“Flaka e Janarit” më e gjallë këtë vit

09.01.2013 (komentet: 0)

Gjilan – Veton Nevzadi drejtor për kulturë e rini tha se “Flaka e Janarit” këtë vit do të jetë më e gjallë dhe më dinamike. Jemi bërë gati që Flaka..sivjet vërtet të shkëlqej dhe të përmbyllet ashtu siç e meritojnë të rënët e janarit.

“Flaka e Janarit” është gati të nisë me programin e saj atraktiv dhe të shumëllojshëm. Këtë vit Flaka mendohet të jetë më ndryshe nga ana e organizatorit. E organizuar nga drejtoria për kulturë dhe nën përkujdesjen e kryetarit Qemajl Mustafa , “Flaka.. këtë vit sipas Veton Nevzadit do të jetë më e gjallë dhe më dinamike. “Jemi bërë gati që Flaka..sivjet vërtet të shkëlqej dhe të përmbyllet ashtu siç e meritojnë të rënët e janarit” tha ai.


Programi i Flakës është i pasur dhe nisë që nga e dita e premte më 11 janar ku starton me Festivalin e Muzikës për Fëmijë “Xixat e Flakës” si dhe Turneun e Futbollit “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”

Në natën e dytë më 15 janar “Flaka e Janarit 2013” vazhdonte Koncertin e Muzikës Folklorike, “Folk Flaka” për të vazhduar tutje me 17 janar me Akademinë e “Flakës...” dhe ekspozitën e arteve pamore “Peneli i Flakës”.

Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, është një tjetër avitet kulturor që pritet të sjellë gjallëri dhe publik në këto net të janarit . Nevzati tha se nga datat 19 deri më 23 janar për çdo natë do të ketë nga një shfaqje.

Me 24 janar do të zhvillohet “Pena e Flakës”, ku do të bëhet shpallja e rezultateve të konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër si dhe me Orën e madhe letrare.

Me 25 janar parashihet të jepet një program i muzikës popullore “Fest Flaka’.

Flaka e Janarit simbolizon jetën kulturore të qytetit të Gjilanit i cili gjithherë ka ditur të jetë mikpritës i vlerave të mirëfillta bashkëkohore letrare, krijuese, arsimore, sportive etj./rajonipress/

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment