Gjilani përfiton edhe një projekt

15.06.2013 (komentet: 0)

Drejtues të Dejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan bëjnë të ditur se është aprovuar projekti për ndërtimin e kompleksit të shkollave të mesme në Gjilan përmes Partneritetit Publiko Priva, nga Ministria e Financave gjegjësisht nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat.


 



Në takimin e mbajtur të KPPP ka marr pjesë edhe kryetari i komunës Qemajl Mustafa, ku është bërë prezantimi dhe arsyeshmëria e këtij projekti nga NJPPP. Anëtarët e KPPP mbështetën këtë propozim projekt të bërë nga komuna e Gjilanit dhe tani është hapur mundësia e zhvillimit të procedurave për tenderim e këtij projekti.

Riad Rashiti drejtor i Zhvillimit Ekonomik tha se vendimi për aprovimin e këtij projekti është i mirëseardhur për komunën e Gjilanit dhe është i rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e ambientit në kompleksin e shkollave të mesme duke rritur cilësinë, sigurinë dhe shërbime më të mira.

“Edhe pse është tej zgjatur deri më tani aprovimi i këtij projekti për arsye të ndryshme, tani neve si komunë na është mundësuar zhvillimi i procedurave tjera për implementimin e këtij projekti. Ne presim që në fillim të muajit korrik të zhvillojmë procedurat e tenderimit sipas kushteve dhe kritereve të aprovuara nga KPPP ndërsa investimet do të duhej të fillojnë të realizohen gjatë pjesës së dytë të këtij viti”, ka thënë Rashiti.

Sipas ekipit punues në këtë projekt Hatixhe Daku dhe Hidajete Jashari, do të ketë kosto kapitale në vlerë prej 679,303.00€ në rregullimin e infrastrukturës në kompleksin e shkollave të mesme të Gjilanit, duke përfshirë ndërtimin e rrethojës së metaltë të oborrit me dy porta hyrëse, gjelbërimin dhe mbjelljen e fidanëve brenda hapësirës shkollore, rregullimin e shtigjeve për këmbësore, rregullimin e katër terreneve sportive të hapura për hendboll dhe volejboll, ndërtimin e terrenit sportiv të mbyllur, ndërtimin e rrugës përreth kompleksit me gjatësi 430m dhe trotuarin, vend parkingun për personelin shkollor, ndërtimin me konstruksion të katër bufeve brenda hapësirës dhe rregullimin e sistemit të kontrollimit të hyrje-daljeve të nxënësve.

Komuna e Gjilanit po dëshmohet se është e angazhuar dhe po tregohet e suksesshme në shfrytëzimin e mundësive që i lejon ligji i PPP-së, për të nxitur investimet në interes të gjithë qytetarëve të komunës, përndryshe ne prijmë si komunë për numrin e projekteve të realizuara përmes PPP dhe vëllimin e investimeve të bëra nga sektori privat. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment