Filmi kosovar fiton çmimin e parë në Sarajevë!

25.08.2013 (komentet: 0)

Projekti filmik kosovar ‘Tri dritare dhe një varje’ ka fituar çmimin e parë në CineLink - Work in Progress që mbahet në kuadër të festivalit të filmit në Sarajevë.

alt

Çmimin e parë në vlerë prej 80,000 euro e jep kompania më prestigjioze gjermane për post-produksion filmik 'Post Republic'.


Projekti filmik i metrazhit të gjatë ‘Tri dritare dhe një varje’ në regji të Isa Qosjes, i produksionit ‘CMB’, është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, po ashtu vitin e kaluar është zgjedhur si projekti më i mirë në ‘Connecting Cottbus’ në festivalin e filmit në Cottbus, Gjermani. 


Programi ‘Work in Progress’ i Festivalit të filmit në Sarajevë prezanton projektet filmike më të reja dhe premtuese, që aktualisht ndodhen në fazën e post-produksionit, para një paneli të përfaqësuesve dhe vendim-marrësve të nivelit të lartë nga industria evropiane e filmit.

Nga gjithsej 40 projekte aplikuese, sivjet juria ndërkombëtare përzgjodhi filmin kosovar nga 6 projekte nga shtete të ndryshme evropiane që u futën në fazën finale. 


CineLink është pjesë e Festivalit të Filmit të Sarajevës, dhe është një platformë për zhvillim dhe financim të projekteve regjionale të filmave të metrazhit të gjatë të përzgjedhura me kujdes dhe të parapara për koproduksion me Evropë.

Kthehu mbrapa

Shto koment