FLOSSK prezanton garën e fotografisë Wiki Loves Monuments

16.09.2016 (komentet: 0)

 

 

Wiki Loves Monuments është një garë ndërkombëtare e fotografive të monumenteve, e organizuar nga wikipedianët në shumë vënde të botës nga 1 deri më 30 shtator 2016 për të mbledhur foto për Wikipedia.

 

Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Një imazh vlen sa një  mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo arkitektonike të rrethinës së tyre përmes fotografive.

 

Ejani dhe mësoni më shumë për garën përmes preznatimit që do të mbahet në [FSHIJ RRESHTAT JO RELEVANT PER JU]:

– Mitrovicë, 7Arte, e hënë, 19 shtator ora 18:00
– Prizren, Lumbardhi, e hënë, 19 shtator ora 19:30
– Prishtinë, EU Information and Cultural Center, e martë, 20 shtator ora 17:00
– Gjakovë, Jakova Innovation Center, e martë, 20 shtator ora 17:30
– Ferizaj, Iniciativa për Progres – INPO, e martë, 20 shtator, ora 17:30
– Gjilan, Shkolla MU “Abaz Ajeti”, e mërkurë, 21 shtator ora 18:00

Kthehu mbrapa

Shto koment