Koncerti për fëmijë Xixat e Flakës, u mbajt sot Teatrin e qytetit

30.01.2015 (komentet: 0)

 

Displaying 1.jpg

Koncerti i këngës për fëmijë “Xixat e flakës”, i cili mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” ka mbledhur një numër të madh të fëmijëve dhe prindërve, ku para tyre janë paraqitur 17 këngë, të cilat janë përcjell nga kori “LYRA” nga Gjilani.

Këtë koncert e ka përshëndetur edhe shefi i kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli i cili ka thënë se ky është organizim i engjëjve të flakës të cilët po sjellin atmosferë për të gjithë ne të pranishmit në sallë.

 

Këtë koncert e ka përshëndetur edhe shefi i kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli i cili ka thënë se ky është organizim i engjëjve të flakës të cilët po sjellin atmosferë për të gjithë ne të pranishmit në sallë.

“Në emër të kryetarit Haziri, ju barti përshëndetjet më të sinqerta për këtë organizim. Lutemi që këta fëmijë të cilët po na sjellin atmosferë shumë të mirë të gjithë neve këtu, të kenë shëndet. Ju prind të nderuar, ndjehuni krenar për fëmijët që po e ndryshojnë disponimin e secilit prej neve për këto momente, duke sjell në skenë talentin dhe përkushtimin e madh për këngën. Tani e tutje është mirë që t’u themi “engjëjt e flakës”, sepse këta vërtetë janë engjëj të flakës dhe të qytetit të Gjilanit”, tha ai ndër të tjerash.

Ndryshe koncerti i këngës për fëmijë tashmë tradicional është organizuar nën udhëheqjen artistike të profesor Kushtrim Jakupit, udhëheqëses së korit Albina Jakupi dhe kontributit të madh të prindërve për mbështetje dhe profesorëve të shkollës së Muzikës të cilët u transmetojnë profesionalizmin këtyre fëmijëve të cilët tashmë kanë nisur synimet e tyre drejt muzikës./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment