1 Janar 1914. Dimitrije Tucoviç: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë

24.11.2014 (komentet: 0)

 

sgh

100 vjet më parë, kur Serbia pretendonte të realizoj kufijtë sipas “ Naçertanije“ të Garashaninit, njeriu i cili jo vetëm që kundërshtoi këtë politikë dhe regjimin serb të asaj kohe të radikalit Pashiç, ekspansionin territorial të Serbisë gjatë lufëtrave ballkanike, por edhe okupimin serb të Kosovës, është Dimitrije Tucvoviç. Këtë okupim ai e quajti okupim imperalist ndërsa konsideronte se Kosova i takon shqiptarëve dhe angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Pas masakrave të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe veri të Shqipërisë, Tucoviç tërheq vërejtjen se “është kryer përpjekja e vrasjes me paramendim ndaj një popullsie të tërë“ që është edhe “vepër kriminale për të cilën duhet pësuar“

Nga Agim Popoci

Për të gjitha këto ai flet në librin “Serbia dhe Shqipëria“ ku sipas mënyrës së tij sqaron territorin ku shtriheshin shqiptarët në vitin 1914, trajtimin nga ana e regjimit turk dhe mizoritë serbe që vazhduan edhe pas rënies së këtij regjimi dhe okupimit nga Serbia.
Sot, historia shqiptare fletpër okupimin serb dhe dështimin e tij, duke ruajtur modestinë shkencore, por Tucoviç, 100 vjet më parë, flet hapur se cila ishte politika kriminale e regjimit serb në Kosovë dhe Shqipëri, dhe siç thotë për ta kuptuar këtë duhet kuptuar se kush janë shqiptarët dhe cila është situata në Shqipëri…

Hyrje

Me çështjen shqiptare këtu jemi marr në mënyrë sa më të plotë për shkak të nevojave praktike më shumë se sa për shkak të interesave teorike. Politika shqiptare e qeverisë tonë ka përfunduar me humbje e cila na kushtoi me shumë viktima. Edhe më shumë viktima na presin në të arrdhmen. Me politikën e pushtimit të qeverisë serbe ndaj popullit shqiptar, në kufirin perëndimor të Shqipërisë janë krijuar kushte të tilla sa që në të arrdhmen e afërt  paqja dhe gjendja e rregullt, shumë vështirë se mund të priten. Njëkohëisht me këtë politikë Shqipëria është shtyrë në gjirin e dy fuqive më të mëdha që janë të interesuara në Ballkanin perëndimor, dhe patjetër që forcimi i ndikimit të çfarëdo shteti kapitalist në Gadishullin Ballkanik paraqet rrezik serioz për Serbinë dhe zhvillimin normal të të gjithë popujëve ballkanik.
Por që ti përgjigjesh këtij qëllimi praktik, duhej të trajtonim situatën në Shqipëri. Kjo ishte aq e domosdoshme sa që, i pari, shtypi jonë, në ndeshjen e humbur për të ndihmuar një politikë që u zhvillua keq dhe  një politikë që u realizua keq, me muaj dhe vite të tëra ka shkruar për popullin shqiptar mendime tendencioze, dhe që është e dyta, me këto mendime edhe  vetë qeevria po bën përpjekje që të arsyetoj politikën e saj të pushtimit në Shqipëri.
Më shumë informacione mbi rastet dhe konfliktin e interesit në këtë pjesë të Ballkanit duhet ti shërbej kuptimit më të drejtë të situatës në Shqipëri dhe krijimit të marrëdhënieve më të mira në mes të popullit serb dhe shqiptar. Në veçanti më shumë informacione i duhen proletariatit në të cilin kryesisht shtrohet detyra e madhe që me vendosmëri të ngritet kundër politikës së pushtimit të borgjezisë dhe qarqeve të pronarëve dhe që në një çështje aktuale praktike të dëshmoj se sa është e shëndoshë dhe shpëtimtar puna e demokracisë sociale ballkanike në miqësi, lidhje dhe bashkësinë më të plotë të të gjithë popujëve të Ballkanit.
Nëse kjo libër do të shërbente si shtesë për këtë detyrë historike të partive socialdemokrate të Ballkanit, pritjet tona modeste me këtë do të arsyetoheshin.
1 Janar 1914, Beograd
Dimitrije Tucoviç

shqiptaret
Nga jeta e Shqiptarëve

Atdheu dhe shtrirja

Atdheu i Shqiptarëve kryesisht është një kompleks i maleve të mëdha që ndajnë luginat pjellore të Kosovës dhe Maqedonisë nga Deti Adriatik. Ajo lëshohet në bregdet nga Shkodra në veri e në jug deri në vendbanimet greke; por ky rrip relativisht i gjatë bregdetar është jo vetëm i ngushtë por edhe malarik. Kushtet më të mira pë jetesë ofrojnë fushat pjellore që shtrihen buz lumit Drin, Mat, Shkumbin dhe Devoll. Por edhe vendet malore me brigje të vogëla  të lumenjëve dhe fushave është sot atdheu i vërtetë i fiseve shqiptare që me këmbëngulje ruajnë marrëdhëniet dhe traditat e jetës me prejardhje të gjatë.
Përmes kësaj toke malore dikur kanë kaluar rrugë shumë të rëndësishme të botës kulturore, në mesin e të cilave në veçanti theksohen në jug Via Egnatia: Durrës, Elbasan, Strugë, Ohër, Manastir, dhe më të tej për Selanik dhe Stamboll dhe në very Via de Zenta, rruga e Zetës, e cila nga Shkodra shtrihej përgjatë lumit Drin drejtë Prizrenit për të çuar në brendësinë e Gadishullit Ballkanik…
Fati i këtyre rajoneve në mënyrë të pandashme ishte e lidhur me fatin e Detit Adriatik. Përderisa Deti Adrtiatik ishte një kanal i madh përmes të cilit kalonte i gjithë trafiku i madh i Perëndimit me Lindjen, bregdeti adriatik në aspektin ekonomik ishte shumë i gjallë. Gjurmët e kësaj jete ekonomiko-tregtare shihen në qytetet bregdetare shqiptare si dhe në disa galeri të minierave të vjetëra. Me ndryshimin e trafikut tregtar nga Mesdheu në Oqeanin Atlantik, është goditur edhe Gadishulli Ballkanik, e me këtë edhe Shqipëria. Me kohë portet e Detit Adriatik humbin rëndësinë e vjetër për trafikun botëror  me Stambollin dhe Lindjen, me këtë edhe rrugët transversale përmes Shqipërisë, e trafiku i brendshëm në gadishull fillon në kohën e ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike ti drejtohet Selanikut në jug dhe Evropës së mesme në veri. Drejtë Selanikut, zhvillohet tregtia nëpër  të gjitha qytetet buz Drinit, nga Korça deri në Pejë, ku vazhdon të jetoj  gjenerata e vjetër zejtaro-tregtare e cila dikur punonte ekskluzivisht me Durrësin, Krujën dhe Shkodrën.
Kështu prerja natyrale e atdheut të shqiptarëve me prerjen absolute kulturore dhe të trafikut, e Turqia, përndryshe e rreptë ër zbatimin dhe sigurimin e trafikut, vetëm sa është gëzuar që këto fise ka mundur ti heq nga qafa, duke i lënë me veten e tyre, plaçkitjes dhe vetëzhdukjes.
Fiset filluan të shtohen përkundër egërsimit të gjakmarrjes, e në male dhe fusha me mënyrat e vjetëra të përfitimit të bukës nuk arrihej. Nga ky hall Shqiptarët kërkuan shpëtimin, dhe siç ndodhë gjithmonë në historitë e shpërnguljeve të popujëve ata kanë lëvizur aty ku natyra ofron më shumë të mira, drejtë tokave pjellore Kosovë dhe Maqedoni. Në këtë drejtim i ka tërhequr edhe drejtimi i ri i trafikut, sepse sot qytetet nga kjo pjesë e Drinit janë të
furnizuara përmes Shkupit, Manastirit dhe Selanikut u bën pazare edhe të atyre fuseve që jetojnë thellë në Shqipëri.
Për këtë depërtim të Shqiptarëve në lindje tek ne është shkruar shumë, sepse kishte të bënte shumë me vendbanimet serbe në rajonet veriperëndimore të Turqisë. Ky është edhe mjeti kryesor me të cilin shtypi shovinist serb nxit tek populli serb urrejtjen ndaj Arnautëve “të egër”, duke fshehur si nëpërka thonjtë e egërsisë  të cilën ushtria serbe e ka bërë ndaj tyre. Sa lotë janë derdhur vetëm pse Kosova serbe është vërshuar nga Arnautët. Ata kaluan edhe më tej kufirin e vjetër serb, në shumicën e rasteve ishin në qarqet e sapoçliruara dhe, për fat të keq, nga ato janë dëbuar, në mënyrë që të jetë edhe më i fort rripi shqiptar përgjatë kufirit; u lëshuan edhe në Maqedoni, përshkuan fortë fushën e Tetovës dhe zbritën në Vardar, nga veriperëndimi përshkuan Shkupin.
Ne këtu mund të lëshohemi në pyetjen: sa është dendësia e rrallë e elementit serb në këto zona rezultat i menjëhershëm i mësymjes shqiptare e sa pasojë e lëvizjes së vërtetuar të popullit serb nga jugu drejtë veriut? Banimi i Shumadisë pa asnjë dyshim ka ndodhur me zhvendosjen e zonave jugosllave. Historikisht është vërtetuar që popullsia serbe nga këto zona është tërhequr në masë me forcat austriake, çdo herë kur ato në shekullin e XVII dhe XVIII ishin të detyruara të ndërprejnë depërtimet e tyre në jug dhe tërhiqeshin. Në fund të fundit, prej nga janë Serbët e Vojvodinës dhe kush dhe për çfarë arsye i ka sjellë? Sikur për këtë dhe shumë çështje tjera duhej kujdesur, atëherë gjakmarrja  të cilën sot Serbia pronare e predikon dhe e kryen ndaj Shqiptarëve, nuk do të ishte edhe aq shumë e arsyeshme sa ajo në të cilën bëhn keq Balcanicus dhe Dr.Vladan. Sikur edhe të qëndronte që elementi serb thjeshtë është shtypur nga ai shqiptar, a do të ishte ky shembulli i parë në histori që mësymjet e ndonjë fisi të organizimit më të fortë shtyp ndonjë popull nga vatra e tij? A nuk kanë shtypur fiset sllave vendasit e këtyre tokase me mjetet që historiku nuk ka aspak mendime të mira? Dhe,në fund të fundit, a nuk i kanë shtypur Turqit ata dhe popujt tjerë të urtë, dhe përkundër kësaj Serbia zyrtare sot i konsideron manarët e tyre më të mëdhenj  në zonat e reja?
Shqiptarët janë shtrirë në lindje në llogari të Sllavëve, kjo është e vërtetë. Por studimet kanë treguar se shkaktar i këtij depërtimi shqiptar i jep edhe më pak të drejtë qëndrimit hakmarrës ndaj tyre. Para së gjithash, në çfarë mënyre Shqiptarët kanë okupuar këto zona: me shtypje apo shkrirje? Në cilën fushë ishin më të fortë? Natyrisht se ata me shkrirje ose asimilimin e elemntit të huaj nuk kishin kushte, sepse kulturalisht ishin nën të gjithë fqinjët, e madje edhe Malazezëve. Prof.Cvijiç kishte gjetur në Kosovë vetëm 140 shtëpi shqiptare! Shqiptarët pra vendoseshin vetëm në vendet ku të tjerët me forcë ose me qejf I braktisnin, vendet nga të cilat personat e moshuar ishin të shtypur. Ky largim, padyshim që është në pjesën më të madhe pasojë e fqinjësisë së padurueshme, primitive, plaçkitëse, fiseve të papërmbajtshme shqiptare ose edhe presionit të tyre tëvrazhdët. Të pasigurt me pasurinë, të pasigurtë për jetën, pa lirinë e punës dhe pa prodhimin e tyre, të moshuarit ishin të detyruar të largohen nga vatrat e tyre.
Nga ana tjetër, migrimet e shpeshta janë pjesë e jetës në Turqi, dhe jo vetëm në zonat kufitare me Shqiptarët. E shkak i kësaj shpërngulje të lehtë dhe të shpeshtë ka të bëjë me sistemin ekonomik bejler…Për këtë arsye studimi i kësaj çështje duhet të na sjell deri tek bindja: se arsyeja e Arnautëve “të egër” në çdo aspekt është arsye e pamjaftueshme për të sqaruar procesin e mbretërimit të shqiptarëve dhe depërtimit në lindje, por që kry process është kryer në bazë të sistemit ekonomik i cili deri në ditët e sotme   ishte bazë rale e jetës së përgjithshme në Turqi.
Nëse shkaqet tjera e kanë ndihmuar këtë, si psh. ndjenja e pasigurisë dhe forca e vrazhdët, ata ishin pjesë e sistemit të mbretërimit në Turqi, në përgjithësi në anarkinë e përgjithshme të qeverisjes dhe popullit të pambrojtur. Regjimi turk ka toleruar kur Shqiptarët kanë ushtruar dhunë ndaj të krishterëve, siç i ka kositur pamëshirshëm kur kan ëshkelur interesat e regjimit turk. Nuk janë Shqiptarët fisi i vetëm me të cilët regjimi tur ishte sjellur siç ju ka dashur. Të tillë janë edhe Kurdët, fqinjët e Jermenëve.
Me depërtimin në lindje elementi shqiptar jo vetëm që është përzier shumë me vendbanimet serbe, por në disa zona ka mbrtëruar plotësisht në disa fusham siç është Dukaxhini dhe Peja, ku para disa shekujëve ishte qendër politike dhe kishtare e popullit serb nën Turqit. Përmendoret më të mira të kulturës mesjetare serbe sot janë në qendër kryesisht të popullit shqiptar. Kjo përzierja e njerëzve të gjallë dhe përmendoreve të vjetëra, kur me rastine përcaktimit të kufijëve të Shqipërisë me Serbinë i ka shkaktuar aq punë Konferecnës së Londrës, u bë me kryqëzimin e dy drejtimeve, kulturore dhe popullore: i pari, më i vjetërim gjatë lidhjeve tregtare të shtetit mesjetar serb me Detin Adriatik, ka shkaktuar depërtimin e popullit serb drejtë bregdetit, dhe përmendoret e vdekura të këtij depërtimi janë nëpër gjithë veriun e Shqipërisë; I dyti, i riu, ka lindur si pasojë e tërheqjes së popullit serb drejtë verilindjes, thellë në brendësi dhe afër kufirit verior. Hap pas hapi me këtë tërheqj ka vperuar elemnti shqiptar.
Në periudhën e parë ka fituar epërsia politike dhe kulturore e popullit serb, në periudhën e dytë ka fituar prapambetja kulturore dhe vetmia e popullit shqiptar në të cilën organizimi fisnor ka ruajtur forcën e plotë. Turqia jo vetëm që nuk ka bërë asgjë që Shqiptarët ti nxjerr nga vetmia dhe me masa kulturore të mundohet ti fut në jetën e përbashkët, por në thelbine sistemit të vet të mbretërimit ta mbajtur të gjitha kushtet për konservimin e primitivitetit shqiptar siç edhe ka frenuar zhvillimin në çdo pikëpmaje. Sot kjo duhet të theksohet kur nuk është më regjimi turk, kur qarqet e pronarëve të shteteve ballkanike, si trashëgimtar të pushtetit turk, tashmë janë nisur rrugës jo me parime shkencore: që me ndryshimin e institucioneve dhe kushteve të jetës ndryshojnë edhe njerëzit, por me rrugën e parimeve barbare, me të cilat madje as Turqia nuk ka shërbyer në përmasa të tilla: që varret dhe litari janë mësues më të mëdhenjë se institucionet e reja.
KolubarskaBitka
Një shekull nga vrasja e Dimitrije Tucoviçit

Kundërshtari I luftës që u vra duke luftuar

Dimitrije Tucoviç lideri i lëvizjes socialiste në Serbi dhe kapiten në rezervë i Ushtrisë serbe është vrarë më 20 Nëntor të vitit 1914 në Vrrace Brdo në rajonin e fshatit Chelije në betejën e Kolubarës.
Në këtë rajon  janë zhvilluar beteja të ashpëra ku humbën jetën mijëra vetë. Armata e parë e Ushtrisë serbe ëshët tërhequr në mbrëmjen e 21 Nëntorit duke u gëdhirë 22 nëntor 1914 kur ka marr pozicione të jera në mallet e Suvoborit. Ai u vra si kapiten në rezervë i klasit të dytë, komandant i togës në Regjimentin e parë të këmbësërisë së Divizionit të Moravës nga thirrja e parë.
Deri në fillimin e veprimeve të para ushtarake, Tucoviç si socialist i bindur, ishte agjitatri kryesor kundër luftës, por sikur se në dy luftërat tjera ballkanike që ka marr pjesë, I është përgjigjur mobilizimit të vendit të tij. Është mobilizuar më 26 Korrik të vitit 1914 e në fushbetejë njësiti I tij është dërguar vetëm katër ditë më vonë.
Në një letër dërguar nga Orashja, në ditët e para të Gushtit 1914, për babai Jevrem Tucoviç në Uzhice, ai shkruan: “Sa më përket mua, Unë ngadalë dhe me mençuri, siç më njihni por nuk dua as tani, siç nuk kam bërë kurrë, as të më shkoj mendja që ta largoj vehten nga fati i cili e përcjell gjithë popullin.”
Tucoviç ishte themelues i Partisë socialdemokrate Serbe, inicues dhe redaktor i Gazetës punëtore dhe Borba. Është i lindur më 1881 në fshatin Gostila në Zlatibor, në një familje prifti ortodoks.
Pasi që më 1903 udhëheqë protestat e Marsit kundër regjimit të Aleksandar Obrenoviçit ishte i detyruar të emigron nga vendi. U kthye pas dy muajsh, pas përmbysjes së pushtetit në muajin Maj, kur dhe formoi Patinë Socialdemokrate.
Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd më 1906, iu përkushtua plotësisht lëvizjes sindikale, luftës për të drejtat e punëtorëve dhe gazetarisë, përkatësisht publicistikës.
Si gazetar por edhe si deputet është angazhuar kundër kredive të luftës së qeverisë serbe që ishin të domosdoshme që ushtria dhe shteti të përgatiten për mbrojtje.
Në librin “Srbija i Albanija”/lexo shqip: “Serbia dhe Shqipëria”/ ka akuzuar, në frymën e idealit të tij. Okupimin serb të Kosovës e quajti okupim imperalist ndërsa konsideronte se Kosova i takon shqiptarëve dhe angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Në prag të Luftës së parë botërore duhet të doktoronte në Universitetin e Berlinit.
Nga Gjermani është kthyer në Serbi, e në ditën kur Serbia shpalli mobilizimin e përgjithshëm, pasditen e 25 Korrikut, vetëm disa orë më pas, ai dhe Dragisha Lapçeviq, kanë shtypur thirrjen për një protetë të madhe punëtore.
Në shpallje, siç është publikuar në Veprat e tij të përzgjedhuram theksohej: “Punëtorë, para se të marrim faturën për shpenzimet e viktimave njerëzore dhe material të vitit të përgjakshëm 1912 dhe 1913, nga Ju çdo moment mund të kërkohen viktima të reja. Rreziku i ri luftarak vë në pikëpyetje jo vetëm paqen në Ballkan por edhe paqen në Evropë…Serbi, Ballkan, kulturë botërore dhe proletariatit evropian i duhet paqja, e më shumë se gjithkujt i duhet klasës punëtore dhe popullit të Serbisë…”
Mbetjet mortore të Dimirije Tucoviçit janë varrosur në varrezat ushtarake në Lazarevc, prej nga më 1949 janë transportuar në Sheshin Slavia në Beograd, i cili për shumë kohë ka mbajtë emrin e tij.
Në këtë vend ndodhet edhe busti përkujtimor, Sheshi në valën e kthimit të emrave të vjetër edhe formalisht është riquajtur – Slavija.

Kthehu mbrapa

Shto koment