Gara komunale në njohuritë e gjuhës shqipe

28.05.2015 (komentet: 0)

 

 

Garat finale në nivel komunal të konkursit të kulturës së gjuhës, përkatësisht njohurive të gjuhës shqipe “Gjuhëtari i ri”, u mbajtën të shtunën në ambientet e shkollës së M U " Selami Hallaqi", ku garuan më të mirët, gjashtëdhjetë e shtatë garues  të  cilët kanë fituar vendet e para në nivel shkolle, e që janë përfshirë nxënësit prej klasës VI-IX të shkollave fillore.

 

Të shtunën në të gjitha shkollat e Mesme të Ulëta të Republikës së Kosovës, nën organizimin e  shoqatës “ Gjuhëtari i ri”, e nën udhëheqjen e profesor Isa Bajqinca, shkollat garuan me përfaqësuesit  e tyre, për të zënë 5 vendet e para, me të cilat kualifikohen për garat në nivel republike. Garat në nivel të komunës së Gjilanit u organizuan nën mbikëqyrjen e Aktivit të Gjuhëtarëve komunal prej pesë anëtarëve, të kryesuar nga  prof. Fatmir Latifaj.

“Garat përveç që u organizuan në Gjilan, ato në të njëjtën kohë janë organizuar në tërë Republikën e  Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe në tërë trojet shqiptare. Në këtë garë nxënësit u testuan nga gjuha shqipe, drejtshkrimi, hartimi i fjalive dhe shkrimin  e nga një eseje. Këto gara kanë për qëllim ngritjen  së cilësisë së mësimit të gjuhës shqipe  në nivel kombëtar”, tha në mes tjerash, prof. Fatmir Latifaj.

Nxënësit fitues së kësaj gare të cilët  do ta përfaqësojnë Komunën e Gjilanit në Garat gjithëkombëtare janë :

1. Daorsa Hyseni, SHFMU"Musa Zajmi"
2. Bleona Ismajli,SHFMU"Selami Hallaqi"
3. Egzon Bllaca,SHFMU"Ramiz Cërnica"
4. Ender Sahiti, SHFMU"Thimi Mitko"

Nxënësit e komunës së Gjilanit, edhe në të kaluarën kanë marrë pjesë në garën e përmendur, dhe kanë shënuar rezultate solide.

Kthehu mbrapa

Shto koment