KiE kërkon të zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi

25.01.2012 (komentet: 0)

Deputetët e Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës (KiE) miratuan të mërkurën pasdite në Strasburg rezolutën me të cilën Beogradi dhe Prishtina ftohen të vazhdojnë dialogun dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tash.

Në rezolutën e miratuar me 90 vota për, tri kundër dhe tri abstenime, vlerësohet se Serbia ka arritur progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por që disa probleme kyçe kanë mbetur edhe më tutje të pazgjidhura, njofton gazeta Blic, transmeton Koha.

Pos reformave në gjyqësi, antikorrupison, ligjin zgjedhor, lirinë e medieve e të tjera Beogradit i kërkohet të zbatojë plotësisht edhe të drejtat e pakicave, veçmas të romëve. Madje në këtë pikë kërkohet edhe avancimi i statusit të pakicave. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment