Hasan Prishtina

30.01.2012 (komentet: 0)

Biografia e shkurter dhe vrasja

Dorëheqja e qeverisë së Vlorës në janar 1914 e la Shqipërinë me një ekip qeveritar  ujdestarësh në detyrë. Lef Nosi vazhdoi të ishte I ngarkuar me punët e postave deri në çastin që do të vinte qeveria e re që do të kryesohej nga Turhan pashë Përmeti. Në krye të Postë – Telegrafëve, Wiedi do të caktonte politikanin Hasan Prishtina, një emër që veç të tjerave kishte krijuar përvojë qeveritare pasi kishte qenë   ministër i Punëve të Brendshme si dhe ministër i Bujqë-sisë. Prishtina ndërkaq në atë vite kishte provuar miqësinë si me Ismail Qemalin, ashtu edhe me Esat Toptanin. Do të ishte ikërisht kabineti i parë i Turhan Pashës, mandati  14 mars – 20 maj 1914 koha që do ta rikthente Prishtinë në përbërje të ekzekutivit të lartë shqiptar.Pocili ishte politikani që drejtoi Ministrinë e Postë – Telegrafëve për një kohë sa të shkurtër, aq edhe të vështirë.

Hasan Prishtina u lind më 1873 në Vuçiternë, ndërsa  or igj ina   e   tij   i shte  nga Drenica. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe arsimin e mesën në gjimnazin e Selanikut. U diplomua në Stamboll për Drejtësi. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup. Ishte ndër organizatorët e kuvendit të Junikut. Në vitet 1908 – 1912 ishte deputet në parlamentin osman. U bë ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes antiosmane vitit 1912. Përkohësisht minister në qeverinë e Ismail Qemalit.

Në vitin 1919 u bë anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Deputet në zgjedhjet e 5 prillit 1921. 5 ditë kryeministër në krizën e dhjetorit 1921.

Ndoshta nuk mund të gjendet politikan tjetër si Hasan Prishtina që ka pasur aq herë plane për të ndërmarrë atentate kundër jetës së Ahmet Zogut. Duke qenë një politikan i veprim sa i ashpër aq edhe veprues, Hasan Prishtina, ish-ministër dhe ish-kryeministër i shtetit

shqiptar, është njëri nga politikanët e vrarë jashtë Shqipërisë. Dikur mik i Ahmet Zogut, Hasan Prishtina ishte vënë në pozita të forta armiqësore me të, të paktën qysh nga kriza e dhjetorit 1921, marsi 1922, viti 1924, atentati i dështuar ndaj Zogut më 1928, atentati I Vjenës 1931, etj. Mirëpo krejt  papritmas H. Prishtina vritet në Selanik më 14 gusht 1933 nga një bashkatdhetar tij, i cili i rezultonte se kishte qenë mik i tij. Ngjarjen e rëndë e ka përshkruar gazeta greke “Maqedonia e Re” e 15 gushtit 1933, e cila shkruan:

“Një tjetër vrasje që u bë në rrugën “Çimisqi” tronditi Selanikun. Politikani shqiptar asan Prishtina u vra në qoshen “Çimisqi” në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari  Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën. Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 14 gusht 1933. Në rrugën “Çimisqi” u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës “Çimisqi” – “Vogaxhiku” dhe po drejtoheshin për tek bakallhane  IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J. Janopullo. Njeriu me pamje të  ymtë nxori rrufeshëm revolverin e markës “Smith” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të patreguar mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të  enë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes.

Fill pas krimit të tij vrasësi, ia dha vrapit nga rruga “Vogaxhiku” për të mos e kapur turma e mbledhur aty. Nga tronditja ai ra në vitrinën e dyqanit “Beharnae” të cilës i dëmtoi tendën, por rimori veten, për të vrapuar drejt rrugës “Paleon Patron” në të cilën u rrethua nga turma, që e ndiqte. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojës së policisë. Por nuk mundi t’i shpëtojë egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vijë  kuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur : “Copëtojeni, copëtojeni, vrasësin”. Ndërsa polici përpiqej më kot të shpëtonte atentatorin, sepse turmat u nisën rejt  ij duke e gjuajtur me grushte, duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. O ta kishin dëmtuar përgjysmë vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një  jetër shtëpi, në rrugën “Paleon Patron”, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, I cili nxitoi t’u  byllte derën e jashtme turmave të zemëruara. Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në seksionin e tretë të olicisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në spitalin shtetëror, u trupit të tij iu bë autopsia.

Në orën 2.50 minuta mbasdite, oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, rënge dhe gjuhën turke. Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgar-maqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara 15 ditëve, kur po vinim prej jene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar I bandës komite dhe të  hkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi  hpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtovakëto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhtar.

Ibrahim Çelo jetonte në Nicë të Francës dhe ishte tregtar frutash, ishte I martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish  hpërngulur në Nica për hir të çlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar për rininë, vështirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetr dhe bash-këluftëtarë kundër xhonturqve. Mori pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare”. Ibrahim Çelo ishte nga Manastiri. Më 26  hkurt 1934 ai u dënua në Selanik me burgim të përjetshëm. Këtë dënim e njoftoi edhe shtypi i Tiranës.

Kthehu mbrapa

Shto koment