Gjilani, jo vetëm në stadium, Teatri i Gjilanit kthehet në model për Shqiptarët

27.01.2016 (komentet: 0)

Gjilani si qytet shquhet për derbin lokal në mes të dy klubeve futbollistike. “Drita” e cila është formuar në vitin 1947 dhe FC Gjilani i krijuar në vitin 1995 në kushtet e okupimit serb.

 

Ajo që vlen të përmendet për këto dy klube është rivaliteti i krijuar në mes tyre. Ky derbi kondiserohet si derbi më i madh në Kosove dhe rajon. Derbi mbledh rreth 20 mijë shikues një shifër jo e vogël për futbollin Kosovar. Por, Gjilani nuk krenohet më vetëm me derbin lokal sportiv në futboll, tani “Tali e Flakës”, që është një nga shtyllat kryesore të Flakës së Janarit ku artistët ofrojnë shfaqjet teatrale të dramës, po thyen rekord në shifrat e qytetarëve që po ndjekin ato.

flaka

Gjilani prej vitit 1992 e këndej organizon manifestimin “Flaka e janarit…” me katër shtylla kryesore: muzikë, art figurativ, letërsi dhe art dramatik, ndërkaq në në 25 vjetorin e organizimit të saj është pasuruar edhe me filmin i shtyllë të pestë të saj.

Flaka e Janarit është një ngjarje shumëdimensionale kulturore që fillon më 11 janar në Gjilan, Kosovë, me hapjen simbolike e flakës, për të vazhduar me aktivitete të ndryshme kulturore deri më 31 janar të çdo viti.

Në këtë qytet, Flaka mbledh qindra artistë dhe dashamirë të artit nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët për tri javë rresht transformojnë qytetin në një metropol të kulturës.

Nga kjo ngjarje nderohen dëshmorët e kombit përmes vlerave të artit, e cila filloi në 10 vjetorin e vrasjes së shkrimtarit, veprimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallallën.

Ishte pikërisht 10 vjetori pa këta tre dëshmorë të lirisë dhe nga rastësia vrasjeve në një datë të njëjtë më 11 janar, kjo ngjarje mori këtë emër “Flaka e Janarit”. Për më tepër, këtë muaj kanë rënë edhe shumë patriotë të devotshëm të kombit.

Këtë vit shënon 25 vjetori i organizimit tradicional i Flakës së Janarit. “Flaka e Janarit” ka për qëllim kultivimin e vlerave më të larta e më kulmore artistike, dhe nxitjen dhe stimulimin e arteve, gjë kjo e cila me të madhe ndikon në krijimin e një identiteti artistik e kulturor, i cili, është vulë dhe emblemë e prezantimit tonë në botë.

E veqantë e organizimit të këtij viti padyshim që pos artistëve meritorë, janë pjesëmarrësit ku në cdo shfaqje ka numër të madhë të tyre, gati se në cdo shfaqje numër i mad hi tyre përcjellin ato në këmbë, një numër i konsiderueshëm i të interesuarve poashtu nuk kanë mund të zënë vende fare ne teatrin profesionist të Gjilanit, gjë që i pamundësoi  përcjelljen e shfaqjeve.

A do të thotë kjo që vlerat kulturoro-artistike më në fund po marrin epitetin e dikurshëm,padyshim që një vlerësim të të tillë mund të e japing vetëm profesionistët, por sigurisht që numri i lartë it ë interesuarve do të thotë shumë.

Krijimi i vlerave të larta artistike dhe mundësia që këto të mira kulturore t’i shijojnë dashamirësit e këtyre arteve, zatën ndër më të njohurit në Kosovë, sepse , si askund tjetër,Gjilani ka recepientë të këtyre arteve,me çka tashmë është krijuar një shije dhe një identitet kulturor  tejet i stërholluar i në auditoriumi tashmë standard e konstant.

Në Gjilan, pra krijohet një këmbim dhe gërshetim përvojash dhe vlerash artistike të fituara nëpër shkolla të ndryshme artistike që nga Prishtina –Tirana –Shkupi e Tetova, pse jo edhe nga shkolla të ndryshme botërore, dhe e tërë kjo shpie në avansim të këtyre fushave të arteve në nivele kombëtare por edhe ndërkombëtare./gazetaliria/

Kthehu mbrapa

Shto koment