“Koha” i dhuron Bibliotekës Kombëtare 30 mijë libra

26.03.2012 (komentet: 0)

Me rastin e 15-vjetorit të së përditshmes “Koha Ditore”, Grupi “Koha” ia ka dhuruar 30 mijë libra Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

 “Grupi Koha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për emancipimin e shoqërisë shqiptare, si në aspektin gazetaresk, po ashtu dhe në atë të botimeve”, ka thënë drejtori i BKUK-së, Sali Bashota. “Libra të jashtëzakonshëm, të fushave të ndryshme, sidomos ato nga letërsia botërore, janë një kontribut serioz e i mirëpritur”, ka shtuar Bashota me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. 

Ndërkaq, drejtoresha e “Grupit Koha”, Flaka Surroi, ka folur për veprimtarinë e gazetës dhe të kompanisë. “Baza e një shoqërie të shëndoshë është arsimimi”, ka theksuar Surroi.  

Kthehu mbrapa

Shto koment