“28 Nëntori”, poezia e muajit janar 2012

10.03.2012 (komentet: 17)

Edhe këtë vit gazeta “Zëri” do të vazhdojë me shpërblimet për tri poezitë më të mira të muajit, të cilat botohen në faqen dedikuar për më të vegjlit, kjo pasi ka një interesim tejet të madh të lexuesve të vegjël që të bëhen pjesë e kësaj faqeje, duke botuar krijimet e tyre.

 

Edhe fondi i shpërblimeve tani është shtuar mjaft shumë, kjo falë gatishmërisë dhe bashkëpunimit me shtëpinë botuese “URA” dhe menaxherin e saj z.Xhemë Karadaku, i cili për çdo muaj ndan nga nëntë libra për tri poezitë më të mira.

Po ashtu, këtij fondi tash e tutje i bashkohet edhe z. Xheladin Mjeku, i cili për poezinë më të mirë, çdo muaj ndan librin me titull “Nëna e lirisë”. Stafi i gazetës falënderon këta kontribuues, pasi me rritjen e fondit të shpërblimeve është rritur edhe interesimi i fëmijëve për të konkurruar me krijimtaritë e tyre.

Si poezia më e mirë për muajin janar 2012 është zgjedhur poezia me titull “28 Nëntori”, i autores Alba Makolli. Alba është nxënëse e klasës 5/7, në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Përveç që gjatë kohës së lirë merret me shkrime të ndryshme, Alba është edhe një balerinë e suksesshme.

Për poezinë në fjalë, Alba shpërblehet me enciklopedinë e bukur “ATLLASI GJEOGRAFIK I BOTËS”, ndërsa nga shtëpia botuese “URA”, merr edhe librat “Udhëtimi pas mjegullës”, i autorit Jonuz Fetahaj, pastaj “Shkurtabiqi më i madh”, i autorit Rifat Kukaj, “Lojë në Trojë” i autorit Xhemë Karadaku, “AnaDrini”, i autores Lumnie Thaçi-Halili si dhe librin “Nëna e lirisë” e autorit Xheladin Mjeku.

Poezia e dytë më e mirë për muajin janar 2012 është ajo me titull “Engjëjt e lirisë”, e autores Natyra Mrasori. Natyra është nxënëse e klasës VIII/3 në shkollën fillore ‘I.Rraci” në Klinë. Natyra për këtë poezi shpërblehet me librin e bukur me përralla me titull “RRËFENJA ME ZANA” si dhe me tre libra nga shtëpia botuese “URA”, “Udhëtimi pas mjegullës”, i autorit Jonuz Fetahaj, pastaj “Diell Lirie”, i autorit Rexhep Ajazi dhe “Rritë plot dritë”, i autores Erëza Devaja.

Vendi i tretë i ka takuar Arjeta Kryeziut dhe poezisë së saj “Shkolla ime”. Arjeta është nxënëse e klasës së dytë në shkollën fillore "Beqir Gashi" në Rrezor (Mleqan) të Malishevës. Për këtë poezi Arjeta shpërblehet me librin “PËRRALLA PËR TË GJITHË FËMIJËT” si dhe me dy libra nga shtëpia botuese “URA”, “Udhëtimi pas mjegullës”, i autorit Jonuz Fetahaj dhe “Kopshti i blertë” i autores Edonë Sadiku.

Bëhuni edhe ju pjesë e lojës sonë

Gazeta “ZËRI” do të vazhdojë me ndarjen e shpërblimeve çdo muaj, pra çdo muaj do të shpallen tri punimet më të mira, e kjo përfshin poezitë, tregimet, rrëfimet apo përrallat. Shpërblimet do të jenë kryesisht në formë të materialeve shkollore, pra ato përmes të cilave nxënësit do të zgjerojnë edhe më shumë njohuritë e tyre. Ne inkurajojmë të gjithë ata që shkruajnë dhe e duan poezinë, tregimin apo edhe format tjera të shkrimeve, që t’i dërgojnë ato në adresën tonë kidz@zeri.info dhe ne do t’i botojmë ato, ndërsa më të mirat do t’i shpërblejmë.

Lulzim Xhema

 

Lulzim.xhema@zeri.info

28 Nëntori

Durimmadhja shekullore,

Po vjen dita e bekuar,

Dhe në hartën e kësaj bote

Të kesh emrin e nderuar.

Për flamurin tonë,

Vëja ballin mbi ballë

Kuq e ziut tonë

Që digjet si zjarr.

Njëzet e Tetë Nëntori

Rroftë gjer në pakufi,

Është Dita e Flamurit,

Shumë luftëtarëve u ka pri.

Krenari ndërshekullore,

E kemi e do ta kemi,

Me të i tregojmë botës

Kush në të vërtetë ne jemi.

Jemi bij të asaj shqipeje

Ndër shekuj me gjak të larë

Por nuk u gjunjëzuam,

Por mbetem krenarë.

Sot Flamuri ynë,

Tjetër mision ka,

Të na prijë në fitore

mbi projekte të mëdha.

Në çdo 28 Nëntor

Ju të gjithë këndoni,

E festoni shqipen dykrenare

sa më lart ta çoni.

Le të valojë e bekuara,

Si në kohë të Skënderbeut,

Forcë e krenari,

Le t’i sjellë atdheut.

Alba Makolli, Kl 5/7,

 

Sh.f “Meto Bajraktari”

Engjëjt e lirisë

Fytyra jote engjëllore shpesh

Në ëndërr më shfaqet plot

Si shkëndijë, si diell në qiell

Trëndafilat çelin sot pa lot.

Të pavdekshëm si uji, bjeshka

Veprat tuaja ndriçojnë

Këngët tuaja engjëllore

Kurrë nuk pushojnë.

Ju jeni engjëjt e kësaj toke

Heronj të përjetësisë

Në zemër të çdo shqiptari

Heronj të lirisë.

Natyra Mrasori, Kl.VIII/3

 

Sh. F. “I. Rraci”, Klinë

Shkolla ime

Kur zgjohem në mëngjes

ndiej shumë kënaqësi

sot do të shkoj në shkollë

të marr dituri.

Vishem pa përtim

ngutem dhe vrapoj

të marr librat në dorë

me to të bisedoj.

Oh! librat e mi

i marr në përqafim

ju dua shumë, shumë

ju jeni fati im.

Libri më sjell fat

libri më sjell dituri

jetën ma bën të lumtur

ndjej shumë kënaqësi

Kam një mesazh

për ju o fëmijë

të mësojmë sa më shumë

se ne jemi ardhmëri.

Arjeta Kryeziu Kl. 2,

sh.f. "Beqir Gashi"

Rrezor (Mleqan) - Malishevë

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Ana Maria | 06.11.2012

nuk me pelqejnn faree ketoo vjersha absulut shumm shumm te kqijaa me vjen keq
teper te kqijaa ;'(

Koment nga d.k | 17.11.2012

te bukuraa

Koment nga yllka | 22.11.2012

mir shum

Koment nga besarta sogojeva | 23.11.2012

jam nga prishtina dhe jam shum e interesuar per poezit e juaja

Koment nga besjana | 23.11.2012

you have very good poem i like very

Koment nga alba | 06.11.2013

shuma 9 dhe 7 eshte 16

Koment nga besa | 16.11.2013

komento

Koment nga ermira musa | 20.11.2013

une jam era nga prishtina une dua nje vjerresh nga ju per 28 nentorin

Koment nga katerina | 26.11.2013

sh bukur

Koment nga Bleona Bibaj | 26.11.2013

edhee unee kamm shumm poezii tee ndyrshmee e tee hareshmee nesee mundemm me e shkruarr nje ketuu :D

Koment nga albion | 29.11.2013

shum bukur

Koment nga sidoela shala | 28.10.2014

une dua vjersha per 28 nentorin te shkurt

Koment nga Elina | 28.10.2014

Shum Mir :P

Koment nga Mena | 27.11.2014

Mua më shum më pëlqeu 28 Nëntori

Koment nga Viola | 16.11.2015

:) sa e mirë sidomos kur behet fjal per atdheun

Koment nga donjeta | 17.11.2015

shum mir

Koment nga donjeta | 17.11.2015

shum mir