Filmi vendor "Heroi" vjen në Gjilan

14.04.2014 (komentet: 0)

Roli kryesor është njeri me principe dhe vyrtyte, i cili bie pre e dramës njerëzore të imponuar nga rrethanat shoqërore, politike dhe ekonomike.Lufta ka përfunduar.

 Ushtari i quajtur Shkëmb kthehet nga lufta në shtëpi. Shumë njerëz vijnë për ta nderuar dhe falenderuar për sakrificën e tij gjatë shpëtimit të popullatës në lufë. Por, me kalimin e kohës, sakrifica e tij harrohet dhe gjërat fillojnë të ndryshojnë.Ai vazhdon të jetojë në kushte mjaft të vështira jetese, në një tendë e cila është dhuratë nga organizatat humanitare. Ai është i zhgënjyer nga mënyra se si një grup i vogël politikanësh dhe biznismenësh karrieristë i shfrytëzojnë idealet dhe sukseset e tijë gjatë luftës, për të fituar para, pushtet dhe kontroll mbi popullatën.

Kthehu mbrapa

Shto koment