav”, ndërsa në shkrimet e Pushkinit, Gogolit, Mickjeviqit, ai në ushtrinë ruse e gjen personalitetin e Suvorovit, pastaj në rilindjen sllave ai e gjen superioritetin në personalitetin e Llomonosovit.

Në këto studime pan-sllaviste, nuk kishte rëndësi ngritja kualitative e personave, porse qenësorja ishte për ta zbuluar “fundin e historisë” dhe më pastaj tentohej të shkaktohej  “krizë e mendimeve të errëta, me qëllim që të shpallej Mesjeta si etapë historike e vdekur”. Atëbotë, Rusia tentonte ta paraqiste veten e saj si prietarja e familjes së madhe sllave, ku më pastaj do të ngadhënjente mbi Perëndimin e Egër në përgjithësi. Në realitet Danillevski në studimin e tij: “Rusia dhe Evropa”, gjurmonte ideologjinë e detajuar të Perëndimit, dhe përpiqej që ta krijonte despotin triumfaliste politike ruse me moton: “Rusia nuk është në Evropë”.

 Në një studim tjetër vizionar Danillevski, tentonte që nëpërmes themelimit të historisë shkencore ruse, lexohet se: “doktrina pan-sllaviste e Perandori ruse është e bazuar në luftë kryqëzatash si tendencë e humanizmit okupues në të gjitha territoret e huaja”.  

Nikollaj J. Danillovski si baba, i politikës pan-sllaviste ruse, e shtron edhe këtë pyetje: “A duhet që Rusia ta kaloj rrugën nëpër të cilën kishin kaluar vendet perëndimore? Apo ta zhvilloj luftën në kuadër të civilizimit sllavë. Rusia, e zgjodhi rrugën e luftës gjëja si primat për t’i mbrojtur popujt sllavë nga Perandoria Osmane për t'i plasuar këto ide pan-sllave, së pari në mënyrë të tërthortë përmes një bashkëpunëtori rus me ide te majta sikurse që ishte edhe vet Danillovski, ky njeri ishte Nikolla Pashiqi. Personalitet i lartë shtetëror dhe politikan i spikatur, më pastaj do ta themelonte partinë radikale me profesion ishte inxhinier. Me veprimtarinë e vet ushtroi ndikim në zhvillimin e Serbisë. Ishte ministër i punëve të jashtme dhe kryetar qeverie. Ka pasur rol të madh në krijimin e Mbretërisë SKS, të cilin union e përfaqësoi në Konferencën e paqes në Paris.

Pashiqit atëbotë po sa i kishte rënë në dorë programi pan-sllavist i N. J. Danillevskit, “Rusia dhe Evropa”, menjëherë kishte filluar ta përkthente në gjuhën serbe për ta përdorë pastaj atë për nevojat ekspansioniste serbe në Ballkan. Nikolla Pashiqi nuk dyshonte fare se në realizimin e idesë pan-sllaviste Serbisë, do t’i ndihmonte Rusia në të gjitha dimensionet. Dhe m’u për këtë ai do ta vazhdonte rrugën e pan-sllavistit të tij, Nikollaj J. Danillevskit me studimin e tij, me titull: “Mbretëria serbe nga Kongresi i Berlinit”. Aty më 1877, zbulohen të gjitha orientimet politike të shtetit serb, dhe Kishës serbe në përgjithësi, duke e zbuluar njëherë faktin se Pashiqi ishte një pan-sllavist i përbetuar, çdo gjë do të bënte për t’ia kaluar edhe Neronit, vetëm e vetëm që ta krijojë Serbinë e ëndërruar me daljen e saj në dy dete, duke i shfarosur në rend të parë shqiptarët përnjëherë ose në etapa, varësisht nga rrethanat  e   krijuara.  Ai  do   të   deklaronte   edhe   këtë:  “Lëreni shqiptarët të na shajnë dhe mallkojnë sa të duan dhe dëshirojnë, ju vetëm se vazhdoni punën tuaj të shenjtë karshi Atdheut (Otadžbines) tonë. Ju bjeruni atyre pamëshirë! Duke i detyruar ata që të shpërngulen për në shkretëtirat e Anadollit”. Më pastaj ai do të deklaronte edhe këtë: “Serbia tenton që të zbatohen urdhëresat e Kongresit të Berlinit 1878, të cilat urdhëresa po presin që të realizohen tash e 34 vite. Serbia donë të punojë në frymën e Evropës. Ajo donë që t’i realizoj dëshirat dhe qëllimet e fuqive evropiane. Ajo donë që edhe gjakun ta derdhë vetëm e vetëm që ta realizoj ëndrrën e vëllezërve të saj. Ajo donë që në rrezik dhe me harxhimet  e  veta  t’i  realizoj  vendimet  e  fuqive  evropiane...”[1]

Kështu thoshte atëbotë Nikolla Pashiqi, për zhdukjen dhe eliminimin qenies biologjike të etnosit shqiptarë.

“Pa shkelë këmba e solldatës serbe në Durrës dhe në Selanik, nuk mund të flitet për një Serbi të mirëfilltë. Pastaj për Nikolla Pashiqin Stambolli, duhej të ishte kryeqendër ruse ndërsa Selaniku qendër koherente serbe. Për të ardhur deri tek ky realitet, Danillevski dhe Pashiqi e kishin për simbol ndarjen horizontale dhe vertikale të përdorimit të dhunës në dimension “Gewltsamakeit-dhunëshmëri-tirani-humane”. Mbi këto parime kriminale, duhej me çdo kusht të fitonte ideja e Vaselenës. Kuptohet, theksonte Danillevski, në një mendim të tij, se qëllimi i bashkimit të  gjithë sllavëve nuk mund të realizohet pa krijimin e një politike ideore që mbështetet në majtizmin social, mendim ky do të ishte lakmues dhe atraktiv në shikim të parë për civilizimet që kanë popullsi të mëdha nëpër vendet rulare. Dhunësia dhe tirania në këtë fushë, për të ardhur deri tek qëllimi, sipas Danillevskit, ishte se deri sa perëndimi merrej me zbulime të reja gjeografike, sllavët duhet të shtrihen në të katër dete, me një shtrirje hapësinore prej 23 milion km2.

Perandoria pan-sllaviste e Nikollaj Danillevskit rus, do t’i përfshinte shtatë perandori, dhe një qytet me rrethinë të lirë, mbi të cilën perandori do të dominonte Rusia me më tepër se 19 milion km2 . Këto perandori të cilat e përbënin tërësinë pan-sllaviste ishin:

1).  Perandoria Ruse me Galicinë, me një sipërfaqe prej 19 milion km2 .

2). Mbretëria Çeko—Moravo-Sllovake, e cila do t’i përfshinte: Çekinë, Moravinë dhe Hungarinë, kjo Mbretëri do t’i kishte 9 milion banor.

3).  Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e cila do t’i përfshinte: Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Shqipërinë Veriore me Kosovën, Vojvodinën serbe, Banatin, Kroacinë, Slloveninë, Dalmacinë, krahinat ushtarake të Gradishkës, Istrën, Qarkun e Trieshtës, me 75% të Karantanisë dhe 20% të Shtajerkës përtej Dravës kjo mbretëri sipas Danillevskit do t’i kishte 8 milion banor të shtrirë në 450.000 km2.                                             

4).  Mbretëria Bullgare sipas Danillevskit do të shtrihej në trojet e Rumelisë, Maqedonisë, dhe do t’i kishte 6 milionë banorë me një shtrirje sipërfaqësore prej 300.000 km2.

5).  Mbretëria Rumune do të shtrihej në Vllahi, Moldavi, pastaj në një pjesë të Bukovinës dhe në gjysmën e Transilvanisë që është afër lumit Marash, në pjesën perëndimore të Besarabisë, kjo krahinë e banuar tërësisht me Molldavë, në këtë mbretëri përfshihej edhe Dobrugja, ku kjo mbretëri do t’i kishte 300.000 km2 , dhe 7 milion banor.

6).  Sipas Danillevskit Mbretëria e pestë do të ishte Mbretëria Helene, e cila do t’i përfshinte këto territore: Thesalinë, Epirin, pastaj pjesën jug perëndimore të Maqedonisë, ujdhesat e Arkipelagut të Rodosit, Kretës, Qipros dhe brigjet e Detit të Zi të Vogël. Kjo Mbretëri do t’i kishte në fillim 4 milion banor dhe me një shtrirje territoriale prej më tepër se 280-300.000 km2.

7). Mbretëria Hungareze, do t’i përfshinte Hungarinë dhe Transilvaninë me një përbërje etnike prej 7 milion banor dhe një shtrirje prej 300.000 km2.

8).  Rrethina dhe Mbretëria e Stambollit, do ta përfshinte një pjesë të Rumelisë, Azisë së Vogël, Bosforin, Detin Marmara dhe Dardanelet me Siujdhesat Galipol dhe Ujdhesën Tanedos. Në këtë etnitet te Perandorisë Pansllave në fillim do t’i kishte 2 milion banor

Këta popuj të ngjashëm sipas “shpirtit dhe gjakut”, me një madhësi etnografike prej më tepër se 125 milion banor, si kryeqendër të tyre kryesore sipas N. Danillevskit, do ta kishin Stambollin si “qendër natyrore”, dhe se me këtë bashkim moral dhe material të sllavëve do të shënohej edhe zgjidhja e çështjes Lindore, si e vetmja zgjidhje e mundshme konkludonte Nikollaj Danillevski. Kjo Perandori Pansllave shkruante pastaj ai më tej, do të kishte kredibilitet politik, aftësi ushtarake dhe vizion ekonomik të lartë për t’u mbrojtur nga Monarkia Frënge, sepse Perandoria Pansllave do të ishte Perandori e zgjeruar edhe në Mbretërinë Lindore Romake me kryeqendrën e saj Stambollin. Në këtë mënyrë do të përsëritej “koha e kaluar e artë e Peran-dorisë Bizantine, në formën dhe petkun e ri”.

“Deti pan-sllavë” gjegjësisht Perandoria Ruse, është themeluar nga shumë përroska, të ngritura në lumenj të mëdhenj. Natyra e triumfit të rrjedhës së tyre, sa më afër fundit për të humbur në detin e civilizimeve. Sipas Danillevskit kjo rrjedhë në gjysmën e dytë të shekullit XIX, po vinte duke u zbutuar tej mase, por triumfi pan-sllavë ishte evident. Butësia e klimës së atyre lumenjve (popujve), dhe se kjo konsiston në dykuptimësi si adjunkcion (lidhje) në funksion me të sotmen: “të shndërrimit të historisë në poezi”, në shpëlarjen e poezisë nga historia. Lidhur me këtë parim pan-sllavist, mësuesi i Danillevskit, i quajtur Homjakov për krenarinë e bashkimit të sllavëve në një Perandori dhe padrejtësitë historike që do t’ua sjellin të tjerëve kishte shkruar dhe ishte shprehur kështu në vargjet e tij artistike:

 

                     “Shikoni se si gjerësisht rrjedhin,

                     Në luginën e gjelbër të paluar,

                     Se si në brigjet e popujve tjerë bredhin,

                     Me shpirt të etshëm janë bashkuar”.

 

Kështu ishte skalitur politike epidemike e nacionalizmit pan-sllavist në Programin e N. J. Danillevskit, ku do të transformohet në tirani suptile “poetike”[2].

Dhe kështu filloi shkatërrimi i Turqisë evropiane nga Rusia Cariste, ku më pastaj menjëherë do të fillonte edhe cungimi i Shqipërisë Natyrale, që ishte gjer atëherë si një etnitet etnografik autonom edhe pse ndodhej nën Perandorinë Osmane, ajo njihej si territor etnografik shqiptarë prej më tepër se 90.000 km2 . Pastaj vet Turqia qysh me kohë i kishte rregulluar administr-ativisht, si njësi të veçuara fort mirë nga pikëpamja kombëtare, pastaj edhe banorët shqiptarë gjatë Perandorisë Osmane ishin ndarë në katër vilajete si ai i Shkodrës, Kosovës gjegjësisht Shkupit, Manastirit dhe ai i Janinës.

Sipas Dr. Sc. B. Dugollit, i cili duke u bazuar në materialet arkivale serbe AS. MUD; mbi dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve autokton nga trojet e tyre etnike të Nishit dhe të Toplicës mes tjerash shkruan dhe pohon edhe këtë: “Vitet 1878-1879, pasqyrojnë shumë zhvillime dramatike në historinë e popujve të Ballkanit. Serbët duke u bazuar në programet e tyre utopike për krijimin e Serbisë së Madhe do të fillojnë luftën me Perandorinë Osmane.

Pas dështimeve të ushtrisë serbe në betejën e Timokut dhe në atë të  Moravës  u  dëshmua se Serbia nuk  ka  forcë për “t’i  çliruar popujt e Ballkanit dhe për ta dëbuar osmanlinj nga kjo trevë”. Pas luftës së vitit 1876, Knjaz M. Obrenoviqi, kishte proklamuar: “Se fati i popujve të Ballkanit është në duart e më të fortëve”[3]. Serbia me kohë kishte kërkuar ndihmë nga diplomacia ruse franceze gjermane dhe austriake për një luftë që do të merrte karakter të një kryqëzate ati-islame e ku në rend të parë do të pësonin shqiptarët. Me këtë mjegullim të çështjeve, e ashtuquajtura çështje lindore, do të ngrihet dhe polemizohet deri në tragjedi[4].

Pas lidhjes së paqes ultimative (të cilën Porta e kishte pranuar sipas kërkesës ruse), në dhjetor të vitit 1876, do të mbahet një konferencë ndërkombëtare në Stamboll dhe aty fuqitë e mëdha do të kërkojnë autonomi për Bullgarinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, gjë që edhe do të pranohet. Autonomia e këtyre vendeve do të garantohej nga fuqitë e mëdha, ndërsa sulltan, Abdylhamidi II, nën presionin e tyre, me 23 dhjetor 1876 do ta shpallë Kushtetutën me të cilën të gjithë qytetarët e Perandorisë cilësohen të barabartë. Në Konferencën e Stambollit, ministri i jashtëm i Portës, Safet Pashai do t’u referohet disa herë marrëdhënieve të acaruara shqiptaro-serbe. Nën krismën e topave, në praninë e diplomatëve të fuqive të mëdha akti i shpalljes së Kushtetutës dhe vendimeve të konferencës po bëhej i pa vlerë[5]. Këtij realiteti më së shumti do t’i besojnë shqiptarët sepse do ta kuptojnë më në fund se për ndërtimin e shtetit shqiptar duke zhvilluar luftë në tri fronte: kundër Portës  kundër  Serbisë, Greqisë  dhe  Malit  të  Zi, por edhe kundër fuqive të mëdha[6]. Siç dihet, kjo filozofi politike,përkundër përpjekjeve,shqiptarëve nuk u solli asnjë përfitim.

Meqë, më 23 dhjetor 1876, ishte shpallur Kushtetuta,Porta do të refuzoj të pranojë çdo vendim të Konferencës së Stambollit. Diplomacia evropiane do të provojë që reformat të pranohen duke e përpiluar të ashtuquajturin Protokollin e Londrës (31 mars 1877),të cilin do ta nënshkruajnë lordi anglez Derbi dhe ambasadori rus në Londër, Shuvallov. Protokollin do ta nënshkr-uajnë edhe fuqitë e tjera. Me këtë protokoll kërkohej që Mali i Zi të lidhë paqe me Portën dhe të fillojë  reformat. Këtë ultimatum rus Porta do ta refuzojë. Për shkak të këtij refuzimi më 13 prill 1877, Rusia do të shpallë mobilizimin ushtarak duke i aktivizuar 7 divizione në kufi me Turqinë. Pikërisht me 24 prill 1877, Rusia do t’i shpallë luftë Perandorisë Osmane. Në luftime, rusët do të sigurojnë fitore të mëdha, por njëherit, në prapaskenë, do ta përgatisin Serbinë dhe Malin e Zi për luftë të re kundër Perandorisë[7].

Në proklamatën e 1 dhjetorit 1877, Millan Obrenoviqi do të theksojë: “Unë në proklamatën e 21 shkurtit 1876, popullit tim të dashur i kam treguar se mbrojtja e çështjes së shenjtë ishte e imponuar, se ne ishim të detyruar t’i ulnim armët. Dje na ka rënë në dorë mundësia tjetër. Ç’është e vërteta, prej asaj kohe kur Serbia ka lidhur paqe me Portën fisi turk e ka pasuruar historinë e vet me krime të reja...”[8] . Me këtë akt, Serbia de facto u shpalli luftë shqiptarëve sepse synimi i saj ishte që të futej në tokat shqiptare.

 Në luftën e shpallur kundër Portës marrin pjesë 89.800 ushtarë serbë, ndërsa në opsionet ushtarake angazhohen rreth 30% e tërë popullsisë. Në rrethanat e luftës sipas direktivave ruse divizioni i Moravës do të drejtohet kah Nishi për ta sulmuar masovisht Toplicën e banuar me shumicë nga shqiptarët. Korpusi i Shumadisë, do të drejtohet kah Piroti për të sulmuar, jo vetëm popullsinë shqiptare, por edhe repartet ushtarake të Portës[9].

Me mbështetjen e oficerëve dhe ushtarëve rus, sidomos në vijat komanduese, prej 16 deri më 28 dhjetor 1877 ushtria serbe do ta pushtojë Pirotin, duke dhënë në të njëjtën ditë urdhër që të gjithë shqiptarët të largoheshin nga ai sanxhak. Një ditë më vonë, më 29 dhjetor, Korpusi i Moravës do ta pushtojë Nishin, gjegjësisht sipas kalendarit të ri më 10 janar 1878. në rrethanat e krijuara te reja atëbotë, më 30 dhjetor,forca të mëdha ushtarake serbe do ta fillojnë plojën masive kundër popullsisë shqiptare nëpër qytete dhe rrethinat e tyre. Mijëra familje shqiptare do të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kështu dalëngadalë lufta serbe kundër osmanlinjve do të marrë orientim antishqiptar[10].

Në rrethanat e luftës frontale dhe guerile forcat serbe të reparteve ushtarake me 6 dhjetor (18 dhjetor 1877) do ta sulmojnë Prokuplën dhe njëherit do ta pushtojnë atë për një kohë të shkurtër. Qytezën dhe rrethinën e Prokuplës e mbronin 2400 ushtarë të rregullt. Prej tyre 2000 ishin shqiptarë, ndërsa të tjerët turq dhe çerkezë. Në këtë fushatë sulmesh të pareshtura, më 10 dhjetor, ushtritë serbe të komanduara nga oficerët rusë do ta pushtojnë Kurshumlinë  dhe  qyteza  do  të shndërro-het  në  gërmadha. Me atë rast të gjithë nxënësit e medresesë do të pushkatohen pa asnjë gjyq, në një vend publik ku ishin renditur edhe shumë civil shqiptarë të sjellë nga lokalitetet shqiptare përreth Kurshumlisë. Serbët  i bënin masakrat veç të tjerash edhe që ta frikësonin popullsinë. Ç’është e vërteta, Kurshumlia dhe rrethina deri në këtë kohë kishte qenë trevë shqiptare[11].

Duke synuar realizimin e programit serb për okupimin e viseve shqiptare, me 3 janar 1878, disa forca manovruese serbe do të depërtojnë në Përpellac, duke siguruar kështu mundësinë e sulmit frontal ndaj fshatrave të Llapit nga një pozicion strategjik. Në lindje të këtij fronti, gjithnjë duke bërë masakra mbi popullsinë shqiptare, më 9 dhjetor 1877, njësitë e para serbe do ta pushtojnë Leskocin. Aty do shkatërrohet çdo gjë që ishte shqiptare. Kështu marrëdhëniet shqiptaro-serbe do të marrin karakterin e luftës së pashpallur[12].

 

 

 

 

Botuar më 31 dhjetor 1912 në “The New York Times” shihen shqiptarët duke u larguar nga Nishi më 1878.

 

 

 

 

Pas 16 dhjetorit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më tragjike që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Në spastrimin e Toplicës dhe rajoneve të tjera shqiptare, divizionet serbe të Danubit dhe Moravës ua kishin dhënë flakën 714 fshatrave. Ç’do shtëpi shqiptare digjej dhe shndërrohej në gërmadha. Me qindra e mijëra shqiptarë, në një acar të madh dimri, ishin detyruar të largoheshin në një pjesë tjetër të Vilajetit të Kosovës. Deri më 21 janar 1878 konsiderohet se kanë mbetur  të  ngrirë  në   borë,  nëpër  rrugë  dhe  shtëpitë  e  tyre  me dhjetëra dhe mijëra shqiptarë, që nga Nishi e deri në periferi të Prishtinës (dhe nga Gërdelica,Vraja e deri në Kumanovë përreth Moravës mbetën të ngrirë në borë dhe acar më tepër se 27.000 shqiptarë autokton-vër. aut.). Në këtë luftë, sipas urdhrit të Seit Pashës, shqiptarëve që bënin rezistencë do t’u kërkohet të kthehen në shtëpitë e veta, meqë komanda turke e kishte pranuar kapitullimin. Shtrohet pyetja tronditëse: ku të ktheheshin shqiptarët kur ç’do gjë u ishte djegur e rrënuar[13].

Më 31 janar 1878 Hafiz Pasha do të urdhërojë ndërprerjen e operacioneve, ndërsa Nikollaj Nikollajeviqi (rus) do të promovohet si komandant i frontit ballkanik kundër Portës. Kështu do të mbarojë lufta dhe njëherit do të lidhet një lloj paqe në Edrene më 31 janar të vitit 1878[14].

Qeveria serbe në të gjitha viset e pushtuara do të vendosë diktaturën ushtarake. Ç’do person shqiptarë që konsiderohej me vlerë do të pushkatohet me këtë, qeveria serbe, më 10 shkurt 1878, do ta vendosë në Vrajë një komision ekspertësh prej të cilit kërkohej që të nxirrte sa ma shumë përfitime territoriale duke biseduar me oficerët të huaj, për t’i bindur se tokat e pushtuara banoheshin nga serbët. Në këto rrethana, çdo bashkëbisedues eventual shqiptarë e kishte të ndaluar të shprehej në gjuhën shqipe para të huajve. Nga ana tjetër, në Vrajë menjëherë do të fillojnë bisedimet për caktimin e kufirit të ri me pjesëmarrjen e Asaf Pashës gjeneral divizioni, Mustafa Beut nënkolonel i kavalerisë Ismajl Efendiu major, Hafiz Pashës gjeneral divizioni, Salih Beu koloneli i gjeneralshtabit dhe bashar Beu major. Bisedimet e këtij shtabi turk do të zhvilloheshin me oficerët përkatës rusë dhe me palën serbe, këto bisedime u zhvilluan për një kohë të gjatë[15].     

Nga pala serbe,në bisedimet rreth caktimit të kufirit,do të marrin pjesë: Lubomir Tomanoviqi kolonel i gjeneralshtabit, Jovan Petroviqi major, Jevrem Velimiroviqi major i këmbësorisë dhe Dragutin Franaskoviqi, përfaqësues i pushtetit civil me autorizime ushtarake për dëbim të popullsisë shqiptare nga shtëpitë e tyre[16].

Nga pala ruse në bisedimet e Vrajës, do të marrin pjesë kolonelët Bodrikov dhe Shuvajllov dhe disa oficerë tjerë me grada më të ulëta, por që kishin kompetenca urdhëruese. Bisedimet në Vrajë do të zgjaten me qëllim deri sa të fillonte Konferenca e Shën Stefanit, një lagje kjo afër Stambollit që turqisht quhej Jeshilkej[17].

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe pas luftës serbo turke do të hyjnë në një fazë të re tragjike. Si pasojë e luftës, jo vetëm që shqiptarëve ua grabitën pronën dhe i larguan në tërësi nga Sanxhaku i Nishit, por edhe u krijua tragjedia e muhaxhirëve. Ajo plagë nuk do të shërohej me asnjë çmim. Okupatori serb kishte bërë krime të papara. Sipas dokumenteve, vetëm për tri ditë, gjatë dhjetorit 1877, në 714 fshatrat e Sanxhakut të Nishit, Pirotit dhe të pjesës verilindore të Vilajetit të Kosovës nuk kishte mbetur asnjë shqiptar në shtëpi të vet. Të gjithë ishin dëbuar. Kjo tragjedi do të mbetet me dekada si një gur i rëndë rreth qafe,si një obligim për t’u kthyer në trojet stërgjyshore[18].

Që nga lufta serbo-turke, më 1876, politika serbe do të përhapë lajme nëpër Evropë se shqiptarët kishin marrë pjesë në luftë në anën e Portës. Kjo s’kishte të bënte me vërtetën. Përkundrazi. Qarqet ushtarake kishin bërë pushkatime masive të shqiptarëve dhe të tjerëve për t’i spastruar territoret para edhe pas luftës, të cilën e humbën më 1876. Shqiptarët, në luftën e vitit 1877, do të gjendet, siç thotë populli-midis kullës dhe çekanit. Të gjithë pa dallim, edhe pse u zotuan se do të mbeten lojal, u detyruan të shpërngulen në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës. Duke e përjetuar rëndë tragjedinë që bënë armatat serbo-ruse mbi shqiptarët, këta do të përpiqen një kohë të gjatë të kthehen në trojet e veta, por ato ishin të rrënuara në tërësi[19].

Shqiptarët e vendbanimeve të rajonit Vrajë – Gjilan – Graçanicë, sipas burimeve serbe, nuk kishin bërë ndonjë rezistencë, por edhe këta do t’i dëbojnë nga shtëpitë për t’i bërë repartet ushtarake. Nga këto treva shqiptarët megjithatë do të ktheheshin më vonë, në etapa të ndryshme kohore dhe me marrëveshje të caktuara.

Shqiptarët e trevave të Drenicës, Shalës dhe Llapit do të bëjnë rezistencë, sidomos për ta mbrojtur Kurshumlinë, Prokuplen, Semakovën, Mehanën, Luginën e lumit Toplica dhe sidomos nyjën strategjike të fshatit Xhake. Sulmi do të bëhej me armatim të rëndë me topa dhe ai do të zgjaste deri në qershor të vitit 1878, ku shqiptarët do të rezistojnë pa u ndalur fare. Më në fund ishin të detyruar të tërhiqeshin sepse ashtu kishte vendosur Kongresi i Berlinit[20].      

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe kështu do të shndërrohen në një proces tragjik me fajin e politikës imperialiste serbe. Vetëm për shkak të organizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për t’i bërë rezistencë Perandorisë Osmane dhe luftës kolonialiste serbe, kombi shqiptar ishte vënë në një rrezik të madh. Ky fakt do të mbetet përcaktues i marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy popujve, jo vetëm deri më 1912, por edhe pas këtij viti. Sjellja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit dhe pozita e muhaxhirëve në Vilajetin e Kosovës do ta përkeqësojë gjendjen politike në të gjitha viset shqiptare. Gjendja shqiptare do të rëndohej tej mase nga skamja dhe mjerimi. Gati për një dekadë shiheshin muhaxhirët që kishin mbetur pa shtëpi. Ata ishin të detyruar që të bënin një jetë të vështirë sepse edhe Porta nuk u ndihmonte. Pastaj muhaxhirëve të mjerë nuk u ndihmonte, asnjë organizatë ndërkombëtare. Kështu llogaritet se shumë shqiptarë kanë vdekur nga vuajtjet dhe sëmundjet gjatë viteve 1878-1879, nëpër kasollet e tyre të ndërtuara nga buca dheu sesa që ishin vrarë gjatë procesit të arratisjes nga forcat serbe. Pas kësaj drame, një kohë të shkurtër nuk do të ketë konflikte të hapura të një forme të luftës guerile mes shqiptarëve dhe serbëve. Në fillim të vitit 1879 gjendja do të ndryshojë rrënjësisht. Shqiptarët ngadalë do të armatosen dhe do të ndërmarrin sulme për ta çliruar Toplicën Gërdelicën dhe sulme të tjera të cilat shtriheshin deri në afërsi të Prokuples dhe fshatit Xhake. Serbia, nga ana e saj, do të përhapë lajme të rrejshme nëpër Evropë, kinse ajo është për kthimin e shqiptarëve, por në prapavijë vepronte krejt ndryshe.

 Siç shihet ushtria serbe e kishte pushtuar edhe një pjesë të Kosovës ku nuk kishte fare popullsi serbe. Por, nën presionin e fuqive  të  mëdha ushtria serbe do të detyrohet të tërhiqet në vijën e dytë të pozicionit të saj strategjik, në një hapësirë të mbuluar me disa korpuse nga Novi Pazari e deri në Përpellac, nga Merdari e deri në Vasilevc, nga Topalla e deri në Vrajë. Tërheqja e ushtrisë serbe është bërë më 20 shkurt 1878. Kështu, 215 fshatra të Vilajetit të Kosovës, të cilat deri në fund të shkurtit ishin të shkreta, nga marsi e deri në qershor në to do të kthehen shumë familje vendase, por edhe familje muhaxhire duke e filluar një jetë të re me plot vuajtje dhe rreziqe nga sëmundjet dhe sulmet e njësive çetnike serbe. Në 489 fshatra shqiptare, shqiptarët nuk do të lejohen të kthehen. Kështu midis Serbisë dhe Portës do të krijohet një problem diplomatik, por ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të krijohet një gjendje lufte[21].

Në këto rrethana edhe pozita e enklavave serbe në Vilajetin e Kosovës do të përkeqësohet sepse, jo vetëm muhaxhirët shqiptarë, por të gjithë shqiptarët si komb, me fajin e politikës serbe, do të shndërrohen në armiq të Serbisë. Jo vetëm muhaxhirët shqiptarë, por të gjithë shqiptarët si komb, do ta krijojnë ngadalë konceptin e tyre obligativ se duhet të armatosen dhe të luftojnë në tri fronte: kundër Portës, pastaj edhe kundër Serbisë dhe vendime të padrejta të fuqive të mëdha. Shqiptarët në këtë luftë nuk kërkuan asnjë pëllëmbë tokë të huaj, por do të kërkojnë me fjalë, me shkrim dhe me armë të kthehen në trojet e veta[22].

Muhaxhirët shqiptarë të pakënaqur me gjendjen e tyre, të ndjekur nga Serbia dhe të lënë në pozitë tragjike nga Perandoria Osmane, do të fillojnë ta marrin drejtësinë në duar të veta. Duke mos pas fuqi t’i sulmojnë serbët andaj kufirit për t’u kthyer në tokat e veta, në shumë raste, muhaxhirët do të organizohen dhe do t’i sulmojnë enklavat serbe në Kosovë, për t’u vendosur në shtëpitë e tyre. Serbët, ndërkaq, duhej të largoheshin nga tokat e tyre, sepse pronat e shqiptarëve i kishin zaptuar po këta serbë andej kufirit, të pranuara pas Kongresit të Berlinit[23]. Shqiptarët ishin organizuar në çeta, në njësi më të vogla dhe në shkallë guerile shpesh do të ndërmerrnin aksione luftarake dhe hakmarrëse ndaj reparteve ushtarake dhe policore serbe, por jo edhe ndaj civilëve të pafajshëm. Këtë fakt e theksojnë edhe burimet serbe pa asnjë dilemë. Sulmet kundër reparteve ushtarake serbe, shqiptarët do t’i ndërmarrin përgjatë gjithë vijës kufitare, nga Plava dhe Gucia e deri në Kopaonik; nga këndej e deri në Perpellac, Merdar, Vasilefc, Medvegjë e Vrajë, gjithnjë me qëllim që të kthehen në fshatrat e tyre të mbetura shkretë në Sanxhakun e Nishit[24]. shqiptarët shpeshherë do ta kalojnë kufirin, do të zënë prita aty ku e njihnin terrenin, sidomos pranë ish-fshatrave të tyre dhe, me ditë të tëra, do të përpiqen që të paktën ta transferojnë pasurinë e tyre të tundshme që kishte mbetur e padëmtuar. Ngjante të kishte pasoja,të bëheshin luftime lokale me dy e tri ditë, sepse pastaj u mbarohej municioni. Sulmet e shqiptarëve ishin bërë masive sidomos në prill të vitit 1878 e deri në shtator të vitit 1879. pas kësaj kohe sulmet do të rrallohen, por nuk do të ndërpriten deri në vitin 1912. Mu për këtë orientim të shqiptarëve, që edhe me luftë të kthehen në trojet e veta, serbët, me ndihmën e oficerëve rusë dhe francezë, këtë kufi do ta shndërrojnë ndër zonat më të militarizuara në Evropë[25].

 

 

 



[1]71 Ligor Mile p.p. 101; mbi tolerancën fetare të Mahmut Bushatlliut Krh. Vuk Vinever. Kraj dubrovačke trgovine, 35, Historia e Shqipërisë I, v.p. 444-446; 462-465; në fund të shekullit XVIII, nëpër qytetet e Shqipërisë dhe në mbarë Shqipërisë vërehen “trimëria dhe guximi i patriotëve dhe të pakënaqurve (...) që po kërkojnë mënyrën për ta hedhur poshtë robërinë  e Portës Osmane”. Krh Arhives Nationales de France, AMM, BB-4, 13. Raport au Direktoire Wxekutif du le mai 1799, cituar sipas Ligor Mile, rreth lëvizjes kryengritëse shqiptare në çerekun e dytë të shek. XIX, e sidomos rreth kryengritjes së Kosovës në vitin 1844, studime historike 2 Tiranë, 1966 fq. 106; shqiptarët atëherë kanë mundur t’i japin grusht të fuqishëm Turqve, që nuk mbahet mend që nga koha e Skënderbeut e këndej, vetëm në saje të unitetit të tyre pa dallim feje dhe tolerancës fetare të pashallarëve të sipërpërmendur shqiptarë Krh. G. LL.Arsh, I .G. Senković, N.D. Smirnova v.p. 64-65, 68; mbi rëndësinë e lëvizjes së Ali Pashë Tepelenës dhe të Mustafa Pashë Bushatliut për lëvizjen e përgjithshme çlirimtare shqiptare etj. Krh. Mihajllo Gavrilović, Miloš Obrenović III Beograd, 1912 str. 102, 332, 361. Dr. Vidosava Stojančević, Severna Albanija pod turskom vlašću 1830-tih godina, Istorijski časopisi SANA, VII. 1957 str. 123; mbi tolerancën fetare të Ali Pashë Tepelenës, ka të dhëna edhe në burimet e më vonshme arkivale serbe lidhur me këtë është mjaft interesant edhe ky mendim: “Kryengritja e të krishterëve dhe myslimanëve të këtij vendi shqiptarë në parim nuk mund të konsiderohet si  gjë e re. Administrata e Ali Pashë Janinës i ka afruar këta popuj dhe ia ka lënë të njëjtat kujtime nga e kaluar, e lavdishme, dhe të famës së dikurshme. Kujtime mbi Ali Pashën një soj çmohej si prej grekëve ashtu edhe prej Toskëve, mbi këtë më gjerë shih: AS, FIG, br. 1572, 1867. Članak o Albaniji povodom nastoječeg položaja Turske.

 

[2] Histiria e Popullit Shqiptar. Tiranë, 1965 fq. 449-451.

[3]D. M. Petrivić, “Ratne beleške sa Javora i Toplice” Arhiv Srbije, Beograd,1979.

[4]AS; MUD, Fond: Nikola Pašić str. u internetu www, Nikola Pasic

[5] Dr. H. Bajrami, “Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912” 1. Prishtinë, 2003 fq. 9 dhe 21.

[6]75 AS; Fond Knjaz Mihajlo Obrenovića (Dosije Prenk Bib Dode, 1876-1877, dva pisma.

[7]76 AS; Fond Knjaz Mihajlo Obrenovića (Dosije Prenk Bib Dode, 1876-1877, dva pisma.

[8] Petar Opačić i Savo Skok: Srpski Turski ratovi 1876-1877 Beograd,1981 str.184.

[9] Po aty, fq. 215-Proklamata në origjinal.

[10]Arhiv Srbije (AS), Fond Knez Mihajlo Obrenović, u 5 dokumenta 1877.

[11] Dimitrije Mita Popović, “Borba u Toplici 1877-1878”, Beograd, 1878 str. 42; AS; Koleksioni pokloni, “Opsada grada Niša” dosje 217, 1877god.

[12]81 AS. Keleksioni pokloni “Srpski Turski ratovi” 1877-1878 “Divizijske operacije” dosije 220; Orjetacija srpske vojske prema Prištini i Vranje dosije 269-Masakrat që i irrituan shqiptarët gjatë janarit të vitit 1878.

[13] Po aty.

[14] Po aty.

[15] Po aty.

[16] AS. Keleksioni pokloni “Srpski Turski ratovi” 1877-1878 “Divizijske operacije” dosije 220; Orjetacija srpske vojske prema Prištini i Vranje dosije 269-Masakrat që i irrituan shqiptarët gjatë janarit të vitit 1878.

[17]86 AS. Koleksioni i Jovan Ristiqit 1877-Letrat dërguar kryeministrit janar-shkurt 1878; Koleksioni i analizave politike që lidheshin me Paqen e Shën Stefanit 3. III. 1878; Zgjerimet territoriale të Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Planet i kishte bërë Jovan Ristiqi personalisht dhe ato u realizuan në Kongresin e Berlinit në qershor 1878.

[18] 87 Po aty. Masar Rizvanolli: Mehmet Ali Pashë Maxhari, “Vjetari i Arkivit të Kosovës”, Prishtinë, 2005.

[19] Po aty.

[20] S. Rizaj: V. Cit fq. 77.

 

[21] Dr. Jovan Hadži Vasiljević: Albanska Liga, Beograd,1909. str. 1.

[22] Isto, str.2, “Svi Arnauti koji su ostali u Srbiji bili su proterani tokom 1878”

[23]92 AS. Fond Jovana Ristića- 1878 Srpska vojska će se udaljavati od jednog dela osvojene teritorije 20.II.1978.

[24] S. Rizaj: V. Cit. fq. 80-81.

Kthehu mbrapa

Shto koment