Indinjohet Çun Lajçi: Kryeministër, dil e recito vet!

02.04.2014 (komentet: 0)

Aktori i madh i skenës sonë, Çun Lajçi, ka shpërthyer me fjalë të rënda për qeverinë e Kosovës, gjegjësisht udhëheqësit të qeverisë, Hashim Thaçi.


 

 

Në një postim të tijin në Facebook, Lajçi ka treguar se si ka kontaktuar me ish- Komandantin e UÇK-së, Rrustem Berisha, në lidhje me organizimin përkujtimor për “Betejën e Koshares” që mbahet më 9 prill.

Lajçi thotë se Berisha i ka thënë atij se kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur që të paguajë vetëm pjesën teknike të organizimit, dhe jo edhe artistin Çun Lajçi për recitimin e vjershës të cilën e ka shkruar enkas për këtë organizim.
Ndaj kësaj deklarate, Lajçi ka reaguar rëndë, me fjalë të rënda ndaj ushëheqësisë së shtetit.
Në vijim po e postojmë të plotë dhe të paredaktuar deklaratën e artistit Çun Lajçi:
“Ka vdekur koha e argatve!

Me thirri komandant Rrustem Berisha e me tha: Qeveria ka vendosur qe me daten 9 Prill, me rastin e Betejes se Koshares, te paguhet vetem teknika e zerimit-pra mikrofoni e zmadhuesit-por jo edhe artisti Çun Lajçi. Ai mundet me recitue pa pare nese don.
I thash: O Komandant, me vjen keq, por Kryeministri e 40 ministrat e zavendes ministrat e keshilltaret e tij me marre rroge e une me shkue me ua madhnue pranine e tyne pa pare, me nji pension te pshurrt- Jo kurre! Mua nuk me duhet mikrofoni se zoti ma ka dhurua zanin qe jehon si pushke dhe nuk ma "blen" as nji qeveri!
Une timen e kam ba. E kam shkrue poezine "Agim nder male" kushtuar Agim Ramadanit dhe fal Burim Krasniqit ma ka regjistru pa pare ne studion e vet dhe ma ka postue ne YouTube - te cilit i falenderohem publikisht.
Ka vdekur koha e argatve more zotni! Dil e recito vet z.Kryeminister 

Kthehu mbrapa

Shto koment