FUQIZOHET INSPEKTORIATI I ARSIMIT, TANI TRUPË E VEÇANTË

02.01.2015 (komentet: 1)

Është krijuar Institucioni i Inspektoratit te Arsimit në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Nuk do të jetë më si departament, por një trupë e veçantë.

 

Gjatë këtij muaji do të kalojë si nën-program i Ministrisë, i cili nga ana funksionale do të jetë si organ i pavarur, ndërsa nga ana administrative do të jetë pjesë e Ministrisë së Arsimit. Inspektoratit do të ketë kompetenca të zgjeruara, duke pasur qasje edhe në klasë për të vlerësuar performancën e mësimdhënësve.

Inspektorati i Arsimit i cili do të jetë si organ i pavarur e jo departament i ministrisë së Arsimit, do të jetë një institucion që do të ketë dy departamente, një për inspektorat dhe një për logjistikë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Xhavit Dakaj, tha për radio Kosovën, se për momentin do të jenë departamenti i inspektoratit me tri divizione. 

`Do të jenë divizioni i inspektoratit të përgjithshëm, divizioni i inspektoratit pedagogjik - profesional dhe administrativo-teknik. Në departamentin e shërbimeve të përgjithshme dhe financave nuk do të ketë divizione për shkak të shkurtimeve buxhetore por do të jenë disa zyrtarë, që do të merren me financa, me personel dhe administratë`, tha Dakaj.

Sekretari Dakaj tha se stafi aktual prej 56 inspektorëve nuk mjafton, por siç tha, kompetencat e institucionit do të depërtojnë deri në klasë.

`Do të fillojmë me këtë staf, nuk mjafton por, mbështetja do të jetë nga Ministria e Arsimit. Çështjet financiare ne do të mbështesim, sikurse janë edhe institucionet tjera. Kompetencat do të jenë të njëjta, përveç se tani a tutje inspektorati pedagogjiko-profesional do të ketë qasje në klasë. Deri më tani janë bërë pilotime, ndërsa tani ky inspektorat ky inspektorat do të bëjë vlerësimin dhe performancën e mësimdhënësve ”, theksoi tutje Dakaj. 

Departamenti i inspektoratit në Ministrinë e Arsimit deri tani ka pasur kompetencë vetëm inspektimin teknik e administrativ. Ndërsa, institucioni i formuar i inspektoratit do të ketë kompetenca të zgjeruara. Sekretari, Dakaj, tha se është planifikuar që të jenë mbi 90 inspektorë, por për shkak të mungesës së buxhetit nuk ka qenë e mundur. /RTK/

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Bahtir | 04.01.2015

Me sa e di une kete kompetence e kan pasur edhe me par, kane hospituar edhe ne klase dhe nuk e di se per qfare kompetencash te reja behet fjale. Kjo i ngjane lojes se fjaleve, ma shkove ta shkova. Nuk eshte problemi te hospitimi-inspektimi deri ne klase, siq theksohet, por, te vet sistemi i qoroditur, i instaluar me pare dhe te reformat e paformuara, te cilat arsimin e nxoren nga binaret dhe tani enerxhia me e madhe eshte duke u hargjuar per ta kthyer ne binare.