KA NDËRRUAR JETË RAPSODI I NJOHUR TAHIR DRENICA

23.06.2013 (komentet: 0)

Sot ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, rapsodi i madh shqiptar Tahir Drenica. Ai nisi të këndonte që nga viti 1948, dhe nuk e ndali këngën deri para pak kohë se të ndërronte jetë.

Këndoi bashkë me rapsodët më të mëdhenj shqiptarë, si Qamili i Vogël, Salih Bajrami, Ferizi Krasniqi, Rizah Bllaca, Sef Mleqani e të tjerë.

Siç transmeton reporteri, nga fillimi i viteve 60-të ai u bë bashkë me Hashim Shalën, duke kënduar në Radio Stacion të Prishtinës, edhe në televizion, për të mos u ndarë deri sot.

Kthehu mbrapa

Shto koment