158 vite nga krijimi i stacioneve të para meteorologjike në Evropë

07.08.2012 (komentet: 0)

Përshkak të vapës së madhe në Ballkan dhe më gjerë, temë e shpeshtë dhe pothuajse e përdishme janë temperaturat e larta .

 

 

Temperaturat më të larta të matura deri më tani janë shnuar 58 gradë Celsius në Al-azizi në Libi. Ndërsa në Evropë temperatuart më të larta janë shënuar në Sevilë Spanjë 50 gradë Celsius.

 

Në Kosovë Vlerat ekstrme pozitive të temperaturave në Kosovë lëvizin në mes +37 dhe 39 ºC, ndërsa vlerat ekstreme negative në mes –22,5 °C dhe –32,5 ºC. Vlerat ekstreme negative për fat të mirë në Kosovë janë më të rralla, përndryshe sjellin dëme të mëdha bujqësisë, sidomos hardhisë dhe pemëve.

Të shohim qka i ka detyruar njerzit të merren me prognozën e motit.

Vitin 1854 franqezët e mbajne në mend si vit të motit të quditshëm, të cilët në at kohë ishin duke luftuar  në Krime. Stuhia më 14 nëntor  të këtij viti shkatërroi  kampin e tyre në bregdetin e Detin e Zi dhe shkaktoi  dëme të mëdha marines franceze .  Një ditë më herët stuhia  përfshiu Evropën Qendrore. Sikurse  francezët të ishin të njoftuar për mbërritjen e kësaj  stuhie dëmet do të ishin  shumë më të  vogla. Kjo ka çuar ata për ta organizuar në Francë rrjetin  prej 20 stacioneve meteorologjike , të cilatkanë dhënë  raporte të  përditshme dhe I kan  dërguara në Paris. Duke ndjekur shembullin e tyre, edhe shtete të tjera kanë krijuar rrjetet e tyre, dhe kështu krijohet shum  shpejt  rrjeti evropian i stacioneve meteorologjike.

 

Ndersa per motin aktual Sylë Tahirsylaj, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dje deklaroi se temperaturat që po mbizotërojnë në vendin tonë, kanë arritur në 37 gradë celsius...

"Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, por kah fundi i javës do të ketë ulje të temperaturave deri në 10 gradë dhe do të kalojë kjo gjendje. Temperatura më e lartë që është shënuar këtë vit në vendin tone,  ka arritur në 37 gradë. Matja bëhet nën hije", thotë Tahirsylaj.

/Ismet Azizi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment