“Fundi i Heshtjes” – Libër i suksesshëm!

08.03.2015 (komentet: 0)

Më në fund Muhamet Halili doli me një libër. Është mirë që gjithkush që merret me shkrime e gazetari me kohë të botojë libër. Libri është sikur fëmija në një bashkëshortësi. Në mes bashkëshortëve sado mirë të jetë, nëse nuk ka fëmijë, me kohë vjen deri tek largimi në mes tyre. Në fund pas tetë –dhjetë vjetëve rruga e përbashkët përfundon dhe vështirë është të vazhdohet tutje pa fëmijë jeta e përbashkët.

 

Shkruan: Femi HALIMI

Kështu edhe në përpjekjet e shumë të rinjve gazetaria me kohë kuptohet sikur një “celibat” –beqari e përjetshme, dhe botimi i librave –sikur një “veteres” ose respekt për të vjetrit!

Muhamet Halili për kohë të gjatë u muar me gazetari sidoqoftë. Kohët e fundit ka Portalin e tij që është bërë shumë e njohur për sa është e pranishme gjithë këtë kohë e që ka tanimë vendin e fuqishëm në opinion. Porse me kohë duhet të vijë një botim, një libër dhe një përfundim i gjithë punës dhe mundit dhe në këtë libri kuptohet se është kush i pazëvendësueshëm për secilin që bën këtë profesion. Kjo për këtë u bë dhe kështu është mirë që u bë, por është mirë se dhe u bë mirë!

 

Libri i parë i Muhamet Halilit “Fundi i heshtjes” doli para pak kohe dhe me ndihmën e vetë kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit, dhe kjo është punë shumë e mirë. Me ndihmën dhe përkrahjen e tij u përfundua libri, -mendoj në pagesën për librin, -se pa eurot nuk ka libër tanimë. Dosido fjala e kryetrarit fillim e mbarim vendosë për punën dhe kryerjen e saj dhe kjo është kështu shumë mirë. Mbështetje autorit i ofroi siç shënohet në libër edhe Farmacia “Iris Illirica!”

 

Kështu pas shumë kohe e mundi, e përpjekjeje të mundimshme të autorit, libri arriti të shtypet e të del në opinion. Më vjen mirë për këtë botim dhe veçanërisht më vjen mirë që autori i këtij libri Muhamet Halili arriti qëllimin më në fund. Krijuesit e mirëfilltë kanë pengesë eurot të cilat lypen për shtypje të librit veçmas këtu tek ne. Në Perëndim një autor e endë tekstin nëpër shtypshkronja dhe kur një nga qindra sosh ndodhë e ia pranon tekstin, autori përnjëherë bëhet milioner, sepse pagesa me kontratë menjëherë zbatohet dhe autorit i përcillet në bankë milioni i parë! Tek ne është e kundërta, që do të thotë se te ne autori paguan shtypshkronjën!...

 

Me librin “Fundi i heshtjes” autori na gëzoi për botimin dhe guximin për të dalë para lexuesve me opinionet e veta letrare dhe artistike. Është punë e mundimshme dhe me përgjegjësi dalja para lexuesve me një libër. Shkrimet andej –këndej kanë lehtësinë për autorët sepse gjithnjë për çdo rast merret një temë dhe një çështje për shtjellim, porse libri ka megjithkëtë një tërësi bashkësish të kuptimeve në një kuptim të përgjithshëm dhe përgjegjësia për një libër mbetet përgjithmonë për autorin.

 

Nuk pata për qëllim me këtë vështrim të lirë të bëj një shkrim kritik letrar dhe të mësoj autorin si shkroi e si u dashtë të shkruajë të tjerat. Autori din të shkruaj dhe për këtë nuk ka nevojë ta mësoj kush. Din të shkruaj edhe më mirë se ne dhe për këtë më vjen mirë. Them këtë sepse kam vërejt se vështirë është të gjendet një person i arsyeshëm tek ne e të thotë se –ja, -“dikush din më mirë se ai, a se ky, a se unë”. Unë këtë e përmendi dhe nuk ndiej ulje për veten, por përkundrazi!

 

Libri i botuar tani frik ka një vlerë të tërësisë së artit letrar dhe të respektit të rregullave të shkrimit. Gjithë librin e përshkon një lehtësi përshkrimi dhe rrëfimi, me një kërkesë për dialog ndaj lexuesit dhe len mundësinë për plotësim të mëtutjeshëm në bashkëpunim me lexuesit. Me këtë cilësi libri ka vlerën klasike të temës së shtruar si duhet në nderim të lexuesve.

 

Të kujtojmë se edhe tek autorët antikë, që nga Eskili, Sofokli, Euripidi,...tema e shtjelluar nuk është e përfunduar, por është e lënë në dialog të përjetshëm, për të treguar frymën e lirë njerëzore në çdo temë, të përbashkët për gjithë njerëzit dhe njerëzimin.

 

Libri “Fundi i heshtjes” me rreth njëqind e njëzet faqe shkrim, ndarë me tituj tregimesh, ka një madhësi mesatare të librit dhe një lehtësi ofrimi për lexuesit. Tutje rrëfimi është i lehtë në gjithë tregtimet dhe qasja temës ka një lehtësi artistike të cilën autori e ka arritur kënaqshëm. Sado që ka liri narracioni dhe nevojë shprehjeje pa kufi stili e drejtimi, megjithkëtë shkrimi ka një përgjegjësi ndaj Teorisë së Letërsisë dhe Artit dhe këtë përgjegjësi duhet ta respektojë secili autor. Libri ky për këtë është në suazat e rregullave të shkrimit dhe botimit dhe edhe për këtë autori ka një lëvdatë të meritueshme.

 

Autorin e njoh dhe e kam shok e mik dhe në Portalin Elektronik të tij kam shkrime rregullisht qe sa kohë, megjithkëtë nuk kam bërë shkrimin sa për ta bërë. Njëmend edhe para botimit të librit, kam nxitë autorin që të bëj një botim libri më në fund, sepse libri është kusht për ndërtimin e personalitetit letrar të një krijuesi të zellshëm. Më vjen mirë që kjo u kry me sukses dhe autorit i dëshiroj botime tjera me radhë dhe të suksesshme.

 

Karakteristikë e modernizmit në letërsi dhe art është –humbja e personazhit në botën e tëhuajsuar dhe brenga për fatin personal dhe njerëzor. Tek Dostojevski Perëndia shfaqet për kusht të ekzistencializmit dhe arsyes.”Sikur mos të ishte Zoti”, cekë ky tek “Besimtari”, -“çdogjë do të ishte e lejuar”. Tek “Miti për Sizifin” i Kamysë, shtjellohet dilema se –“ka apo nuk ka kuptim të jetohet”

 

Ekzistencializmi dhe format e tjera pas Luftës së Dytë Botërore filluan në Francë, në vendin e kulturës e artit, me autorët Zhan Pol Sartër, Simon de Bovoar, Albert Kamy...Mënyra moderne e shkrimit dhe artizmit nisi nga Franca dhe u përhap në botë, me kërkimin gjithënjerëzor të mundësisë së ekzistencës në rrethanat e reja të jetës.

 

Tek ne kemi gjithkështu modernizmin për drejtim me mënyra të ndryshme të krijimit dhe me veçoritë nacionale tonat. Autori i ri Muhamet Halili ka hyrë me mjaft sukses në botën e krijimit dhe besoj se do të vazhdojë me sukses punën tutje.

 

Tjetërçka me rëndësi për librin më duket se janë për tu përmendur titujt veç e veç të tregimeve dhe personazhet. Titujt “Doktor Teslimi”, “Lopa e Bacit dhe lopët e Agës”, Të vrasësh kukuvajkën”, “Macja e zezë”, Egjeli i dreqit”, e tjerë, përmbledhin rrëfime tërheqëse për njerëzit tanë të kësaj kohe të pas luftës së fundit, me bërje me dije se diçka ka ndryshuar përgjithmonë tek njerëzit tanë. Është bërë një shkëputje e tërësishme nga patosi dhe nacioni dhe një frymë e re për të mirë a për të keq ka ardhë në mes nesh.

 

Personazhet e tregimeve, Aga e Baci, axha Gani, Xhaxhi Bujar, Trimi, Agimi, Lulja,...janë personazhe moderne që ndihmojnë bartjen e mesazhit artistik e njerëzor deri në fund të tregimit secilit. Porosia e autorit nga gjithë tregimet vjen anash e me shumë respekt për lexuesit, pa u imponuar me udhëzime siç bëjnë shumica tanimë e krijuesve të përngutshëm e panevojë.

 

Mbi të gjitha në përcjellje të tekstit, është mënyra e butë njerëzore e rrëfimit. Të folurit, -të shkruarit –për tema të brengës dhe kërkimit për lirinë njerëzore dhe dilemën e qëndresës e ekzistencës e bëjnë gjithë librin një përpjekje të madhe për komjunikim dhe humanizim të mesit tonë mjaft të rënduar me gjithëçka dëmtuese sidomos pas luftës së fundit.

 

Gjithë libri lexohet lehtë dhe kapërcehet pa kërcyer pengesa. Mjafton pak zell dhe durim, ndarje kohe e respekt librit, që libri të lexohet lehtë e shpejt. Pas leximit do të ndryshojë mendimin gjithsecili që e lexon librin. Në të vërtetë edhe është kusht i çmimit njohja personale e njeriut a punës së mundit të dikujt. Është e drejtë që për diçka në vlerësim a kontest të kërkojmë vetë ta njohim e jo përmes fjalëve të dikujt. Libri ky që për këtë ka nevojë të lexohet.

Kthehu mbrapa

Shto koment