Komedia “14 vjeç dhëndër” shfaqja më e mirë e Festivalit

24.01.2013 (komentet: 0)

Komedia “14 vjeç dhëndër”, e realizuar (mbi motivet e Çajupit), me regji nga Elma Doresi, ishte shfaqje që përmbylli Festivalin me karakter garues të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2013”, e që ishte pikërisht edhe shfaqja e vlerësuar si më e mira.



Juria e përbërë nga Enver Petrovci, kryetar,dhe Bislim Muçaj e Erson Zymberi, anëtarë, ka përzgjedhur më të mirët e Festivalit me këtë rast çmimin shfaqja më e mirë e Festivalit  e fitoi Komedia “14 vjeç dhëndër”,  nga “Teatri i Metropolit” – Tiranë.

Çmimin për tekstin-dramën më origjinale, e mori Fadil Hysaj (“Shtëpia në ankand”), regjia më e mirë e Festivalit, sipas jurisë, u vlerësua po regjisori Fadil Hysaj  (“Shtëpia në ankand”), Çmimin aktorja më e mirë e Festivalit e mori Teuta Ajdini (“Shtëpia në erë”), ndërsa epiteti i aktorit  më të mirë të Festivalit i takoi aktorit Devis Muka (“14 vjeç dhëndër”).

Çmimin e veçantë për kontributin e dhënë në fushën e Teatrit e mori Ibrahim Shabani, si aktor më me perspektivë është zgjedhur Bashkim Nexhipi (“Kopshti me lule”), derisa aktori Ard Islami, u vlerësua për rolin më të mirë dytësor (“Shtëpia në ankand”).. Kurse çmimi për realitete të reja teatrore,  iu nda regjisores Elma Doresi

Paprakisht, për të gjitha teatrot që ishin pjesë e “Talia-s së Flakës 2013”, organizatori ndau mirënjohje edhe atë për Teatrin  e Gjilanit (“Kopshti me lule)”, Teatrin e Ferizajt (“Frigoriferi”),  atë të Tetovës (“Shtëpia në erë”), Teatrin Kombëtarë-Prishtinë (“Shtëpia në ankand”) dhe Teatrin e Metropolit– Tiranë (“14 vjeç dhëndër).

Përndryshe, Manifestimi “Flaka e Janarit 2013” vazhdon me aktivitete të tjera.  Kështu më 24 janar do të kemi “Penën e Flakës”, shpalljen e rezultateve te Konkursit në poezi dhe tregim të shkurtër, si dhe Orën e madhe letrare. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment