Kimia në Gjilan e kanjë emër - Mitat Maliqi!

06.02.2015 (komentet: 0)

 

Kimia në Gjilan e ka një emër - Mitat Maliqi!

 

Profesori i kimisëMitat Maliqi, ka muaj që po bënë jetën e pensionistit, por shpirti i tijarsimdashës rrinë zgjuar dhe i gatshëm për të ndihmuar ata që kërkojnë ndihmënpër të kuptuar më mirë dhe më thellë formulat e kimisë.

 

Ai mbahet mend përqetësinë e ligjërimit prej një urtaku. Me një shkrim prej artisti , pranëdërrasës në mësonjëtore,  një shkumës qëi zbardhte dje dorën gjatë punës, gjeneratë pas gjenerate, sot me flokun e  bardhë, kujton me krenari rrugëtimin në vitesi njëri nga kimistët më të mirë që do të mbahet mend në Anamoravë.

Shekulli i punës sëprofesor Maliqit është përcjellë vazhdimisht më mirënjohje të shumtë,sa ngapuna e tij prej pedagogu të përkushtuar aq edhe nga puna dhe sukseset enxënësve dhe klasave ku ai  luante roline prindit të dytë për nxënësit në shkollë.

“Natyrishtmirënjohjet më të mëdha dhe falënderimet më mëdha më kanë sjell nxënësit eshkëlqyeshëm të cilët kanë bërë karriere dhe zë prej shkencëtarëve, mjekëve,profesorëve në të gjitha anët e botës”, thotë profesor Maliqi.

Për 38 vite në arsim,36 vite me ditar në dorë, nëpër duart e profesor Maliqi, do të kenë kaluar mbi11 mijë nxënës, por piketimi do mbetet, se po thuaj nuk ka mjek në Anamoravë që nuk ka mësuar kiminë e profMaliqit.

“Si kujdestar klasekam arritur mjaft rezultate. Klasat e mia çdo here kane qenë ndër klasat më tëmira në shkollë.  Kjo është arritur mepune dhe përkushtim. Një klase e imja gjate një viti shkollor ka pas vetëm pesemungesa. Kjo është arritur edhe ne bashkëpunim me prind”, thotë profesor Maliqi,duke shtuar se “Punën me ditar e kam dashtë me shume se çdo gjë ne botë.Nxënësit kane qene frymëzimi im për punë dhe jetë. Nuk ka pune me te ndershmese puna me ditar në dorë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja”,thotë profesor Maliqi.

Ai vlerëson senxënësit kanë  respekt për lenden ekimisë por qe kjo lende te jete me tërheqëse shkollat duhet të pajisen mekabinete- laboratore tv kimisë. Ai nuk mund tw pranoj faktin se ai kur ishtenxënës ka pas kabinete e tani jo!

“Nuk mjafton vetëm objektetpor ato duhet e të pajisen me mjete te konkretizimit, gjeneratat e tashme duhettë punojnë me shume, me shume librin se internetin.  Pa disipline nuk ka sukses. Sot riniajanë  shumë inteligjente por mungonshprehia e punës”, thotë profesor Mitat Maliqi. /xlpress.tv/

Biografia: Mitat Maliqi 

Prof Mitat Maliqi,u  lind me 10.12. 1949 në f. Busavatekomunës së Kamenicës. Shkollën fillore pese klasësh  e kreu në vendlindje, ndërsa tri klasat tjera në fshatin  Perlepnicë të Gjilani, ku i binte të ecte 14 kilometra ne dy drejtime. Shkollën emesme normale e  kreu në Gjilan, ndërsaFSHMN dega e Kimisë ne Prishtine.

Profesor MitatMaliqi, pas kryerjes se fakultetit më 1976 kam filluar punën ne Akademinëpedagogjike,,Skënderbeu\" ne Gjilan, ka punuar më pas në Gjimnazin ,,9Maji\" ne Kamenice-ne paralelet endara ne Hogosht, në  QPA Qendrën epërgjithshme Arsimore në Gjilan, në Shkollën Bujqësore ,,Arberia\" nëGjilan.  Gjithnjë si profesor i kimisë aiprej vitit 1995 ka punuar deri me 10.12. 2014 ne Shkollen e mesme temjekesise,,Dr. Asllan Elezi\" ne Gjilan. Ndërkohe që gjatë vitit shkollor \"2000|01 deri2002|03 ka qenë drejtor i  shkollës tecilën e ka udhëhequr me shumë sukses.

Studimet i ka tëkryera në afat dhe me sukses të shkëlqyer në mesin e studentëve më të dalluartë gjeneratës.

Tri vite ka qenëekspert i përpilimit të pyetjeve për testin e maturës shtetërore për klasat 12|13- gjimnaze dhe shkolla profesionaledhe testit te arritëshmërisë  për klasate nëntë në lenden e Kimisë.

 Bashkëpunëtor Professional për përpilimin eplan programeve mësimore ne MASHT për lenden e Kimisë. Recensent nv disa libratë  kimisë

Ka botuar një libërtv kimisë për shkolla te mesme ,,Matura shtetërore\" teori, ushtrime dheteste nga kimia e përgjithshme , inorganike dhe organike /xlpress,tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment