Grigorije Nikolajevič Trubecki - 1915: "Kokat e ngritura të arnautëve"

20.05.2012 (komentet: 0)

Mitrovica e vjetër

"Tani, nuk i gjeta më zotërinjtë e vjetër, arnautët krenarë. Ku ishin shpërndarë ata njerëz që zotëronin me njerëz të tjerë, me pushka e revolverë?"

 

 

Diplomati carist rus, knjazi Grigorije Nikolajevič Trubecki, i dërguari i Rusisë në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, ndërmjet viteve 1914-1915, u tërhoq së bashku me ushtrinë serbe për në Shqipëri (e më pas për në Korfuz, plotësimi F.S.)

Kujtimet e tij nga ato kohëra lufte, i përmblodhi në formën e Kujtimeve jetësore dhe diplomatike. Kujtimet e Trubeckit të titulluara: "Lufta në Ballkan 1914-1917 dhe diplomacia cariste ruse" u gjendën si pjesë e trashëgimisë së mbetur familjare, dhe u botuan më 1983 në Montreal. "Prosveta" e Beogradit, i botoi tek më 1994. Ja se si Knjaz Trubeski i ka regjistruar kujtimet e tij nga takimi me shqiptarët në vitin 1915, tek (nën)katpiulli "Kokat e ngritura të arnautëve".

Isha në Mitrovicë, shtatë vite më heret, më 1908, dhe është interesante të vështrosh dhe të krijosh përshtypjet për gjendjen e atëhershme nën Perandorinë e Sëmurë (aludon në Perandorinë Osmane), krahasuar me atë të tashme (1915). Atëbotë, zotër të situatës ishin arnautët. Shetisnin të armatosur prej koke deri në thembër, të rruar, me plisa gati në qafë, me një shikim të ashpër dhe verbues, sikur dëshironin ta eleminonin ndonjë kaur (serb/europian). Në krejt Mitrovicën atëbotë të vetmit, që mbanin veshje europiane, ishin ambasadori rus dhe ai austriak.

Nuk mund të dilja në qytet i parrethuar (mbrojtur), që nga çasti i parë nga roja, e krijuar për sigurinë time, sepse drejtuesi lokal - turk frikohej se mos ndodhte diçka e padëshiruar për të cilën do të duhej të përgjigjej. Në rrugë, shitej hapur duhani, anipse në të gjithë Turqinë (aludon në Perandorinë Osmane), shitja e e lirë e tij, qe ndaluar. Ky fakt tregonte se sa guxonte Turqia (Perandoria Osmane) të vënte rend në Shqipëri (aludon në vilajetet e banuara me shumicë shqiptare). Kështu në Shqipëri, qeveriste anarkia, kurse Mitrovica ishte fole e vërtetë hajdutësh. Kur hyra në qytet pashë se arkitektura e qytetit nuk kishte ndryshuar. Pamje e re ishte vetëm kasarna e re e ndërtuar me gurë, nga xhonturqit në prag të Luftërave Ballkanike. Poato shtëpi të vjetra të modelit turk, me koordinata druri përreth xhamave (dritareve), me shkallë të ngritura, poato rrugica të ngushta e të pluhurosura...Pranë tyre qëndronin "turqit e vjetër" (aludon në shqiptarët), me qallma të bardha (plisa), dhe ashtu në "dembelinë e rëndësishme", pinin kafe dhe duhan me llullë...pak të interesuar për shitësit dhe shitjen e mallit të tyre, njëkohësisht me guxim shikonin në të gjithë zhurmën e turmën që i rrethonte.

Por këtu mbaron ngjashmëria e Mitrovicës së vjetër me të renë. Tani, nuk i gjeta më zotërinjtë e vjetër, arnautët krenarë. Ku ishin shpërndarë ata njerëz që zotëronin me njerëz të tjerë, me pushka e revolverë? Si u shuan shikimet e tyre, që dikur zjarrtë e ndriqonin terrin, si i ulën kokat ? A është e mundur që tani me at hap aq përulës (aludon në hapat e ecjes të shqiptarëve) të ecë, vendasi - zotëri i deridjeshëm? I tërë ky ndryshim, nuk erdhi përse turqit e fituan këtë rajon, aq sa nga shuarja mizore e kryengritjes shqiptare pas luftës (aludon në Luftën e Parë Ballkanike), kur të gjitha fshatrat me banorë deri tek koka e fundit, u nulifikuan në numër (njerëz), pa kursyer as fëmijet. Ishte shumë çudi t'i shihje arnautët, se si tani veçoheshin nga rruga, para tutorit/mbikëqyrësit tonëlartë - SERBIT. Mitrovica së shpejti u mbush me refugjatë (serbë) dhe ushtarë. Kohë pas kohe, ishte vështirë (për ta), të dalin/depërtojnë edhe në rrugë. Unë u transferova si i vendosur në shtëpinë në të cilin dikur qëndroi konsulli i parë rus në Mitrovicë, Grigor Shqerbin, të cilin dy hapa larg shtëpisë e pati vrarë një arnaut (Ibrahim Halit Popovci nga Suka e Gjilanit, kursivi F.S.), sepse bashkëkombasit e tij, nuk dëshironin të lejojnë, që konsulli rus të jetojë në Mitrovicën e tyre, dhe t'i pengojë në raportet e tyre me serbët. Konakgjiu im ishte serb, që me mall e respekt kujtonte Shqerbinin.

 

Përktheu dhe përshtati: Fatlum Sadiku

Kthehu mbrapa

Shto koment