2236 nxënës të Gjilanit iu nënshtruan testit të Maturës Shtetërore

08.06.2015 (komentet: 0)

 

Në komunen e Gjilanit ,si në të gjithë Kosovën, të shtunën është mbajtur testi i maturës shteterore . Me këtë rast, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka vizituar të gjitha qendrat e testimit për të parë nga afër procesin.

 

 

 

Në vizitën që ka bërë në qendrën që është vendosur te shkolla filore "Thimi Mitko", drejtori Musa duke uruar maturantët për sa më shumë sukses, u shpreh se sot është një ditë ku nxënësit tregojnë nivelin e njohurive të tyre në mbarim të nivelit të Arsimit të Mesëm të Lartë, duke shtuar se rezultati i testit të Maturës Shteterore tregon dhe nivelin e arsimit në nivel shteti.

Drejtori i DKA-së në Gjilan tha se edhe këtë vit testi  mbahet me ligjin e vjetër të kalueshmërisë me arritje 50% të pikëve, duke shtuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka patur parregullsi.

“Testi ka filluar me kohë dhe nuk është lajmëruar asnjë parregullsi në 15 qendrat e testimit që i ka përgatitur DKA-ja në Gjilan. Provimit po i nënshtrohen 2236 nxënës të cilët administrohen nga 128 administrues (mësimdhënës) nga Komuna e Lipjanit dhe mbikqyren nga 26 mësimdhënës nga Prizreni. I gjithë procesi monitorohet nga 45 anëtarë të komisionit që janë 15 nga MASHT-i, 15 nga DKA-ja dhe 15 nga shkollat(drejtor dhe zv.drejtore", ka thënë Musa.

Drejtori i arsimit Nazmi Musa u shpreh se sivjet testi po mbahet në klasa me nga 15 nxënës dhe jo nëpër koridore si vitin e kaluar.

 /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment