Këngë për tre heronj

27.01.2012 (komentet: 0)

Salih Kabashi (Këto janë vargje të një kënge shumë më të gjatë, të cilat nga Lubjana ia kisha dërguar për botim gazetës së LPRK-së. Për arsye të kuptueshme, pa ruajtur kopje për vete.

Kjo pjesë, megjithëse brutalisht e shkurtuar, u botua në numrin 1 të vitit 1983 të « Zërit të Kosovës ». Jusuf Gërvalla, ky hero i Kosovës, ka qenë një njeri shumë i dashur për mua. E kam njohur përgjatë shkollës së mesme kur ai me kitaren e këngën e tij mbushte korridoret e gjimnazit, kodrat mbi Pejë e sokakët e ngushtë të qytetit.

 

Njohja e shoqërimi u thelluan gjatë studimeve në albanologji. Për të kulmuar me diçka që nuk do ta harroj kurrë – diplomimin në një ditë dhe në një orë para një komisioni të Fakultetit Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare. Me atë rast Jusufi pat shkaktuar një skandal të paimagjinueshëm për kohën: Ai pat kërkuar me ngulm dhe në fund edhe arriti largimin nga Komisioni të një poeti, profesor në fakultet, i cili njihej si njeri i regjimit. dhe dyshohej edhe si denoncues i intelektualëve dhe aktivistëve të çështjes kombëtare. Jusufi pat ngulë këmbë me këto fjalë që nuk i harroj kurrë : « Në formularin tim të dëshmisë për diplomë nuk dua të qëndrojë një nënshkrim i ndyrë tradhtari… »).

 

 

Këngë për tre heronj

 

(Kushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës)

 

Muaj e vite do t’kalojnë,

Tre petrita s’i harrojmë !

Vra nga UDB-a e Beligradit,

n’Gjermani, afër Shtutgardit.

Ranë për tokë tre djem të ri,

për t’u ngritë me qindra mijë.

Ranë tre vëlalzën, dy t’nji nane-

Për Kosovën tonë azgane.

 

Ranë si lule n’përqafim,

që nuk humbin kurrë shkëlqim !

si Isaja n’Podgoricë,

Kadri Zeka s’rreh çerpikë.

Bardh Gërvalla i Dubovikut,

si Hasani Selanikut.

S’tremben trimat e Kosovës martire,

nga revole e UDB-ës katile.

 

Ata e kanë për krenari,

për at’ gjak që sjell liri.

Kështu mendonte vëllau i madh,

n’prag të vdekjes në spital :

Oj Kosovë, prit nga ne t’fala-

ligjëron Jusuf Gërvalla-

s’na vrau ne dora e Shqiptarit,

por policë të jugosllavit.

 

Vdiqën trimat për Kosovë,

Lajmi i zi u përhap n’botë :

N’Gjermani në punë të vet,

UDB-a serbe shqiptarë vret.

Vret tizisht e me tradhti,

që vllavrasje t’bëjë kërdi.

Që nga varret trimat thërrasin :

Bënie UDB-en të pëlcasin.

 

Lidhnju fort me besa-besë !

Rreth Lëvizjes sokoleshë,

Që Kosova hallemadhe,

t’bëhet Republikë Shqiptare !

Që nuk don asnjë pëllëmbë trolli,

që Iliri nuk e mbolli,

por që lyp çka i takon,

historia çka dëshmon :

 

 

Manastir, Dibër, Tetovë,

Strugë, Shkup e Kërcovë,

këto kanë qenë edhe kanë mbetë-

fole shqipesh trimash me fletë.

Mos t’harrojnë fëmijët e Kosovës !

Plava s’është e Cërnagorës,

As Gucia e serbijanit,

As Tivari i Mark Milanit.

 

S’është Presheva e Shumadisë,

as Medvegja e Juzhna Serbisë,

Këto janë troje aq shqiptare,

sa është e bardhë bora mbi male.

Edhe kurrë nuk lëshohen dore,

se do ngriten t’vdeknit ndër vorre.

Jusuf Gërvalla pat me thanë :

Mos na qaj e dashnja nanë !

 

N’Dubovik ku ti na rrite,

Me bukë t’kuqe misërnike,

N’kaptjell t’djepit pate folë-

Rritnju nënës për Kosovë.

Për Bardhoshin m’pate thanë,

kur ma ngjyjshe bukën n’lang :

Ka me u nga burrave t’motit

që janë hedhë mbi gryka t’topit !

 

A e di nanë për t’parën herë,

Kadri Zeka kur t’erdh në derë :

Mirë se erdhe, i the atij.

« M’hine n’qejf si bijtë e mij ».

E moj nanë, ti mirë e pate,

Kadri Zeka s’kishte llafe !

Bajke punë që bëjnë veç trimat-

Sylejmanat e Boletinat.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment