KALAJA E POGRAGJËS DO TË BËHET ME URË

05.08.2013 (komentet: 0)

Komuna e Gjilanit dhe organizata CHwB (Trashëgimia Kulturore pa Kufij) në bashkëpunim me Forumin Lokal të Trashëgimisë Kulturore te Gjilanit që janë duke punuar në përpilimin e Planit Lokal për Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Gjilanit përmes një procesi të gjatë të diskutimesh dhe një përkushtimi të gjatë profesional ka përgatitur Listën finale te prioriteteve të trashëgimisë kulturore në Komunën e Gjilanit.

Lista e prioritete, sipas këtyre kategorive ndahet në: mbrojtjen, konservimin e objekteve historike dhe të zonave të trashëgimisë kulturore, integrimin e trashëgimisë kulturore në jetën bashkëkohore, zhvillimin lokal përmes saj dhe edukimin për këtë aspekt, si dhe trajnimin dhe vetëdijesimi për trashëgiminë kulturore.

Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gjilanit shprehet i kënaqur me punën e përbashkët që është bërë gjatë periudhës një vjeçare të këtij angazhimi dhe në mënyrë të veçantë me përcaktimin për investimet në trashëgiminë kulturore të komunës së Gjilanit të cilat do të bëhen nga fondi i përbashkët të CHwB-së, Komunës së Gjilanit dhe M.K.R.S.

Nevzadi ka thënë se pjesa më e madhe e investimit do të ndodhë si investim kapital në hapësirën e Kalasë së Pogragjës për të ndërtuar urën e cila do të mundësojë kalimin e veturave dhe vizitorëve të Kalasë në anën tjetër të lumit që ndanë kalanë me rrugën. Sipas përcaktimit të përbashkët pjesa tjetër do të investohet në restaurimin e 4 objekteve – shtëpive me vlerë trashëgimore, themelimin e Muzeut të Gjilanit dhe në përcaktimin e zonave mbrojtëse të objekteve dhe tërësive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Nevzadi ka falënderuar CHwB-në dhe Forumin Lokal të Trashëgimisë Kulturore te Gjilanit për punë të palodhshme dhe kontributin e çmueshëm e dhënë për hartimit e Planit Lokal te Trashëgimisë Kulturore.gazeta express

Kthehu mbrapa

Shto koment